BOTA

"Rëndësia e institucioneve shoqërore për mirëqenien e një vendi”, Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi

M.B. Përditësimi i fundit 14 Tetor 2024, 13:38

"Rëndësia e institucioneve shoqërore për

SUEDI- Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson u nderuan me çmimin Nobel në ekonomi për kërkimin që demonstron “rëndësinë e institucioneve shoqërore për mirëqenien e një vendi”. Komiteti i Nobelit vlerësoi treshen për shpjegimin pse “shoqëritë me një sundim të dobët të ligjit dhe institucionet që shfrytëzojnë popullsinë nuk gjenerojnë rritje ose ndryshim për mirë”.

“Kur europianët kolonizuan pjesë të mëdha të globit, institucionet në ato shoqëri ndryshuan”, tha komiteti, duke cituar punën e treshes. Ndërsa në shumë vende kjo kishte për qëllim shfrytëzimin e popullsisë autoktone, në vende të tjera hodhi themelet për sisteme gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike.

“Laureatët kanë treguar se një shpjegim për dallimet në prosperitetin e vendeve janë institucionet shoqërore që u prezantuan gjatë kolonizimit,” shtoi komiteti.

Vendet që kanë zhvilluar “institucione gjithëpërfshirëse” janë bërë me kalimin e kohës të suksesshme, ndërsa ato që kanë zhvilluar “institucione nxjerrëse” kanë përjetuar rritje të ulët ekonomike të vazhdueshme. Tre ekonomistët do të ndajnë një çmim prej 11 milionë kronash (1.1 milionë dollarë), deklaroi Akademia Mbretërore e Shkencave Suedeze në Stokholm.

Çmimi prestigjioz, i quajtur zyrtarisht “Sveriges Riksbank Prize” në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobel është i fundit i çmimeve Nobel të këtij viti dhe vlen 11 milionë korona suedeze. Ndryshe nga çmimet e tjera, çmimi i ekonomisë nuk u vendos në testamentin e Alfred Nobelit të vitit 1895, por nga Banka Qendrore suedeze në kujtim të tij. Fituesi i parë u zgjodh në vitin 1969.

Vitin e kaluar, Claudia Goldin fitoi çmimin “për ndërtimin e bazës së të dhënave që mundëson analizimin e rezultateve të tregut të punës së grave në shekuj”. Hulumtimi i Goldin zbulon shkaqet e ndryshimit, si dhe burimet kryesore të hendekut të mbetur gjinor.

Ndërsa në 2022, çmimi u nda mes tre ekonomistëve amerikanë, ish-kreut të Rezervës Federale të SHBA-së, Ben Bernanke, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig, të cilët “kanë përmirësuar ndjeshëm të kuptuarit tonë për rolin e bankave në ekonomi, veçanërisht gjatë krizave financiare, si dhe mënyrën e rregullimit të tregjeve financiare”./ Monitor

nobel

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë