BOTA

Vota e tyre pas zgjedhjeve ka shkaktuar debat/ Analiza: Pse votuan të rinjtë në Gjermani majtas ose për AfD?

r.ll Përditësimi i fundit 2 Mars 2025, 14:32
Vota e tyre pas zgjedhjeve ka shkaktuar debat/ Analiza: Pse votuan të
foto ilustruese

GJERMANI- Të gjithë janë të habitur me suksesin e partisë E Majta në zgjedhjet federale të vitit 2025: me gati nëntë për qind, partia pothuajse ka dyfishuar rezultatin e saj në krahasim me vitin 2021. Këtë rezultat e kanë siguruar edhe grupmosha gjermane 18 deri në 24 vjeç, ku 25 për qind kanë votuar për të. Edhe politologu Antonios Souris nga Universiteti i Lirë i Berlinit pyet veten se si mund të shpjegohet ky votim.

Sipas tij, është ende herët për përgjigje përfundimtare, por sigurisht që ka disa të dhëna: "Keni edhe kandidatët që mishërojnë programin zgjedhor", thotë Souris në një intervistë për Deutsche Welle-n. Me këtë ai nënkupton Të Majtët si kandidatja kryesore Heidi Reichinnek. Ose Ferat Koçak, i cili çuditërisht fitoi mandatin e drejtpërdrejtë në zonën elektorale të Berlinit, të banuar kryesisht me emigrantë, Neukölln.

E Majta me sa duket kishte instinktin e duhur

Disa parti e gjetën tonin e duhur gjatë fushatës zgjedhore dhe u fokusuan në çështje që janë veçanërisht të rëndësishme për shumë të rinj: strehim të përballueshëm, arsim më të mirë, drejtësi sociale. Reichinneku dhe Koçaku si dhe shumë të tjerë në parti, duket se kanë marrë pikë me angazhimin e tyre kundër racizmit.

Eksperti politik Souris tregon edhe për fushatën zgjedhore me dy pista: mijëra vizita derë më derë dhe një fushatë të suksesshme në platforma të tilla si "X" dhe "TikTok". Me ofensivën e saj në rrjetet sociale, E Majta ka arritur një sukses të madh, sepse hapësira digjitale ishte më parë fusha e Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Partia e ekstremit të djathtë ishte po ashtu e suksesshme në mesin e votuesve të rinj deri në 24 vjeç, duke u renditur menjëherë pas Së Majtësme 21 për qind. AfD,të cilën Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e klasifikon si pjesërisht ekstremiste të krahut të djathtë, kishte një mbështetje në zgjedhjet për Parlamentin Evropian nga elektorati i ri në atë kohë, me 16 për qind, ndërsa e Majta duhej kishte vetëm gjashtë për qind.

Që nga zgjedhjet evropiane tetë muaj më parë, të dyja partitë kanë pasur fitime të mëdha tek votueist e rinj: AfD e rriti rezultatin me gati një të tretën, e Majta e ka katërfishuar rezultatin e saj. Asnjëra parti nuk ka marrë ndonjëherë kaq shumë vota nga kjo grupmoshë. Megjithatë, të rinjtë kanë qenë gjithmonë më të hapur ndaj partive të majta dhe të djathta, thotë Rüdiger Maas nga Instituti i Augsburgut për Kërkimin e Gjeneratës.

Djemtë e rinj janë më të djathtë se të rejat

"Ata duan ndryshim më shumë se votuesit e moshuar”, shpjegon Maas në analizën e tij në revistën "Spiegel”. Nëse të rinjtë kanë problem me situatën aktuale, ka më shumë gjasa që ata t'i drejtohen opozitës.

Në janar, Maas dhe ekipi i tij anketuan rreth 4.000 njerëz për studimin e tyre zgjedhor për të rinjtë, duke përfshirë frikën dhe shqetësimet e tyre. Rezulton se ata janë shumë më të shqetësuar se popullata e përgjithshme”.

Dallimet midis gjinive janë të habitshme: të rinjtë kanë frikë nga migrimi dhe rënia financiare, ndërsa AfD premton zgjidhje në këto çështje, thotë studiuesi. "Të rejat kanë më shumë frikë nga populizmi i krahut të djathtë dhe se feminizmi dhe diversiteti vihen në pikëpyetje – prandaj votojnë më shumë të majtën”.

Të Gjelbrit dhe FDP u bënë jo tërheqës në qeveri

Në zgjedhjet federale të vitit 2021, dy parti të tjera ishin përpara: Të Gjelbrit me 23 për qind dhe Demokratët e Lirë (FDP) me 21 për qind. Pothuajse katër vjet më vonë, ato kanë rënë në dhjetë dhe pesë për qind në mesin e 18-24-vjeçarëve.

Politologu Antonios Souris e shpjegon këtë ndër të tjera me faktin se të dyja partitë qeverisëse duhej të bënin kompromise të shumta.

Por me sa duket ka ndryshuar edhe klima tek votuesit. Vitet e fundit, media ka hedhur idenë se brezi i ri voton vetëm ekologjistët. Ishte krijuar një imazh se të rinjtë janë vetëm vegjetarianë apo veganë, se marrin pjesë në protestat e ditës së premte, e kjo ka krijuar një pamje që nuk përshtatet me realitetin, thotë Souris.

"Ideologjia neoliberale gjendet në AfD"

Imazhi i FDP gjithashtu ka ndryshuar ndjeshëm. Në zgjedhjet federale të vitit 2021, jo parti ishte shumë e popullarizuar në mesin e të rinjve. Këtë herë ajo nuk kishte asnjë shans, ajo nuk u fut fare në Bundestag. Studiuesi i gjeneratës Rüdiger Maas beson se FDP nuk kishte profil në qeveri. Rezultati: "Këtë herë, shumë njerëz gjetën ide neoliberale më shumë në AfD".

Në disa anketa Shell Youth ku morën pjesë rreth 250.000 të rinj, u tha se frika e tyre më e madhe është "lufta në Evropë" (81 për qind) dhe "varfëria" (67%). Ndryshimet klimatike (63%) perceptohen gjithashtu si një kërcënim, e këto janë çështje që janë në fokus të së majtës. "Ksenofobia” renditet në mes me 58 për qind. Në fund të renditjes me 34 për qind, është "imigrimi në Gjermani”, që është një temë qendrore e AfD.

Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve federale, akoma mungon një analizë e thellë se përse pikërisht partitë e krahut të djathtë dhe të majtë kanë fituar më së shumti vota nga grupmosha më e re. Akoma nuk ka ndonjë shpjegim të bazuar në prova shkencore, thotë Antonios Souris.

Brezi i ri interesohet më shumë për politikë

Por një gjë është e qartë: brezi i ri është më shumë i interesuar për politikën se kurrë më parë. Sipas Studimit aktual të Shell Youth, kjo vlen për gjysmën e të gjithë të rinjve në Gjermani. Në fillim të shekullit ishin vetëm 30 për qind e të rinjve të interesuar për politikën. Edhe numri i të rinjve që duan të angazhohen në politikë po shtohet./DW

zgjedhjet ne gjermani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë