BOTA

Ushtria izraelite kryen bastisje në Gaza, lirohen katër pengje

M.B. Përditësimi i fundit 8 Qershor 2024, 14:19
Ushtria izraelite kryen bastisje në Gaza, lirohen katër pengje
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka shpëtuar katër pengje izraelite të kidnapuara nga Hamasi, prej një festivali muzikor, gjatë sulmit të grupit më 7 tetor të vitit të kaluar. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Në mesin e të shpëtuarve janë: Noa Argamani, Almog Meir Jan, Andrei Kozlov dhe Shlomi Ziv, ka thënë ushtria izraelite.

Të katër personat janë të moshës së re. Ata është thënë se janë shpëtuar prej një operacioni “kompleks”, të kryer mes Agjencisë izraelite të Sigurisë dhe Policisë së Izraelit, prej dy lokacioneve të ndryshme në qendër të Gazës. Ata është thënë se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dërguar në një spital në Izrael për kontrolle tjera shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, ka thënë se dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe plagosur përgjatë operacionit. Stafi në spitalin Al-Aqsa është thënë se po has në vështirësi në trajtimin e të plagosurve.

“Dhjetëra persona të plagosur janë të shtrirë në tokë dhe ekipet mjekësore janë duke tentuar t’i shpetojnë ata me gjëra të thjeshta mjekësore”, ka thënë ministria në Facebook.

Një shpëtim i tillë i pengjeve ka ndodhur relativisht rrallë në luftën tashmë tetëmujore mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë. Konflikti mes dy palëve ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Një pjesë e pengjeve janë liruar në kuadër të një armëpushimi njëjavor në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa disa besohet edhe që kanë vdekur.

Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./ REL

gaza

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë