BOTA

"Vazhdimisht online me ose pa dëshirë," studimi: Gjysma e të rinjve do të preferonin më shumë të jetonin në një botë pa internet!

n.f Përditësimi i fundit 21 Maj 2025, 11:31

"Vazhdimisht online me ose pa dëshirë," studimi: Gjysma e

GJERMANI- Gati gjysma e të rinjve do të preferonin më shumë të jetonin në një botë pa internet, sipas një sondazhi britanik. Ky pohim i pazakontë pasqyrohet pjesërisht edhe në tendencat e reja.

Gati 530.000 ndjekës ka i ashtuquajturi The Offline Club në Instagram. Kjo tingëllon pothuajse ironike, sepse në Offline Club synimi është në fakt që me vetëdije të shkëputesh nga rrjetet sociale – pra larg edhe nga Instagrami. Të drejtosh këtë llogari, ke një ndijesi të "pazakontë", thonë në vetprezantimin e tyre tre themeluesit Jordy, Ilya dhe Valentijn. Tre të rinjtë nga Holanda duan që me Offline Club "të rikthejnë njerëzoren në shoqërinë e sotme të izoluar dhe të fiksuar pas ekranit" – sikurse e përshkruajnë ata në anglisht.

Që prej rreth një viti ata organizojnë takime me shumë të tjerë që mendojnë po kështu: Në këto takime nuk ka smartphonë dhe laptop. "Are you ready to ditch your phone?", thuhet në një reel të postuar. E siç duket gjithnjë e më shumë njerëz janë të gatshëm ta mbyllin ndonjëherë celularin e tyre – të paktën në kuadër të takimit në Offline Clubs. Kryesisht celularin e mbyllin për disa orë, por ndonjëherë edhe për disa ditë rresht. Në vend që të fiksohen vazhdimisht tek smartphone, gjatë takimeve ata lexojnë, luajnë, bëjnë punë dore ose pushojnë. Njësoj si dikur, kur nuk ka pasur smartphone, bën reklamë Offline Club.

Ky koncept nga Holanda brenda vitit është përhapur në të gjithë botën. Amsterdami ishte ndër vendet e para. Por pasuan edhe Londra, Parisi, Milano dhe Kopenhaga. Edhe në Gjermani janë zhvilluar takimet e para të këtij lloji. Po shtohen gjithnjë e më shumë edhe restorantet apo klubet, ku klientëve u kërkohet që t'i lenë celularët në shtëpi.

Vazhdimisht online – me ose pa dëshirë

Me Offline Clubs duket se themeluesit kanë prekur një nerv të kohës. Sepse në radhë të parë të rinjtë shpesh e kanë të vështirë të shkëputen nga celulari – pavarësisht mundësisë për konfigurim të celularit, që mund ta kufizojnë kohën e përdorimit. Edhe pse i mirëpritur në rrjetet sociale kthimi tek celularët me palosje pa aplikacione, në zhargonin gjermanisht të quajtur si "boring phone", nuk ka mundur të spostojë smartphonët.

Sipas të dhënave të degës gjermane të teknologjisë bitkom nga fundi i vitit 2024 16 deri në 29 vjeçarët kalojnë më shumë se tri orë në ditë me smartphon. Me këtë ata kanë kohëzgjatjen më të lartë të përdorimit krahasuar me grupmoshat e tjera. Por kohëzgjatja e përdorimit të smaprtphonit mund të jetë edhe më e lartë nga sa bëhet e ditur.

Studimi: Gati gjysma dëshiron një botë pa internet

Shumë të rinj e të reja në fakt dëshirojnë të kalojnë sa më pak kohë me smartphone. Sipas një sondazhi të ri të organizatës britanike të shërbimeve publike British Standards Institution (BSI), gati 70 përqind e 16 deri 21 vjeçarëve ndihen më keq, kur e kalojnë të shumtën e kohës në rrjetet sociale. Për këtë arsye gjysma do të preferonin një "bllokim digjital", që të kufizonte akesin në aplikacione të ndryshme dhe faqe interneti pas orës 22:00. 46 përqind madje thonë, se do të preferonin më shumë të ishin të rinj në një botë pa internet.

Për këtë studim janë pyetur 1293 të rinj. Rezultati përputhet me sondazhe të tjera, si p.sh. anektën e realizuar në fund të 2024 nga instituti amerikan i sondazheve Harris Polls. Në këtë anketë shumë të rinj kanë shprehur dëshirën, që Tiktok, Instagram apo X të mos ishin shpikur fare.

Kjo mund të çojë ujë në mullirin e disa politikanëve – edhe pse përpjekjet në sfondin e kërkesave të forta të të rinjve duket sikur janë të çala. Ministri britanik i Teknologjisë Peter Kyle, sipas gazetës "Guardian", la të kuptohet (20.05.2025), se do të shqyrtojë mundësinë e ndalimeve të detyrueshme të këtyre sistemeve në orë të caktuara. Norvegjia do ta rrisë moshën e lejuar për të përdorur rrjetet sociale nga 13 në 15 vjeç.

Australia kryeson në nivel botëror, me rritjen në fund të vitit 2024 të moshës në 16 vjeç për të lejuar përdorimin e rrjeteve sociale. Vende të tjera si p.sh. Danimarka, e kanë ndryshuar politikën arsimore duke ndaluar thuajse tërësisht tabletat dhe smartphonët në mjediset shkollore.

Përdorimi i tepruar i smartphonëve ndërkohë lidhet me probleme të ndryshme psiqike si depresioni, ndjenja e frikës, stresi, çrregullimet e gjumit dhe varësia. Në një studim të publikuar në fillim të vitit në revistën shkencore BMC Medicine simptomat janë pakësuar me 27 përqind pas reduktimit të kohës së përdorimit të smartphonit. Sipas OECD-së shëndeti mendor i të rinjve në 15 vitet e fundit është përkeqësuar në përmasa dramatike. Një tendencë, që është përforcuar edhe nga pandemia. Në këtë periudhë ka pasur edhe një rritje të jashtëzakonshme të përdorimit të medias. Studimi megjithatë deri tani nuk ka mundur të vërtetojë një kauzalitet të qartë midis këtyre zhvillimeve, thuhet nga OECD./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë