BOTA

Thirrje për të dekurajuar mbërritjen e romëve në Belgjikë! Ministrja belge akuzohet për "nxitje të racizmit"

M.B. Përditësimi i fundit 14 Maj 2025, 13:26

Thirrje për të dekurajuar mbërritjen e romëve në

MOLDAVIA- Udhëheqësit e komunitetit rom në Moldavi i thanë në Kishinau ministres belge të Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, se ajo “nxit racizmin” kur deklaron se qytetarë moldavianë të etnisë rome shkojnë në Belgjikë dhe kërkojnë azil vetëm për të përfituar para dhe ndihma të tjera.

Van Bossuyt u takua me anëtarë të komunitetit rom më 13 maj, në një mbledhje të organizuar nga Agjencia për Marrëdhënie Ndëretnike, pas një deklarate të saj në internet – bërë para se të nisej për vizitë në Moldavi – ku shkruante se “turizmi i azilit duhet të marrë fund”.

Si përgjigje, sekretari i Koalicionit “Zëri i Romëve”, Marin Alla, shpjegoi gjatë takimit me Van Bossuyt se shumica e romëve në Moldavi nuk kanë mundësi për të gjetur punë të paguara mirë në vendin e tyre, dhe se të ardhurat e pamjaftueshme i detyrojnë të emigrojnë. Ai vlerësoi se në të ardhmen e afërt, numri i romëve që largohen drejt vendeve evropiane mund të rritet edhe më shumë, për shkak të kthimit në Moldavi të atyre që kishin shkuar më parë në Rusi.

“Shumë po kthehen në vend, nxjerrin dokumentet dhe më pas largohen sërish. Me anëtarësimin e Moldavisë në Bashkimin Evropian, ata do të mund të emigrojnë më lehtë”, tha Alla gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe Shërbimi moldavian i Radios Evropa e Lirë.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësuesve Komunitarë, Valeriu Caldararu, tha në të njëjtën mbledhje se shumica e romëve, shumë prej tyre nga zona rurale, jetojnë në kufi të varfërisë dhe se politikat publike nuk janë të mjaftueshme për të përmirësuar kushtet e jetesës së tyre.

Van Bossuyt kishte paralajmëruar paraprakisht se do të vinte në Kishinau si pjesë e një “fushate për dekurajimin” e romëve, që të mos shkojnë në Belgjikë për të kërkuar azil.

Ajo deklaroi se vizita kishte për qëllim të informojë qytetarët moldavianë të etnisë rome për rreziqet që marrin përsipër duke shkuar në Belgjikë, në një kohë kur nuk do të marrin më ndihma sociale dhe kërkesat e tyre për azil do të refuzohen, me shumë gjasë.

Raste të tilla kur një zyrtar perëndimor i këtij niveli identifikon publikisht një komunitet të caktuar etnik për ta kritikuar janë të rralla, ndaj ajo u përball në Kishinau me reagim nga liderët romë dhe shoqëria civile moldaviane.

Në një deklaratë, Platforma e Grave Rome “Romni” nga Moldavia u shpreh se deklaratat e ministres belge “stigmatizojnë komunitetin rom, nxisin racizëm dhe normalizojnë gjuhën e urrejtjes”.

“Politikat e migracionit, sado të ashpra të jenë, nuk mund të justifikojnë diskriminimin etnik dhe nuk mund të shkelin parimet themelore të të drejtave të njeriut”, thuhej në letrën e hapur që ishte nënshkruar nga pothuajse 20 organizata joqeveritare dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Autorët e saj theksonin se, duke marrë parasysh kushtet e vështira në të cilat jetojnë shumë familje rome në Moldavi, migrimi dhe kërkesat për azil “nuk janë zgjedhje komode, por zgjidhje të dëshpëruara në kërkim të një jete të denjë dhe të sigurt”.

Në një intervistë dhënë mediave moldaviane më 12 maj, Van Bossuyt sqaroi se në pesë vjetët e fundit, rreth 1.000 persona të etnisë rome – kryesisht nga veriu i Moldavisë – aplikojnë çdo vit për azil në Belgjikë. Ministrja shtoi se shumica e kërkesave bëhen gjatë dimrit, gjë që sipas saj tregon se njerëzit duan të përfitojnë edhe nga kushtet e akomodimit në qendrat e azilit në Belgjikë. Qëllimi i takimit të saj me përfaqësuesit e komunitetit rom ishte të qetësohej debati, por edhe të përcillej një mesazh i prerë.

Që nga viti 2023, Belgjika ka futur një sistem të përshpejtuar për shqyrtimin e kërkesave për azil, veçanërisht për aplikantët që vijnë nga “vende të sigurta”, siç konsiderohet edhe Moldavia. Në praktikë, këto kërkesa shqyrtohen shumë më shpejt, mesatarisht për 14 ditë. Kjo ka sjellë një normë refuzimi prej mbi 95 për qind, e konfirmuar edhe nga vetë ministrja belge.

Sistemi i ri nuk vlen vetëm për azilkërkuesit nga Moldavia, por edhe për ata nga vende si Kosova, Shqipëria, Kongoja apo Gjeorgjia. Në bisedën me anëtarët e komunitetit rom, Van Bossuyt tha se vendi i saj “nuk mund ta përballojë luksin e akomodimit të tyre”, duke përmendur mbingarkesën e sistemit të azilit dhe faktin që autoritetet belge e konsiderojnë Moldavinë si “vend të sigurt”.

“Duam që njerëzit të informohen siç duhet, të mos rrezikojnë jetën dhe të dinë se, nëse vijnë në Belgjikë, do të kthehen mbrapsht”, shtoi ministrja.

Ish-eurodeputete nga grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve, Anneleen Van Bossuyt është, që nga shkurti 2025, ministre e Azilit dhe Migracionit në qeverinë belge, e cila për herë të parë drejtohet nga një koalicion i udhëhequr nga një parti nacionaliste flamane – Aleanca e Re Flamane (N-VA). Kjo parti kishte premtuar gjatë fushatës një qasje më të ashpër ndaj migracionit.

Belgjika nuk është e vetmja që ka marrë masa ndaj romëve nga Moldavia që kërkojnë azil. Edhe Gjermania, në vitin 2023, nisi dëbimin e qytetarëve moldavianë – sidomos atyre të etnisë rome – pasi Qeveria gjermane shpalli Moldavinë si “vend të sigurt”.

Ky vendim e thjeshtoi shumë procedurën e dëbimit, pasi autoritetet gjermane nuk janë më të detyruara të analizojnë në detaje kërkesat për azil të shtetasve moldavianë. Sipas të dhënave të autoriteteve në Berlin, të paktën 3.500 shtetas moldavianë pritet të riatdhesohen, pasi nuk kanë të drejtë qëndrimi në Gjermani.

Vetëm nga janari deri në prill 2023, rreth 150 shtetas moldavianë qëndronin në mënyrë të paligjshme në Gjermani dhe u dëbuan, sipas të dhënave që iu ofruan asokohe Radios Evropa e Lirë nga Inspektorati i Përgjithshëm për Migracionin./ REL

moldavia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë