Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...

IRANI- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se refuzon përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për bisedime mes dy vendeve, pasi ato do të sillnin vendosje të kufizimeve ndaj rrezes së raketave iraniane dhe influencën në rajon. Duke folur me një grup zyrtarësh të shtunën, Khamenei nuk i identifikoi me emër Shtetet e Bashkuara, por foli për një “qeveri përndjekëse” që po këmbëngulte për bisedime.
“Bisedimet e tyre nuk synojnë të zgjidhin problemet; janë për t’i imponuar palës së ulur në anën tjetër të tavolinës atë që dëshirojnë”, tha ai.
Komentet e zotit Khamenei u bënë një ditë pasi Presidenti Donald Trump konfirmoi dërgimin e një letre për zotin Khamenei ku kërkohej një marrëveshje e re me Teheranin për të kufizuar zhvillimin e shpejtë të programit bërthamor dhe për të zëvendësuar marrëveshjen bërthamore nga e cila Amerika u tërhoq gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump.
Në komentet e tij për gazetarët në Zyrën Ovale të premten, Presidenti Trump nuk përmendi drejtpërdrejt letrën. Por, ai bëri një referencë për veprime të mundshme ushtarake, duke thënë se: “Kemi një situatë me Iranin dhe diçka do të ndodhë shumë shpejt. Shumë shpejt”.
Oferta për bisedime u bë ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se nuk do t’i lejojnë Iranit të prodhojë armë bërthamore, duke krijuar frikën për një përballje ushtarake ndërsa Irani pasuron uranium në nivelin e armatimit bërthamor – një proces që realizohet nga vendet me armatim bërthamor.
Teherani ka pretenduar prej kohësh se programi i tij është për qëllime paqësore, edhe pse zyrtarët e tij gjithnjë e më shumë kërcënojnë se do të prodhohet bomba bërthamore, pasi tensionet janë të larta me Shtetet e Bashkuara për shkak të sanksioneve dhe me Izraelin, ndërsa një armëpushim delikat vazhdon të jetë në fuqi për luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës.
Prodhimi i përshpejtuar i uraniumit pothuajse pranë nivelit të duhur për armatim bërthamor, e rrit trysninë ndaj Presidentit Trump. Ai ka thënë vazhdimisht se është i hapur për negociata me Republikën Islamike, ndërsa gjithashtu vendos gjithnjë e më shumë sanksione për shitjen e naftës nga Irani, si pjesë e politikës së tij të "trysnisë maksimale".
Në fund të gushtit, udhëheqësi iranian Khamenei në një fjalim hapi derën për bisedime të mundshme me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se nuk ka "asnjë dëm" nga angazhimi me "armikun". Megjithatë, kohët e fundit udhëheqësi suprem e zbuti këtë deklaratë, duke thënë se negociatat me Amerikën "nuk janë inteligjente, të mençura apo të ndershme", pasi Presidenti Trump përmendi mundësinë e bisedimeve bërthamore me Teheranin./ VOA
SHBA- Grenlandezët do t'u drejtohen kutive të votimit më 11 mars, në mes të një stuhie gjeopolitike karshi thirrjeve të...
BOTA- Me lule dhe slogane kundër dhunës, pabarazisë dhe diskriminimit, miliona gra në mbarë botën demonstruan për Dit&...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se Kanadaja ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara prej vitesh me tarifa për lë...
RUSI- Trupat ruse kanë nisur një ofensivë në shkallë të gjerë për të rimarrë pjesë t&eum...
ITALI- Gjendja klinike e Papa Françeskut ditët e fundit ka mbetur stabile, gjë që tregon se ai po i përgjigjet pozitivish...
SHBA- Njoftimi nga Presidenti Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 25 % ndaj importeve Meksikës ka krijuar pasiguri për bizneset në ...
UKRAINË- Të paktën 25 persona kanë vdekur në Ukrainë në valën e fundit të sulmeve ruse pasi konflikti nuk tregon ...
SPANJË- Më shumë se 25,000 njerëz protestuan sot në rrugët e Madridit sot, duke sfiduar shiun e rrëmbyeshëm,...
SIRI- Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi ditës e sotme se më shumë se 500 civilë alavitë janë vrar&eu...
IRAN- Irani nuk do të pranojë presionin për të hyrë në negociata, tha të shtunën lideri suprem i vendit ...