Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...

Një 34-vjeçar nga Pensilvania është arrestuar dhe akuzuar se ka vjedhur rreth 100 sete mbetjesh njerëzore nga një varrezë historike në periferi të Filadelfias. I dyshuari, Jonathan Christ Gerlach, ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa gjykata ka caktuar për të një garanci prej 1 milion dollarësh.
Sipas autoriteteve, Gerlach dyshohet se qëndron pas një serie të gjatë profanimesh të ndodhura në varrezat Mount Moriah në Yeadon, një nga varrezat më të mëdha të braktisura në Shtetet e Bashkuara. Ai përballet me rreth 100 akuza për dhunim të kufomave, si dhe me akuza të tjera, përfshirë thyerje dhe vjedhje, posedim të sendeve të vjedhura, shkelje prone dhe profanim të vendeve historike të varrimit. Arrestimi u krye të martën në mbrëmje, pas një hetimi që kishte zgjatur disa muaj. Hetuesit kishin vënë re se automjeti i Gerlach ndodhej vazhdimisht pranë varrezave gjatë periudhës kur po kryheshin thyerjet. Kur ai u ndalua pranë Mount Moriah, policia gjeti në makinën e tij kocka dhe kafka të dukshme.
Sipas policisë, Gerlach u kap në flagrancë ndërsa po kthehej drejt automjetit me një levë metalike dhe një thes prej jute, brenda të cilit ndodheshin mbetje të mumifikuara të dy fëmijëve, tre kafka dhe kocka të tjera. Kontrollet e mëvonshme në banesën e tij në Ephrata dhe në një njësi magazinimi zbuluan një sasi edhe më tronditëse mbetjesh njerëzore. Autoritetet sekuestruan mbi 100 kafka, kocka të gjata, duar dhe këmbë të mumifikuara, dy buste në gjendje dekompozimi, si dhe shumë mbetje të tjera skeletore. Pjesa më e madhe e tyre ishte ruajtur në bodrum.
Prokurori i qarkut Delaware, Tanner Rouse, deklaroi se mbetjet ndodheshin në gjendje të ndryshme ruajtjeje. “Disa ishin të varura, disa të montuara, ndërsa të tjerat ishin thjesht të vendosura në rafte”, tha ai. Mes objekteve të sekuestruara u gjetën edhe bizhuteri të marra nga varret dhe, në të paktën një rast, një aparat stimulues kardiak ende i lidhur me trupin.
Të themeluara në vitin 1855, varrezat Mount Moriah shtrihen në rreth 160 akra dhe përmbajnë një numër të vlerësuar prej rreth 150 mijë varresh. Ato konsiderohen varrezat e braktisura më të mëdha në vend. Që nga fillimi i nëntorit, të paktën 26 mauzole dhe varre të mbyllura janë thyer ose dëmtuar për të arritur te mbetjet, kryesisht ato më të vjetra.
Autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari kishte në shënjestër mauzole të mbyllura dhe varre nëntokësore, duke shkatërruar struktura guri për të hyrë te trupat. Gjatë marrjes në pyetje, Gerlach dyshohet se ka pranuar se ka marrë rreth 30 sete mbetjesh njerëzore dhe ka treguar disa nga varret e profanuara. Megjithatë, hetuesit theksojnë se përmasat e plota të çështjes ende nuk janë të qarta.
“Duke pasur parasysh shkallën e madhe të asaj që po hetojmë dhe mungesën e një shpjegimi të arsyeshëm, është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë ka ndodhur”, deklaroi prokurori Rouse.
“Ne nuk duam të jemi amerikanë”, përsëritën partitë politike të Groenlandës në një deklaratë...
Rusia goditi një objektiv në qytetin ukrainas të Lvivit gjatë natës me raketën e saj të fuqishme hipersonike Oreshnik, vet&eu...
Një italian 45-vjeçar, Nicola Cristiano, u shpall fajtor nga një gjykatë skoceze për tentativë përdhunimi kundër nj&...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten (9 janar) se SHBA-të duhet ta zotërojnë Groenlandën për të parandalua...
Kërkimi në zona të largëta për këmbësorë dhe alpinistë të zhdukur mund t'u zgjasë shpëtuesve jav&e...
Për 80 vjet, ajo që i lidhi Shtetet e Bashkuara me Evropën ishte një angazhim i përbashkët për mbrojtje dhe një sër...
Një rast i rëndë abuzimi familjar ka tronditur komunitetin e Messarës, në Kretë të Greqisë. Dy motra, njëra 14 dh...
Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës e kanë dënuar vrasjen e protestuesve në Iran dhe i kan&e...
Presidenti amerikan Donald Trump filloi një takim me drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të naftës në botë n&eu...
Qindra protestues u mblodhën në Minneapolis të premten (9 janar) për të kritikuar Zyrën e Imigracionit dhe Doganave (ICE) pasi nj&...