Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjet në Serbi, teksa Aleksandar Vuçiç ra nga pushteti pas 14 vitesh. Berisha u ...

Kremlini ka reaguar për herë të parë ndaj humbjes së Aleksandar Vuçiçit në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet e ndërtuara me ish-presidentin serb dhe dëshirën për të ruajtur lidhjet mes Moskës dhe Beogradit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi të hënën se Rusia shpreson që Vuçiç të vazhdojë të kontribuojë në marrëdhëniet dypalëshe edhe pas kalimit në opozitë.
“Ne e vlerësojmë thellësisht kontributin që zoti Vuçiç ka dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Ne e dimë se ai do të mbetet në skenën politike dhe shpresojmë që edhe në opozitë, ai do të vazhdojë të kontribuojë në avancimin e lidhjeve tona”, u shpreh Peskov gjatë konferencës së përditshme për shtyp”, shtoi ai.
Reagimi i Moskës vjen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës, ku koalicioni qeverisës i Vuçiçit u mund nga lëvizja e udhëhequr nga studentët, e cila kishte organizuar protesta të vazhdueshme kundër qeverisjes së tij. Vetë Vuçiç e pranoi humbjen të dielën në mbrëmje, gjatë një deklarate për mbështetësit në selinë e partisë së tij në Beograd.
“Bazuar në një mostër të stratifikuar, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje”, deklaroi ai.
Peskov theksoi se Rusia dëshiron të ruajë bashkëpunimin edhe me qeverinë e ardhshme serbe, por nënvizoi se kjo do të kërkojë vullnet nga të dyja palët. Sipas tij, Moska shpreson që drejtuesit e rinj në Beograd të veprojnë në mënyrë konstruktive për të ruajtur marrëdhëniet dypalëshe, të cilat, sipas Kremlinit, sjellin përfitime konkrete për Serbinë.
“Nga ana jonë, ne synojmë të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur për të forcuar marrëdhëniet tona me Beogradin. Por, siç e dini, duhen dy veta për të kërcyer tango”, përfundoi Peskov.
Humbja zgjedhore shënon një kthesë të rëndësishme në politikën serbe, pas më shumë se një dekade gjatë së cilës Vuçiç dominoi skenën politike, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president.
Në shtator, ai dha dorëheqjen nga posti i presidentit, në një lëvizje politike që synonte rikthimin e tij në drejtimin e qeverisë.
Zgjedhjet u zhvilluan pas një periudhe të gjatë protestash studentore dhe qytetare, të nxitura nga shembja e një strukture në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit 2024, ku humbën jetën 16 persona. Tragjedia shkaktoi protesta masive dhe akuza për korrupsion e mungesë përgjegjësie institucionale.
Gjatë viteve në pushtet, Vuçiç mbajti një politikë të balancimit mes aspiratave të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe marrëdhënieve tradicionale me Rusinë.
Beogradi refuzoi t’u bashkohej sanksioneve perëndimore kundër Moskës pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, ndërsa Vuçiç vijoi kontaktet e drejtpërdrejta me Kremlinin.
Një spektakël i pazakontë teknologjik është zhvilluar në qytetin Jinan, në provincën Shandong të Kinës, ku 110...
Jashtë arenës në qytetin e Orleansit, mbështetësit shëtisnin, duke shijuar hot-dogë dhe patate të skuqura, si dhe duke...
Andy Burnham deklaroi se do të dëshironte që Mbretëria e Bashkuar të rikthehej në Bashkimin Evropian, por theksoi se vendimi mer...
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për të kërkuar informacion në lidhje me drogën dhe alkooli...
Dy persona humbën jetën ndërsa stuhia Boelo përfshiu pjesë të Mbretërisë së Bashkuar me erëra të forta, s...
Udhëheqësi i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pranoi humbjen të dielën në zgjedhjet që e vunë atë dhe parti...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ndodhen përballë një zgjedhjeje vendimtare lidhur me Iranin: arritjen e nj...
Rusia po përballet me akuza të rënda për rekrutimin e detyruar të qytetarëve dhe dërgimin e tyre në frontin e luft&eum...
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një dit&eu...
Rusia dhe Ukraina ka kryer sulme të ndërsjellta me dronë dhe raketa gjatë natës, duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe dë...