Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka në plan të emërojë financierin e njohur nga “Wall Street”, Howard Lutnick, në krye të Departamentit të Tregtisë, njoftoi zoti Trump të martën.
Miliarderi 63-vjeçar ka qenë bashkëkryetar i ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur, duke ndihmuar në shqyrtimin dhe verifikimin e shumë kandidatëve për poste kyçe në kabinetin e ri të Presidentit Trump, i cili merr detyrën më 20 janar. Zoti Lutnick ka qenë një mbështetës i hapur i republikanit Trump gjatë muajve të fundit.
Ka patur njoftime se Howard Lutnick, drejtues i firmës globale për shërbime financiare, “Cantor Fitzgerald” ishte në garë për të marrë postin e Sekretarit të Thesarit, një tjetër detyrë e lartë që zoti Trump duhet të plotësojë në kabinetin e tij. Por njerëz të afërt me zotin Trump thonë se zoti Lutnick u anashkalua për postin në fjalë mes konflikteve me një tjetër kandidat kryesor, investorin Scott Bessent.
Nëse emërohet për t'u bërë sekretar i tregtisë dhe konfirmohet nga Senati, siç ka të ngjarë, zoti Lutnick mund të luajë një rol vendimtar në zbatimin e politikave ekonomike dhe tregtare të presidentit.
Zoti Trump ka propozuar rritjen e tarifave për mallrat e importuara, një përpjekje për të nxitur prodhimin brenda vendit të të njëjtave produkte, por që në një afat të afërt kërcënon të rrisë çmimet për konsumatorët amerikanë dhe të çrregulloj ekonominë globale.
Departamenti i Tregtisë mbikëqyr një sërë politikash federale për bizneset, përfshirë gjysmëpërçuesit, sigurinë kibernetike dhe patentat, si dhe ndihmon në nxitjen e bizneseve të reja dhe rritjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe në botë.
Në të kaluarën, zoti Lutnick ka dhuruar para si për demokratët ashtu edhe për republikanët. Ai gjithashtu mori pjesë një herë në emisionin e realitetit televiziv të zotit Trump “The Apprentice” në rrjetin NBC përpara se zoti Trump të zgjidhej president në vitin 2016.
Firma “Cantor Fitzgerald”, që drejtohet nga zoti Lutnick, humbi 658 nga 960 punonjësit e saj, më shumë se çdo biznes tjetër, gjatë sulmit terrorist të al-Kaidës më 11 shtator 2001 ndaj kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork. 46 kontraktorë dhe vizitorë të tjerë që ishin në zyrat e firmës “Cantor Fitzgerald” atë ditë u vranë kur kullat u shembën. Vëllai i zotit Lutnick, Gary, ishte në mesin e të vrarëve.
Vetë zoti Howard Lutnick do të kishte qenë në zyrë, por po dërgonte djalin në ditën e parë të kopshtit. Ai u kthye në vendngjarje dhe shpëtoi nga shembja e Kullës Jugore duke u fshehur pas një makine të parkuar aty pranë. Më vonë ai krijoi një fond për të ndihmuar familjet e viktimave të sulmeve dhe fatkeqësive natyrore./VOA
KINË- Një vajzë humbi jetën tragjikisht në një qendër tregtare në Kinë, pasi rrëshqiti në...
Foto ilustruese BRUKSEL- Fundjavën e kaluar mund të zbulohej Sistemi i ri i Hyrje/Daljes në Bashkimin Evropian (EES). Ky sistem i ri në...
Foto ilustruese SHBA- Qeveria amerikane njohu të martën kandidatin e opozitës, Edmundo Gonzalez, si fitues të zgjedhjeve presidenciale ...
SHBA- Kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën për herë të dytë në janar, dy prej mbështetësv...
SHBA- Prokurorët në Nju Jork janë shprehur kundër çdo përpjekje për mbylljen e rastit ndaj Presidentit të zgjedhur D...
BRUKSEL- Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, akuzoi Rusinë të martën për lëshimin e kërcënimeve bërthamore "plo...
KROACI- Kroacia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor, ka thënë kryeministri Andrej Pllenkoviç të martë...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz po përballet me një presion në rritje për të lejuar ministrin popullor të...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të vizitojë Moskën në muajin maj të vitit t&eum...
Josep Borrell BRUKSEL- Kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell do të udhëtojë në Jordani, Qipro dhe Liban si pjesë ...