Kryeministri britanik, Keir Starmer deklaroi se shpreson që marrëveshja kornizë, e arritur mes SHBA-së dhe Iranit, të rikthejë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës dhe gazit në botë, raportoi BBC.
Që nga fundi i shkurtit, trafiku në këtë ngushticë strategjike është pothuajse ndalur, duke lënë mijëra detarë të bllokuar në Gjirin Persik.
Rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz, zakonisht kalon përmes kësaj rruge jetike.
Sipas raportimeve, ushtria amerikane ka vendosur një bllokadë ndaj porteve iraniane, që nga prilli, ndërsa javën e kaluar, ka sulmuar tre anije në ngushticë, duke shkaktuar vdekjen e tre detarëve indianë.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se, që nga 13 prilli ka nxjerrë jashtë funksionit nëntë anije dhe ka devijuar 142 të tjera.
Ndërkohë, ende mbeten mospajtime mbi kushtet dhe afatet e hapjes së ngushticës pas marrëveshjes.
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi në platformën “Truth Social” se marrëveshja është “e përfunduar” dhe se ngushtica do të rihapet pas nënshkrimit të saj të premten, në Zvicër.
Nga ana tjetër, agjencia gjysmëzyrtare iraniane, “Mehr News” ka raportuar mbi një draft-marrëveshje 14-pikëshe mes SHBA-së dhe Iranit, e cila parashikon rihapjen e ngushticës brenda 30 ditësh, sipas rregullimeve iraniane.
Starmer e ka cilësuar marrëveshjen si një moment “shumë domethënës”, duke theksuar se shmangia e përshkallëzimit të konfliktit, është thelbësore për stabilitetin rajonal dhe për rikthimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Ai shtoi se marrëveshja mund të ndihmojë në lehtësimin e presioneve ekonomike globale dhe se Britania e Madhe do të bashkëpunojë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të siguruar zbatimin e saj dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme në rajon.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
15 Qershor18:03
U shtir si invalid në karrocë me rrota për 20 vite për të përfituar, 50-vjeçari zbulohet nga rrjetet sociale
Për gati dy dekada, një 50-vjeçar nga Trinitapoli, në provincën e Barit, dyshohet se ka përfituar padrejtësisht pension inv...
BOTA
15 Qershor17:49
Çifti i burrave dënohet për vdekjen e foshnjës 13-muajshe që kishin birësuar
Një rast që ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe ka përfunduar me dënimin e dy burrave për vdekjen e foshnj&eum...
BOTA
15 Qershor17:47
Arma bërthamore, sanksionet dhe Ngushtica e Hormuzit/ Pikat e fshehura nga marrëveshja SHBA-Iran
Donald Trump po e paraqet memorandumin në negociim me Iranin si marrëveshjen që do të garantojë se Teherani nuk do të pajiset kurr...
BOTA
15 Qershor17:43
Një automjeti me targa diplomatike bullgare i vihet zjarri në Shkup, Sofja: Akt agresioni!
Një person i paidentifikuar i vuri flakën një automjeti me targa diplomatike bullgare, të parkuar pranë Ambasadës së Bullgari...
BOTA
15 Qershor17:35
VIDEO- Minj në mure, ushqim dhe në shtretër/ Zona që përballet me epideminë e brejtësve. Shumë familje kanë braktisur shtëpitë
Atmosfera në qytetin Morawa, në Australinë Perëndimore, është mbytëse. Dhe, jo, nuk është vapa apo vala e të n...
BOTA
15 Qershor14:57
Udhëheqësit e vendeve të G7 mblidhen për t’u përballur me luftërat në Iran dhe Ukrainë/ Ekonomia globale në fokus
Liderët e shtatë ekonomive më të zhvilluara të botës janë mbledhur në Francë për samitin e G7, ku konfliktet...
BOTA
15 Qershor14:39
Aristokrati që u zhduk pas vrasjes/ Misteri i Lord Lucan, i pazgjidhur edhe pas më shumë se 50 vitesh
Lord Lucan, një aristokrat britanik, u zhduk në vitin 1974 pasi u akuzua se vrau gabimisht dadon e fëmijëve të tij, duke menduar se i...
BOTA
15 Qershor13:30
Fundi i luftës mes SHBA dhe Iranit? Pakistani organizon ceremoni në Gjenevë pas marrëveshjes mes palëve
Pakistani pritet të organizojë një ceremoni në Gjenevë lidhur me marrëveshjen SHBA-Iran. Pakistani luan një rol ndërmj...
BOTA
15 Qershor13:07
Një ditë pas shpalljes së marrëveshjes SHBA-Iran, 600 anije të bllokuara presin radhën për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit!
Shpallja e marrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës shkaktoi lehtësim të me...
BOTA
15 Qershor12:48
Arrestim tronditës/ Pas 9 vitesh mister, kapet bankieri multimilioner i dyshuar për shtyrjen fatale nën autobus në Londër
Një bankier multimilioner dhe oficer i dekoruar i Ushtrisë Britanike, me lidhje me familje mbretërore, është arrestuar në rastin...