Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...

KIEV- Forcat ukrainase për operacione të veçanta nuk i kanë parë ushtarët e Koresë së Veriut në fushëbetejë në rajonin e Kurskut, në brendi të Rusisë, gjatë tre javëve të fundit, duke sugjeruar se ata janë detyruar të tërhiqen pas humbjeve që i pësuan, deklaroi një zëdhënës i ushtrisë të premten.
Sipas vlerësimeve ukrainase dhe perëndimore rreth 11 mijë ushtarë të Koresë së Veriut, aleatit të Rusisë, janë dislokuar në Kursk në mbështetje të forcave ruse. Rusia nuk ka konfirmuar e as mohuar praninë e tyre.
“Forcat për operacione të veçanta flasin vetëm për zonat ku janë të dislokuara dhe në bazë të kësaj ju njoftojmë se prania e trupave të Koresë së Veriut nuk është vërejtur të paktën për tre javë”, deklaroi zëdhënësi i këtyre njësiteve, Koloneli Oleksandr Kindratenko.
“Supozojmë që ata u detyruan të tërhiqen pasi përjetuan humbje të mëdha”, tha ai përmes një deklarate.
Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase për rajonin e Kurskut i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ai nuk mund ta komentonte publikisht situatën. Mbetet e paqartë se në cilat pjesë të rajonit të Kurskut janë të dislokuara forcat e operacioneve të veçanta.
Ukraina filloi një sulm të befasishëm në rajonin perëndimor të Kurskut në gusht, në përpjekje për të shpërqendruar forcat ruse drejt mbrojtjes së një fronti të ri, për të rritur moralin dhe për të fituar avantazh në terren që mund të përdoret më vonë.
Që nga atëherë, Rusia ka arritur të zmbrapsë trupat ukrainase, por deri më tani nuk ka arritur t’i largojë ato plotësisht. Njësitet e rregullta ushtarake të Koresë së Veriut u inkuadruan në luftë në anën e Rusisë në muajin tetor, sipas Kievit dhe aleatëve perëndimorë, të cilët thonë se ata u dërguan në rajonin e Kurskut.
Presidenti Volodymyr Zelenksy deklaroi më 11 janar se dy ushtarë të Koresë së Veriut janë kapur të gjallë në fushëbetejë nga forcat speciale ukrainase./VOA
Marco Rubio SHBA - Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të nisë udhëtimin e tij të parë zyrtar si kryediplomat, me vizita t...
SERBIA- Shkrimtari dhe dramaturgu serb Sinisha Kovaçeviç së bashku me avokaten Dijana Stojkoviç propozuan te studentët ser...
Donald Trump SHBA- Të gjithë e dimë se Donald Trump i pëlqen tarifat. Jo shumë kohë më parë ai tha se ishte fjala e...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se vendet anëtare të BRICS nuk kanë plane për të krijua...
SHBA- Sekretari i ri i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij britanik John Helay. B&eum...
Foto ilustruese KINË - Kompania me bazë në Kinë DeepSeek ka kthyer valën në inteligjencë artificiale (AI), duk...
IZRAEL- Hamasi ka publikuar emrat e tre pengjeve që do t'i lirojë të shtunën sipas marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin...
SHBA- AstraZeneca ka anuluar planet për një fabrikë të prodhimit të vaksinave prej 450 milion £ në Liverpool, duke faj&eum...
Kanali i Panamasë SHBA - Kur Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi se do të "marrë përsëri" Kanalin e Panamasë n&...
SPANJË- Gjashtë persona u plagosën pas një shpërthimi në një fabrikë municionesh në Spanjë të enjten. S...