BOTA

Shtohen sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës së furnizimit me ujë të pijshëm në SHBA

n.f Përditësimi i fundit 21 Maj 2024, 07:18
Shtohen sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës së furnizimit me
Foto ilustruese

SHBA- Sulmet kibernetike ndaj kompanive të menaxhimit të ujësjellësve në të gjithë vendin po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda, paralajmëroi të hënën Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit. Drejtuesit e kësaj agjencie amerikane kërkuan nga entitetet që menaxhojnë rrjetin e ujësjellësve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të mbrojtur ujin e pijshëm në vend.

Rreth 70% e ndërmarrjeve të inspektuara nga zyrtarët federalë gjatë vitit të kaluar shkelën standardet që synonin të parandalonin sulmet kibernetike dhe regulla të tjera sigurie, tha agjencia. Zyrtarët kërkuan që edhe rrjetet e vogla të furnizimit me ujë të përmirësojnë mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike. Sulmet e fundit kibernetike nga grupet e lidhura me Rusinë dhe Iranin kanë vënë në shënjestër komunitetet më të vogla në Shtetet e Bashkuara.

Disa rrjete të furnizimit me ujë të pijshëm kanë mbrojtje të dobët të infrastrukturës bazë, duke përfshirë rregullin për ndryshimin e fjalëkalimeve dhe atij të ndërprerjes së qasjes në sistem për ish-punonjësit. Për shkak se ndërmarrjet e ujit shpesh mbështeten në programet kompjuterike për të operuar impiantet e trajtimit të ujit dhe sistemet e shpërndarjes, mbrojtja e teknologjisë së informacionit dhe kontrolleve të procesit është thelbësore, thuhet në raportin e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit. Ndikimet e mundshme nga sulmet kibernetike përfshijnë ndërprerjen e operacioneve të trajtimit të ujit, rezervuarëve të ujit, dëmtimin e pompave dhe valvulave dhe ndryshimin e niveleve kimike të ujit në sasi të rrezikshme, thuhet në raport.

Përpjekjet e grupeve private ose individëve për të ndërhyrë në rrjetin e një ujësjellësi dhe për të bllokuar faqet e internetit nuk janë të reja. Megjithatë, së fundmi, hakërët kanë filluar të vënë në shënjestër edhe operacionet e rrjeteve të furnizimit me ujë.

Sulmet e fundit kibernetike nuk janë janë kryer vetëm nga subjekte private. Disa sulme të fundit kibernetike ndaj ndërmarrjeve të ujit janë të lidhura me rivalët gjeopolitikë të Shteteve të Bashkuara dhe mund të çojnë në ndërprerjen e furnizimit me ujë për shtëpitë dhe bizneset amerikane.

Zëvendës administratorja e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit, Janet McCabe përmendi Kinën, Rusinë dhe Iranin si vendet që “po kërkojnë në mënyrë aktive aftësinë për të çaktivizuar infrastrukturën kritike të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë rrjetet e furnizimit me ujë”.

Në fund të vitit të kaluar, një grup i lidhur me Iranin i quajtur "Cyber Av3ngers" vuri në shënjestër organizata të shumta, duke përfshirë ndërmarrjet e ujit në një qytet të vogël të Pensilvanisë, që e detyruan atë të kalonte nga një pompë në distancë në operacione manuale për ta mbajtur në funksion rrjetin e furnizimit me ujë. Hakerët kishin në shënjestër një pajisjeje të prodhuar nga Izraeli, e përdorur nga kompania e menaxhimit të ujësjellësit. Sulmi mendohet se lidhej me luftën e Izraelit kundër Hamasit.

Marrë nga VOA

shba sulme kibernetike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë