BOTA

Takimi i parë midis Ministrit të ri të Jashtëm të Gjermanisë dhe homologëve të tij të BE, DW: Johann Wadephul veproi me takt dhe ndjeshmëri në Varshavë

r.ll Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 11:13
Takimi i parë midis Ministrit të ri të Jashtëm të
johann wadephul

GJERMANI- Ai mezi priste të takohej me Ministrin e ri të Jashtëm gjerman, tha Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Xavier Bettel. "I kam uruar fat me anë të një mesazhi - dhe nerva të forta." Ndërsa Ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen shtoi se ishte e kënaqur që Gjermania kishte përsëri "një qeveri të aftë për të vepruar".

Kështu ose ngjashëm u shprehën shumë pjesëmarrës në takimin informal të ministrave të Jashtëm të BE në Varshavë, kryeqytetin polak, kur i pyetën për kolegun e tyre të ri nga Berlini. Për kristjandemokratin Johann Wadephul, takimi ishte mundësia e parë për të shkëmbyer pikëpamje në nivel të BE që nga marrja e detyrës.

Paraqitje e orkestruar mirë para kamerave televizive

Në një kohë që paraardhësja e tij, politikania e të Gjelbërve Annalena Baerbock, në raste të tilla ndonjëherë i bënte deklaratat me njëfarë ngurtësie dhe sikur t'i kishte mësuar përmendsh, Wadephuli dukej i qetë dhe i sigurt para shtypit.

Ai mbërriti në Varshavë direkt nga një vizitë në Paris, në një aeroplan me kolegun e tij francez Jean-Noël Barrot, siç e theksoi vetë. Të dy u shfaqën së bashku edhe para kamerave. Sipas fjalëve të tij, qeveria e re gjermane po punon për të rindërtuar marrëdhëniet me Francën dhe Poloninë, të cilat Wadephul i përshkroi si miqtë më të ngushtë të Gjermanisë. "Ne jemi të lidhur", tha ai në Varshavë. Kjo lidhje "do të mbetet një konstante në politikën tonë të jashtme".

Ripërshtatje e marrëdhënieve me Parisin dhe Varshavën

Evropa përballet me sfida të mëdha dhe po vihet në provë nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, theksoi Barrot. Komuniteti duhet të jetë në gjendje të mbështetet në "një çift gjermano-francez, të vendosur për t'i dhënë Evropës ambicie të reja".

Qeveria e Parisit pret bashkëpunim të ngushtë me koalicionin e ri të Berlinit, qoftë në mbrojtje apo në politikën ekonomike. Interpretimi i Pallatit Elize është se "partneri që Macroni ka pritur që nga viti 2017 më në fund është këtu", tha për DW, Stefan Seidendorf, zëvendësdrejtor i Institutit Gjermano-Francez. Kaq e madhe duket se është euforia në Paris.

Partner i pritur prej kohësh

Megjithatë, Seidendorfi vuri në dukje gjithashtu se kjo pikëpamje është e mbushur me iluzione dhe se Gjermania dhe Franca ende duan të ndjekin rrugë të ndryshme në shumë fusha. Për shembull, në çështjen se si të financohet një mbrojtje më e koordinuar në Evropë. Megjithatë, përpjekja e Wadephul-it për të gjetur një qasje njerëzore me bashkëbiseduesit e tij u prit mirë në Francë.

Konflikte po shfaqen edhe në fusha specifike të politikave me qeverinë polake, i tha DW Piotr Buras. Drejtori i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) në Varshavë përmendi në veçanti refuzimin e emigrantëve dhe kontrollet e shtuara në të gjitha kufijtë gjermanë të njoftuara nga qeveria e re gjermane.

Qeveria e Varshavës është kritike ndaj masave në zonën Shengen, të cilat nuk konsiderohen në përputhje me ligjin e BE, thotë Buras. Për më tepër, ato do të shfrytëzoheshin lehtësisht nga partitë polake të krahut të djathtë. Mënyra se si Kancelari Federal Friedrich Merz i njoftoi masat, "në stilin e Trumpit", nuk dha përshtypjen se interesat e shteteve fqinje ishin marrë parasysh, kritikoi Buras. Në vend të kësaj, ajo u perceptua si një lloj mesazhi "Gjermania është e para”.

Eksperti i marrëdhënieve gjermano-polake sheh këtu një mundësi për Ministrin e ri të Jashtëm. "Wadephul duhet të marrë iniciativën" për të adresuar problemin e imigracionit të parregullt në nivel evropian, së bashku me Poloninë dhe partnerë të tjerë të BE, thotë Buras. Për shembull, nëpërmjet marrëveshjeve të reja me vendet e treta.

Emërimi i Wadephulit "i mirë për Poloninë"

Emërimi i Wadephulit si Ministër i Jashtëm është "shumë i mirë për Poloninë, sepse ai është një nga politikanët e paktë në Gjermani që e njeh dhe e kupton Poloninë", sipas ekspertit të Varshavës, Buras. Ai është "një tip modest, që nuk njihet për slogane të bujshme, por që tregon takt dhe ndjeshmëri". Wadephul theksoi se qeveria gjermane donte t'u jepte marrëdhënieve gjermano-polake një "dimension të ri". Dhe ai nuk harroi të përmendte se kishte ndjekur tashmë një ndeshje futbolli me Ministrin e Jashtëm polak Radek Sikorski. Ai shtoi se do të donin të vazhdonin ta bënin këtë edhe në të ardhmen./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë