BOTA

Shtetet e Bashkuara thellësisht të zhgënjyera nga kritikat e Izraelit për dërgesat e armëve

n.f Përditësimi i fundit 21 Qershor 2024, 07:44
Shtetet e Bashkuara thellësisht të zhgënjyera nga kritikat e
Foto ilustruese

SHBA- Shtëpia e Bardhë shprehu pakënaqësinë të enjten me kritikat e bëra rishtazi nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për dërgesat e armëve amerikane, duke i quajtur deklaratat e tij “irrituese”.

“Këto komente ishin thellësisht zhgënjyese dhe sigurisht irrituese për ne, duke patur parasysh nivelin e mbështetjes që kemi dhënë dhe do të vazhdojmë të japim”, u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Në një deklaratë me video të publikuar të martën, kryeministri izraelit Netanyahu tha se megjithëse ishte mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Izraelin gjatë luftës në vazhdim me Hamasin, “është e paimagjinueshme që gjatë muajve të fundit, administrata nuk i ka dhënë armatime dhe municione Izraelit”.

Shtetet e Bashkuara thanë sidoqoftë se bëhet fjalë vetëm për një dërgesë, me predha 900 dhe 200 kilogramëshe, që u pezullua në muajin maj, për shkak të shqetësimeve se mund të përdoreshin në zonat me popullsi të dendur në Gazë.

Ndërkohë, një ekip prej 30 ekspertësh të Kombeve të Bashkuara paralajmëruan të enjten se prodhuesit e armëve dhe municioneve që vazhdojnë të dërgojnë armë në Izrael mund të jenë bashkëpunëtorë në abuzimet e të drejtave të njeriut dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar.

Zoti Kirby u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara ia kanë komunikuar pakënaqësinë e tyre drejtpërdrejt Izraelit.

"Mendoj se ua kemi bërë shumë të qartë homologëve tanë izraelitë, nëpërmjet mjeteve të ndryshme, zhgënjimin tonë të thellë për deklaratat e shprehura në atë video dhe shqetësimet tona për saktësinë e deklaratave të bëra", tha zoti Kirby.

“Ideja se patëm ndalur në një lloj mënyre së ndihmuari Izraelin për nevojat e tyre të mbrojtjes, nuk është absolutisht e saktë”, shtoi ai.

Komentet e Shtëpisë së Bardhë vijnë pasi këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritej të takoheshin me dy ndihmësit kryesorë të zotit Netanyahu për të diskutuar luftën që vazhdon në Gazë.

Lufta filloi pasi Hamasi, një grup i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian, filloi një sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 persona dhe duke marrë peng 250 të tjerë, sipas të dhënave izraelite.

Përgjigja ushtarake e Izraelit në Gazë ka shkatërruar një pjesë të madhe të territorit, ka vrarë mbi 37,400 persona dhe ka plagosur mbi 85,600 të tjerë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, të drejtuar nga Hamasi dhe e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve.

Gjatë natës, forcat izraelite sulmuan zona në qendër të Gazës, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, thanë mjekët./ VOA

shba izrael

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë