BOTA

Tragjedia në Crans-Montana të Zvicrës/ Zjarri në lokal shkaktoi 40 viktima dhe 119 të plagosur, flasin pronarët

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Janar 2026, 08:25
Tragjedia në Crans-Montana të Zvicrës/ Zjarri në lokal

Pronari dhe menaxheri 49-vjeçar francez i barit Le Constellation në Crans-Montana, Zhak Moreti, theu heshtjen për herë të parë pas tragjedisë së ndodhur natën e Vitit të Ri, ku të paktën 40 persona ndërruan jetë prej zjarrit në lokal, ndërsa 119 të tjerë mbetën të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Ai deklaroi se si ai ashtu edhe bashkëshortja e tij 40-vjeçare, Xhesika, ndodhen në gjendje shoku, ndërsa theksoi se lokali ishte kontrolluar tre herë gjatë dhjetë viteve të fundit. Në një prononcim për gazetën zvicerane “20 Minuten”, Moreti u shpreh: “Nuk mund të flemë dhe as të hamë. Jemi të gjithë në një gjendje shumë të keqe”.

Zhak dhe Xhesika Moreti, shtetas francezë me origjinë nga Korsika, morën në administrim Le Constellation në vitin 2015. Një mik i çiftit konfirmoi për disa media se të dy janë gjallë, duke përgënjeshtruar thashethemet që qarkulluan në orët e para pas ngjarjes.

Sipas informacioneve, natën e zjarrit Xhesika Moreti ndodhej brenda lokalit dhe u plagos, duke pësuar djegie në dorë. Ndërkohë, Zhak Moreti nuk ndodhej aty, pasi ishte në një tjetër biznes të çiftit në zonë. Moreti bëri të ditur se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë.

“Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ndihmuar hetimet. Në këtë proces janë përfshirë edhe avokatët tanë”, deklaroi ai.

Autoritetet zvicerane theksojnë se vlen parimi i prezumimit të pafajësisë. Prokuroria e kantonit Valais ka nisur një hetim penal për rrethanat e zjarrit, ndërsa administratorët e lokalit kanë dhënë tashmë dëshminë e tyre. Ende nuk është bërë e ditur nëse do të ngrihen akuza konkrete, por po shqyrtohet mundësia e hetimit për zjarrvënie dhe vrasje nga pakujdesia.

Nga ana tjetër, gazeta Le Nouvelliste raporton se Zhak Moreti kishte marrë personalisht përsipër një pjesë të konsiderueshme të punimeve të rikonstruksionit të lokalit. “I kam bërë pothuajse të gjitha vetë”, citohet të ketë deklaruar ai më herët.

Moreti përsëriti se Le Constellation ishte kontrolluar tre herë gjatë dhjetë viteve të fundit dhe se gjithçka ishte realizuar sipas rregullave. Megjithatë, nëse këto kontrolle lidhen drejtpërdrejt me sigurinë nga zjarri, mbetet për t’u përcaktuar nga hetimi i prokurorisë. Çifti Moreti zotëron edhe biznese të tjera në zonë, përfshirë një restorant në fshatin fqinj Lens dhe një fast-food në Crans-Montana.

Si ndodhi tragjedia?

Hetuesit po përpiqen të zbardhin se si dhe pse zjarri vdekjeprurës që shpërtheu natën e ndërrimit të viteve në Crans-Montana u përhap me një shpejtësi kaq të madhe, duke shkaktuar një nga tragjeditë më të rënda të viteve të fundit në Zvicër.

Autoritetet zvicerane deklaruan të premten se fishekzjarrë që shpërthyen mbi shishe shampanje ishin shkaku fillestar i zjarrit. Megjithatë, mënyra se si flakët u përhapën me një intensitet ekstrem, duke lënë të paktën 40 viktima dhe 119 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, mbetet një nga çështjet kryesore të hetimit, së bashku me historikun e sigurisë së barit Le Constellation.

Sipas BBC-së, ekspertë të sigurisë nga zjarri kanë analizuar video dhe fotografi të realizuara nga të mbijetuarit, në përpjekje për të identifikuar gabimet që çuan në tragjedi.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë persona që mbajnë mbi kokë shishe shampanje me fishekzjarrë të ndezur, shumë pranë tavanit, mes një turme të dendur njerëzish.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?