BOTA

Veprimet ruse në Gjeorgji ishin paralajmërim për agresionin në Ukrainë

n.f Përditësimi i fundit 7 Korrik 2024, 22:49
Veprimet ruse në Gjeorgji ishin paralajmërim për agresionin
Foto ilustruese

UKRAINË- Aktivistët në Gjeorgji po punojnë të nxjerrin në pah mizoritë e kryera nga trupat ruse dhe grupet militante gjatë fillimit të viteve 1990. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgewell aktivistët thonë thonë se veprimet e forcave ruse në Gjeorgji duhet të ishin një paralajmërim për rreziqet e paraqitura nga Rusia, shumë kohë përpara fillimit të agresionit në Ukrainë në vitin 2022.

Ndërsa Bashkimi Sovjetik po shpërbëhej, në fillim të viteve 1990, Gjeorgjia shpalli pavarësinë. Në atë kohë kishte tensione me pakicat etnike në rajonet e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, në kufi me Rusinë. Shumë gjeorgjianë thonë se Moska i shfrytëzoi këto tensione për të nxitur konfliktin. Tamar Chergoleishvili, themeluesja e fushatës "Para Buchës ndodhi Abkhazia", fajëson Rusinë për luftën.

“Në Gjeorgji shpërthyen luftëra që u cilësuan si konflikte etnike dhe luftë civile. E vërteta është se Rusia ishte ajo që organizonte të gjitha trazirat, dhe gjakderdhjet për të copëtuar Gjeorgjinë dhe për të mos lejuar që të bëhej një shtet vërtet i pavarur dhe të bëhej anëtar i botës demokratike perëndimore”, thotë për Zërin e Amerikës, Tamar Chergoleishvili.

Rusia e hedh poshtë këtë akuzë dhe këmbëngul se trupat u dërguan si paqeruajtës. Në konfliktin midis separatistëve dhe gjeorgjianëve nga viti 1989 deri në vitin 1994, nga 10,000 deri në 30,000 njerëz u vranë. Shifrat e sakta megjithatë nuk dihen. Mbi 200 mijë njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Të mbijetuarit e konfliktit thonë se mizori të shumta janë kryer nga separatistët e armatosur lokalë, grupe të tjera dhe aleatët e tyre rusë. Taliko Zarandia kujton vrasjen e djalit të fqinjit të saj.

“Militantët erdhën dhe na sulmuan si ujqër. Ata nxituan drejt djalit dhe e pyetën sa vjeç ishte. Ai u përgjigj se ishte pesëmbëdhjetë vjeç. 'Ti meriton 15 plumba', u përgjigjën ata. Më pas e qëlluan pesëmbëdhjetë herë në kokë”, thotë për Zërin e Amerikës zonja Zarandia.

Rusia mohon kryerjen e mizorive. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e përshkruan atë që ndodhi në Abkhazi si spastrim etnik. Dëshmitë rrëqethëse të të mbijetuarve të kujtojnë rrëfimet nga ukrainasit pas fillimit të agresionit të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Në qytetet ukrainase Bucha dhe Irpin, të mbijetuarit thonë se ndodhën vrasje, përdhunime dhe tortura të ngjashme. Këto akuza gjithashtu hidhen poshtë nga Rusia, pavarësisht nga provat dhe gjetja e varrezave masive. Zonja Chergoleishvili thotë se gazetarët ukrainas e kontaktuan atë për atë që kishte ndodhur në Gjeorgji.

“Të gjithë e dinim se diçka e tmerrshme kishte ndodhur në Abkhazi, por materialet mbetën në sirtar, të mbuluar nga pluhuri. Askush nuk donte ta përjetonte sërish. Ukrainasit më detyruan ta përjetoja sërish para se t'ua jepja atyre materialin e mbledhur. Kjo më bëri të ndjeja turp”, thotë për Zërin e Amerikës zonja Chergoleishvili nga fushata “Para Buchës ndodhi Abkhazia".

Fushata po zhvillon aktivitete në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë duke shfaqur një dokumentar dhe duke bërë prezantime të cilat ofrojnë detaje të tmerreve që ndodhën në Gjeorgji.

“Duhet të rikujtojmë viktimat e harruara nga Gjeorgjia, që përjetuan të njejtat vuajtje që Ukraina po kalon tani si pasojë e agresionit të Rusisë. Perëndimi duhet ta ketë të qartë se nëse nuk e ndalon Rusinë në Ukrainë tani, do të duhet të shpenzojnë 100 herë më shumë në 30 vitet e ardhshme”, thotë zonja Chergoleishvili.

Rusia e sulmoi përsëri Gjeorgjinë në vitin 2008. Rusia mban ende nën kontroll 20 për qind të territorit gjeorgjian, duke përfshirë Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut. Shumë gjeorgjianë thonë se fati i tyre duhet të kishte qënë një paralajmërim të mjaftueshëm për rreziqet e paraqitura nga Rusia, shumë kohë përpara agresionit të saj në Ukrainë./ VOA

lufta rusi-ukraine gjeorgjia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë