Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
IRAN- Dënime të gjata me burg, gjoba të rënda dhe ndalime udhëtimi. Këto janë ndër dënimet, me të cilat përballen gratë që shkelin ligjin e ri të Iranit për hixhabin. I miratuar më 30 nëntor, Ligji i Hixhabit dhe Dëlirësisë shkaktoi bujë në Republikën Islamike, ku edhe disa klerikë të lartë e kritikuan. Ligji me 74 nene kërkon gjithashtu nga publiku që t’i denoncojë në polici shkelëset e dyshuara dhe i penalizon bizneset dhe taksistët që refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
“Këtë nuk mund ta quash as ligj”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nasrin Sotoudeh, një aktiviste e njohur dhe avokate e të drejtave të njeriut që aktivitetin e saj e zhvillon në Iran.
Ligjet kanë për qëllim t’i mbrojnë qytetarët, por legjislacioni i ri “ua merr sigurinë grave në rrugë”, sipas saj. Kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë gra në Iran refuzonin ta mbanin shaminë e detyrueshme të kokës, që është një shtyllë kryesore e sistemit islamik. Hixhabi ishte në qendër të protestave të papara që shpërthyen në të gjithë Iranin në vitin 2022.
Ato u shkaktuan nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit, një grua e re që u arrestua për shkelje të dyshuar të detyrimit për hixhab. Gjatë protestave, shumë gra dhe vajza i hoqën dhe dogjën shamitë e kokës. Autoritetet i shtypën brutalisht protestuesit, duke vrarë qindra dhe duke arrestuar mijëra.
Sotoudeh thotë se shumë iranianë duan që ata që janë përgjegjës për vdekjet, “të dënohen”. Por, në vend të kësaj, “ligjvënësit miratuan një ligj hakmarrës kundër grave dhe burrave”, sipas saj. Ajo paralajmëron se kritikët “do të ndërmarrin hapa” nëse ligji nuk shfuqizohet, duke sugjeruar se mund të ketë edhe protesta.
Sotoudeh ishte në burg për vite me radhë, për shkak të aktivizmit të saj dhe adresimit të çështjeve të ndjeshme ligjore, përfshirë rastet e grave të ndaluara për protesta paqësore kundër hixhabit të detyrueshëm. Kohëve të fundit, autoritetet i rritën masat për mbikëqyrjen e zbatimit të detyrimit për hixhabin. Ato i rikthyen patrullat nga e ashtuquajtura polici e moralit, të cilat u pezulluan në vazhdën e protestave të vitit 2022.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) krijoi gjithashtu një njësi të re në Teheran për mbikëqyrjen e veshjes së hixhabit. Anëtarët e saj quhen “Ambasadorë të Mirësisë”. Në nëntor, Selia Qendrore e Teheranit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit njoftoi për krijimin e një “klinike”, që ofron “trajtim shkencor dhe psikologjik” për gratë që refuzojnë ta ndjekin kodin islamik të veshjes.
Psikologët iranianë reaguan, duke paralajmëruar se njerëzit e shëndetshëm mund të etiketohen si të sëmurë. Në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar më 1 dhjetor, Sotoudeh dhe Sedigheh Vasmaghi, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe dijetare e Islamit, e kritikuan ligjin e ri të hixhabit, duke e cilësuar si “të turpshëm” dhe “mesjetar”.
Legjislacioni i ri u bë aq i diskutueshëm saqë presidenti Masoud Pezeshkian tha në një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive më 2 dhjetor se “ai nuk mund të zbatohet lehtë”. Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje dënimet e reja për shkelësit e detyrimit për hixhab. Edhe disa klerikë të lartë u shprehën kundër ligjit të ri.
“Jo vetëm që pjesë të mëdha të këtij ligji janë të pazbatueshme... por ai e mposht qëllimin e tij dhe do të bëjë që të rinjtë t’i urrejnë mësimet fetare”, shkroi Ayatollah Mostafa Mohaqeq Damad në një letër të hapur drejtuar klerikëve të lartë më 2 dhjetor.
Në një deklaratë të përbashkët më 4 dhjetor, tri shoqata të njohura që përfaqësojnë industrinë e argëtimit, thanë se çdo ligj që “e kthen atdheun në një burg të madh, është i pakuptimtë” dhe u kërkuan autoriteteve që ta shfuqizojnë atë./REL
foto ilustruese RUMANI- Çdo provë se Rusia u përpoq të ndikonte në zgjedhjet në një shtet të NATO-s do të e...
notre dame FRANCË- Katedralja Notre Dame rihap dyert e saj sot, pesë vjet e gjysmë pas zjarrit masiv që shkatë...
UKRAINË- Të nxitura kryesisht nga lufta në Ukrainë, shpenzimet ushtarake të vendeve anëtare të BE-së arritën kulm...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Rreth tre milionë njerëz në pjesë të Uellsit dhe Anglisë jugperëndimore u është dë...
foto ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prezantoi të premten armën e re, raketat-dronë "Peklo", që prodho...
foto ilustruese SHBA- Shumica e amerikanëve dëshirojnë që Shtetet e Bashkuara të udhëheqin në skenën globale me nj...
GJERMANI- Më 23 shkurt 2025, qytetarët gjermanë do të zgjedhin kancelarin e ri në zgjedhjet parlamentare. Ky proces, n...
KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Seok-geol, ka kërkuar falje për zhurmën që shkaktoi me pë...
AFRIKË- Të paktën 26 persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën nga përplasja e dy autobus&eu...
SHBA- Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, tashmë drejtues i Partisë së Solidaritetit Evropian në opozitë, bisedoi me shërb...