BOTA

Skandali në shkollën fetare "Betharram"/ Kryeministri francez në “shok”, mëson se vajza e tij e madhe është mes emrave të nxënësve të dhunuar

n.f Përditësimi i fundit 24 Prill 2025, 11:27

Skandali në shkollën fetare "Betharram"/ Kryeministri

FRANCË- Kryeministri francez François Bayrou së fundmi ka zbuluar se vajza e tij të madhe ishte në mesin e fëmijëve që u dhunuan në një shkollë katolike romake. Helene Perlant, e cila tani është 53 vjeç, pretendon se një prift në Notre-Dame de Bétharram e ka rrahur atë në një kamp veror kur ajo ishte 14 vjeç.

Në javët e fundit, detajet e abuzimit fizik dhe seksual të kryer gjatë dekadave në Bétharram në Pirenejtë kanë tërhequr vëmendjen në rritje ndaj Bayrou, i cili ishte deputet lokal dhe ministër i arsimit në atë kohë. Bayrou, ka mohuar akuzat se ai dinte për abuzimin e nxënësve që dyshohet se pësuan nga vitet 1950 deri në 2010. Ai do të dalë muajin e ardhshëm përpara një hetimi parlamentar.

Perlant tha në vitin 1987, ajo u kap nga flokët, u tërhoq zvarrë përgjatë tokës për disa metra dhe u godit me shkelma në të gjithë trupin e saj, veçanërisht në stomak nga një prift që punonte në Bétharram, ku ajo ndoqi mësimet së bashku me disa nga fëmijët e tjerë të Bayrou dhe ku nëna e saj mësonte edukimin fetar.

Aktet e dhunës, tha ajo, e lanë atë “plot mavijosje”. Dy persona të afërt me Bayrou, të cilëve iu dha anonimiteti për të diskutuar një çështje të ndjeshme, e përshkruan kryeministrin si në një gjendje “emocioni të fortë” dhe “shok” pasi mësuan për incidentin.

Perlant, tani 53 vjeç, nuk i tha babait të saj për abuzimin deri pak para se të publikohej historia e Paris Match. Zbulimi i Perlant vjen përpara botimit të një libri këtë të enjte për dhunën që ndodhi në Bétharram. Autori i librit është Alain Esquerre, vetë një ish-student dhe viktimë e abuzimit, i cili krijoi një grup viktimash që ka çuar në ngritjen e 200 akuzave. Perlant ndan përvojën e saj edhe në libër.

Incidentet e dhunës në Bétharram u bënë publike për herë të parë në vitin 1996, kur babai i një nxënësi ngriti akuza pasi djali i tij u godit dhe iu nënshtrua dënimeve poshtëruese në shkollë. Bayrou ishte ministër i Arsimit në atë kohë dhe një nga djemtë e tij ishte në klasën e viktimës. Në shkurt, gazeta investigative franceze Mediapart publikoi deklarata dhe dokumente të dëshmitarëve, që pretendonin të tregonin se Bayrou “nuk mund të mos ishte në dijeni të akuzave”.

Kryeministri francez i mohoi menjëherë akuzat dhe tha se ai asnjëherë nuk ishte informuar për ndonjë incident dhune, e lëre më për dhunë seksuale. Ai tha se do të padiste Mediapart për shpifje, ndonëse gazeta i tha Politico nuk ka marrë asnjë njoftim se është ngritur një padi. Bayrou më vonë tha se, megjithëse nuk dinte asgjë për incidentet e dhunës seksuale, ai ishte vënë në dijeni për akuzat e ngritura në vitin 1996.

Alain Hontangs, një hetues që shqyrtoi akuzat për abuzim seksual kundër ish-drejtorit të shkollës në vitin 1998, u tha ligjvënësve nën betim se një gjykatës e kishte informuar se hetimi po vonohej sepse Bayrou – i cili nuk ishte më në qeveri, por mbeti president i këshillit lokal – kishte ndërhyrë.

Gjykatësi, Christian Mirande, konfirmoi se kishte diskutuar akuzat me Bayrou, por tha se nuk mbante mend të kishte folur me hetuesit për kryeministrin tani. Bayrou do të dëshmojë para ligjvënësve më 14 maj si pjesë e një hetimi parlamentar dypartiak për dhunën në shkolla. Kur u pyet nëse babai i saj e dinte se çfarë po ndodhte në shkollë, Perlant i tha Paris March: “Sa më shumë të ngatërruar të jemi, aq më pak shohim, aq më pak kuptojmë”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë