BOTA

Si do të ndikohen vendet nga taksat e reja të SHBA-ve? La Republica: Tarifat e Donald Trump mund të bllokojnë zhvillimin e ekonomisë italiane!

E.D Përditësimi i fundit 2 Prill 2025, 12:53

Si do të ndikohen vendet nga taksat e reja të SHBA-ve? La Republica:

SHBA- Perspektivat tashmë të zymta të Italisë varen nga tarifat e Trump. Për vlerën e tyre, për produktet e prekura, për udhëkryqin mes negocimit dhe përshkallëzimit, për pasigurinë që do të mbetet në çdo rast, duke rënduar mbi investimet e biznesit dhe konsumin e qytetarëve.

Në skenarin më të mirë, ndikimi do të jetë disa të dhjetat e PBB-së, në skenarin më të keq, mund të kalojë gjysmën e pikës, duke penguar rritjen që analistët parashikojnë për 2025 dhe 2026, duke shkaktuar kështu dy vite stanjacion. Tarifat do të godasin sektorë të fortë si mekanika, farmaceutika dhe ushqimi, dhe të tjerë tashmë në krizë si automobilat. Kërkimi i gjatë dhe i vështirë për tregje të reja vetëm pjesërisht do ta zbehte efektin e tyre.

Italia, së bashku me Gjermaninë, është vendi evropian më i ekspozuar ndaj tarifave të Trump. Shtetet e Bashkuara janë tregu i dytë i eksportit dhe ai që është rritur më shumë që nga pandemia, me rreth 65 miliardë euro shitje (3% e PBB-së). Por ekspozimi është edhe indirekt, për shkak të mallrave të shumta të ndërmjetme që Italia u shet kompanive të tjera, brenda vendit apo të huaja, të cilat më pas i eksportojnë në SHBA.

“Jo të gjitha eksportet në SHBA do të preken, aq më pak do të anulohen," thotë Lorenzo Forni, krye ekonomist i Shoqatës Prometeia.

Sipas tij në rast përshkallëzimi, efektet mund të jenë më të rëndësishme. Me tarifat 15% për të gjitha mallrat, analistët e Goldman Sachs shohin një ndikim në GDP evropiane prej shtatë të dhjeta. Për Italinë kjo do të thoshte stanjacion. Nga makineritë industriale te farmaceutikët, nga makinat te vera dhe parmixhani, deri te produktet prej lëkure janë artikujt kryesorë të eksportit në Shtetet e Bashkuara janë produkte që janë simbole të Made in Italy.

Për disa, siç janë produktet farmaceutike dhe alkooli, varësia nga tregu amerikan tregu kryesor në botë është veçanërisht i lartë. Mundësia për tu goditur nga tarifat dhe për t’i thithur ato varet nga faktorë të ndryshëm. Në përgjithësi, sa më shumë që një produkt të ketë një vlerë të lartë të shtuar, të jetë teknologjik ose të jetë brand, aq më pak e lehtë do të jetë për Shtetet e Bashkuara që ta zëvendësojnë atë dhe aq më shumë kompanitë do të jenë në gjendje të përpiqen të kalojnë koston e detyrimeve tek blerësit.

Në përgjithësi, kjo është më e lehtë me produktet industriale sesa me mallrat e konsumit. Në fund të fundit, janë bizneset e vogla, më pak të avancuara dhe të larmishme ato që janë më të ekspozuara. Për disa sektorë specifikë, të tillë si zinxhiri i furnizimit të automobilave ose çeliku, tarifat amerikane do të shtonin një situatë krize strukturore.

Efekti tjetër i tarifave është tek çmimet

Dhe ndërsa shumë prej tyre tashmë parashikojnë një rritje në Shtetet e Bashkuara, në rast të hakmarrjes evropiane, inflacioni do të rritet gjithashtu në këtë anë të Atlantikut. Guvernatori i Bankës së Italisë, Panetta tha se pasiguria kërkon “maturi” në uljen e normave. Dhe në mars, çmimet në Itali filluan të rriten përsëri, të nxitura nga çmimet e energjisë. Në realitet, edhe në rast përshkallëzimi, të gjithë analistët presin një ndikim minimal dhe vetëm të përkohshëm në Evropë, jo mjaftueshëm për të kompromentuar kthimin e inflacionit.

Goldman Sachs flet për tre të dhjetat, presidentja e BQE Lagarde shkon deri në pesë. Megjithatë, në afat të mesëm, efekti depresiv i proteksionizmit në rritje do të ishte shumë më i rëndësishëm, duke ulur kërkesën. Ndërsa oferta do të rritej për shkak të ardhjes në tregun tonë të produkteve të “refuzuara” nga doganat amerikane. Rezultati do të ishte inflacion më i ulët dhe ndoshta edhe norma më të ulëta. Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara, inflacioni dhe stanjacioni mund të shkojnë dorë për dore, një skenar makth.

Në pritje të një negociate që Evropa do të menaxhojë, qeveria italiane ka zbatuar një strategji për të zgjeruar eksportet në tregje të reja. Grupi përfshin disa ekonomi të stabilizuara ku Made in Italy mund të rritet, si Japonia, dhe një sërë ekonomish në zhvillim si Emiratet, Vietnami ose India. Megjithatë, kjo është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, e cila edhe në skenarin më të mirë (ku përfshihen marrëveshjet e reja të tregtisë së lirë të nënshkruara nga Unioni) do të kompensonte vetëm pjesërisht mbylljen e tregut amerikan.

Sipas Fornit, reagimi evropian mund të kompensojë ndikimin negativ në rritjen e luftës tregtare të Trump. Gjermania ka reaguar duke rritur investimet publike dhe efekti do të shihet vitin e ardhshëm, i cili duhet t’i shtohet atij të planit evropian të riarmatimit. Në një moment, administrata Trump do të kuptojë se tarifat nuk funksionojnë për të ulur deficitin e jashtëm. Por pyetja është se çfarë do të bëjë ai atëherë?/ La Republica/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë