
LINDJE E MESME- Shefi i Pentagonit urdhëroi që dy aeroplanmbajtëse luftarake të vazhdojnë të qëndrojnë në Lindjen e Mesme, një ndryshim në planet e mëparshme të ushtrisë amerikane. Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në sulmet e së dielës, por ofruan informacione zbulimi rreth sulmeve të Hezbollahut, sipas një zyrtari të lartë amerikan.
Gjenerali amerikan C.Q. Brown, Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, arriti në Izrael të dielën si pjesë e një vizite rajonale që ka për synim parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë ushtarakë izraelit. Ndërkohë, grupi militant Hamas njoftoi se ka refuzuar kushtet e reja të Izraelit për armëpushim në Gazë.
Në një deklaratë për televizionin e Hamasit ‘Al-Aqsa TV’ të dielën, zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan hodhi poshtë kushtëzimet e reja të Izraelit dhe tha se janë të rreme paralajmërimet mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje. Udhëheqësi i grupit Hezbollah, Sayyed Hassan Nasrallah, tha të dielën se grupi i tij do të vlerësojnë ndikimin e sulmeve me raketa dhe dronë nga objektivave ushtarake izraelite para se të përcaktojnë nëse do t’i vazhdojnë sulmet.
Në një fjalim televiziv ai tha se Hezbollahu e kishte realizuar sulmin “sipas planit”, duke hedhur poshtë pretendimet e ushtrisë izraelite se sulmet e tyre parandaluese kishin frenuar një sulm më të gjerë. Ai foli 12 orë pas shkëmbimit më të fortë të zjarrit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i luftës në Gazë dhe tha se grupi militant qëllimisht nuk kishte vënë në shënjestër civilët dhe infrastrukturën publike, përfshirë aeroportin Ben Gurion. Nasrallah tha se objektivi kryesor i sulmit ishte një bazë ushtarake e zbulimit, që ndodhet 110 kilometra në brendësi të territorit izraelit. Deri më tani ky është sulmi i vetëm që ka depërtuar kaq thellë në territorin izraelit dhe vetëm 1.5 kilometra larg Tel Avivit./ VOA
lindje e mesme
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
25 Gusht22:46
NASA: Dy astronautët do të kthehen në Tokë me sondën e firmës SpaceX
Astronautët
SHBA- NASA vendosi të mos i kthejë në Tokë dy astronautët e saj që shkuan në Stacionin Ndërkomb&eu...
M.B.
BOTA
25 Gusht22:29
Lojërat Paraolimpike në Paris, aktivistët kërkojnë përmirësime më të mëdha
PARIS- Me përfundimin e Lojërave Olimpike, Parisi po përgatitet të mbajë Lojërat Paralimpike. Më shumë se 4,000 atlet&...
M.B.
BOTA
25 Gusht22:18
VIDEO/ Hamas lëshon raketën, shpërthim i fuqishëm në Tel Aviv
LINDJE E MESME- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në Tel Aviv mbrëmjen e sotme teksa alarmi është ...
M.B.
BOTA
25 Gusht19:56
Pse Franca arrestoi themeluesin e aplikacionit Telegram?
Pavel Durov
FRANCA- Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i aplikacionit “Telegram”, miliarderi ruso-francez Pavel Durov u arrestua të shtun&e...
M.B.
BOTA
25 Gusht19:38
“Situata në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel kritik rreziku!" Borrell: Mbështes kryeministrin libanez për t’i dhënë fund luftës
Josep Borrell
BRUKSEL- Nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka mbështetur kryeministrin e Libanit në thirrjen e tij p&...
M.B.
BOTA
25 Gusht19:30
VOA: Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin
BRITANI- Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkenc&...
M.B.
BOTA
25 Gusht19:21
"Kthim i sigurt i banorëve tanë në shtëpitë e tyre!" Netanyahu: Do të vazhdojmë ta godasim Hezbollahun
Benjamin Netanyahu
LINDJE E MESME- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se sulmet e Izraelit të dielën nuk jan&eum...
M.B
BOTA
25 Gusht18:12
VIDEO/ Ushtari ukrainas qëllon me mitraloz nga helikopteri dhe rrëzon dronin rus
UKRAINA- Ish-këshilltari i ministrit të brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko ka publikuar një video në profilin e tij në ...
M.B.
BOTA
25 Gusht18:02
Analiza: Izraeli dhe Hezbollahu buzë konfliktit që asnjëra palë s’e dëshiron
LINDJE E MESME- Izraeli dhe armiku i tij libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah, ngulin këmbë se nuk janë duke kërkuar luftë ...