BOTA

Trump paralajmëron Putin për luftën në Ukrainë: Do t'ju godasim me sanksione nëse nuk pranon bisedimet për paqe

M.B. Përditësimi i fundit 22 Janar 2025, 08:54

Trump paralajmëron Putin për luftën në Ukrainë: Do

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se do ta godasë Rusinë me sanksione shtesë, nëse presidenti Vladimir Putin nuk i pranon bisedimet për paqe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përderisa i ka bërë thirrje udhëheqësit kinez, Xi Jinping, gjatë një bisede telefonike, për të ndihmuar në ndaljen e konfliktit. “Duket se po”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, më 21 janar, kur është pyetur nëse Uashingtoni do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, nëse Putin nuk i bashkohet tavolinës së negociatave.

Trump nuk ka ofruar hollësi për masat e reja të mundshme, të cilat do t’i shtoheshin një varg sanksionesh që tashmë shënjojnë Rusinë për pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës më 2022. Presidenti amerikan ka ritheksuar synimin e tij për të biseduar me Putinin në planin afatshkurtër, por pa përmendur një periudhë.

“Ne po bisedojmë me [udhëheqësin ukrainas, Volodymyr] Zelensky. Do të flasim me presidentin Putin shumë shpejt. Do ta shikojmë”.

Trump ka thënë më 20 janar se Zelensky i kishte thënë atij se dëshironte një marrëveshje për paqe për t’i dhënë fund luftës. Duke iu referuar aleatit të ngushtë të Putinit, udhëheqësit kinez Xi, Trump ka thënë se e ka nxitur atë që të kontribuojë që t’i jepet fund luftës brutale.

“Ai nuk ka bërë shumë në këtë drejtim. Ai ka shumë... fuqi, sikurse ne që kemi shumë fuqi. I thashë: ‘Duhet ta zgjidhësh’. Ne diskutuam për të”, ka deklaruar Trump.

Presidenti amerikan ka thënë, po ashtu, se ekipi i tij po shikon mundësitë për dërgimin e armëve shtesë për Ukrainën. Gjatë fushatës së tij për president, Trump ka folur ashpër kundër nivelit të ndihmave të mundësuara nga administrata e presidentit Joe Biden. Megjithatë, Trump ka thënë, herë pas here, se është i hapur ndaj idesë së një programi kreditor, sipas të cilit Ukraina do të paguante SHBA-në për dërgesat e armëve.

Në deklaratat e tij të fundit, ai ka përsëritur edhe qëndrimin e tij se aleatët e tjerë duhet të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen e Ukrainës, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të “barazojë” ndihmat me ato të ofruara nga SHBA-ja. Komentet e Trumpit u bënë në ditën e dytë të mandatit të tij të ri në Shtëpinë e Bardhë, dhe përfaqësojnë ditën e dytë rresht në të cilën ai është dukur t’i bëjë trysni Putinit – të cilin ai shpesh e ka lavdëruarr – për të ecur përpara drejt negociatave për paqe.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ishte zotuar se do t’i jepte fund luftës brenda 24 orëve pas marrjes së pushtetit. Ai është tërhequr nga këto deklarata javëve të fundit, por është zotuar se do t’i japë shpejt fund luftës. Shumë analistë kanë thënë se do të jetë e vështirë që lufta në Ukrainë të përfundojë në të ardhmen e afërt, sepse Putin beson se është duke fituar dhe nuk është i interesuar t’i ndërpresë luftimet, pavarësisht humbjeve të mëdha që po pëson Rusia. Një natë më parë, presidenti amerikan ka thënë se Putin “po e shkatërron” Rusinë duke refuzuar arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Këshilltari për politikë të jashtme i Rusisë, Yury Ushakov, u ka thënë gazetarëve se Moska “po i merr parasysh” komentet e Trumpit, por nuk ka pranuar të japë hollësi, teksa ka shtuar se Kremlini po pret “propozime konkrete që do të përbënin bazë për kontakte”. Sanksionet e vëna tashmë nga Shtetet e Bashkuara dhe nga BE-ja e kanë sakatuar ekonominë ruse. Rusia, po ashtu, ka djegur qindra miliarda dollarë për luftën, ka humbur rreth 700.000 ushtarë dhe i ka frikësuar fqinjët e saj, përderisa ka sakrifikuar tregun fitimprurës evropian të gazit dhe qasjen në tregjet financiare perëndimore, teksa rublës i ka rënë vlera./ REL

donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë