Studenti me këmbë të thyer u tërhoq zvarrë, reagon Policia e Shtetit. Merren masa ndaj 4 efektivëve
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Pamje të rënda nga protesta studentore në Tiranë. Një i ri shihet në gjendje të rënduar fizike, i rrethuar nga efektiv...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me përplasjet mes studentëve protestues dhe Policis&...
Mes personave të lënduar gjatë protestës në Tiranë është edhe kryeredaktori i Dosja.al Izmir Akulli. Sipas redaksisë...
Momente të forta tensioni janë regjistruar këtë mbrëmje përpara Bashkisë së Tiranës, ku është zhvendosur ...
Qindra studentë u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar përmirësimin e arsimit dhe largimin e Edi Ramës n...
Protesta e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente, ndërsa një grup protestuesish ka hyrë brenda një...
Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tiranë, ndërs...
Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policis&eum...
Situata përpara Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar sërish në përplasje të dhunshme fizike mes efektivëv...
Fotot e para të William Chapman, të riut që humbi jetën të shtunën pasi hyri në kafazin e një tigri në Parkun e Jetës së Egër të Yorkshire, të Anglisë, u publikuan të martën. Një video e postuar prej tij në rrjetet sociale tregon momentet e fundit para sulmit vdekjeprurës.
Në njërën prej fotove, Chapman shihet duke bërë një selfie në palestër, të cilën e kishte publikuar në rrjetet sociale vetëm disa orë para incidentit. Në një imazh tjetër, të postuar gjithashtu ditën e vdekjes së tij, ai shfaqet duke mbajtur një Bibël dhe një hark, me një shigjetë mes dhëmbëve. Ai ka veshur të njëjtat rroba që shihen edhe në videon e regjistruar në kafazin e tigrit.
Videoja, të cilën e publikoi në Instagram pak minuta para se të vdiste, e tregon atë duke iu afruar ngadalë tigrit siberian Altai, i cili peshon rreth 200 kilogramë. Kafsha ishte shtrirë mbi një platformë të ngritur prej druri. Në video dëgjohen frymëmarrja e rënduar e Chapman dhe zërat e vizitorëve të tmerruar, ndërsa njëri prej tyre thërret: “O Zot!”
I riu fillimisht kërkoi të fotografohej me tigrin dhe më pas u hodh në hapësirën ku qëndronte kafsha.
Sipas dëshmitarëve okularë, pak para incidentit, Chapman ndodhej i vetëm në një urë kalimi mbi kafazin e tigrave dhe kërcente nën ritmin e muzikës që dëgjonte përmes kufjeve.
Në një moment, ai iu afrua një vizitoreje, Del Taylor, dhe i kërkoi t’i bënte një foto me tigrin në sfond.
“Ju lutem, a mund të më bëni një foto me tigrin?”, dëgjohet të thotë ai në një video të regjistruar pak para sulmit.
Gruaja pranoi dhe i bëri një fotografi, por Chapman i kërkoi vazhdimisht t’i bënte edhe të tjera, përpara se ta falënderonte.
Disa minuta më vonë, Chapman filloi të ngjitej mbi kangjellat mbrojtëse. Një grua u përpoq ta ndalonte, por nuk ia doli. Ai u hodh nga një lartësi prej rreth 3,5 metrash dhe përfundoi në kafazin e kafshës.
Vizitorët panë të tmerruar teksa tigri iu afrua të riut dhe e sulmoi. Sipas dëshmitarëve, Chapman dëgjohej duke bërtitur vazhdimisht “ndalo” dhe duke bërë një gjest që, sipas raportimeve, korrespondon me fjalën “keq” në sistemin e komunikimit Makaton, i cili përdor shenja dhe simbole për të ndihmuar personat me vështirësi në komunikim. Dëshmitarët okularë thanë se më pas panë tigrin t’i hidhej në qafë.
Tigri nuk do të vritet, nis hetimi për incidentin
Parku i Jetës së Egër të Yorkshire deklaroi se tigri Altai është i sigurt dhe se nuk do t’i nënshtrohet eutanazisë pas incidentit.
“Një numër njerëzish na kanë kontaktuar në lidhje me Altain. Mund t’i sigurojmë të gjithë se ai është i sigurt, në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk do t’i nënshtrohet eutanazisë si pasojë e këtij incidenti”, deklaroi parku.
Kujdestarja e kopshtit zoologjik, Charlotte Pywell, tha se tigri nuk kishte faj për atë që ndodhi.
“Unë nuk isha atje. Nuk e di kush ishte burri dhe çfarë e shtyu të hidhej. Nuk ishte aspak faji i tigrit. Për të, ishte thjesht diçka tjetër me të cilën mund të luante. Të gjithë kujdestarët janë të shkatërruar. Ka qenë një ditë shumë e trishtuar”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, Këshilli i Doncasterit, autoriteti përgjegjës për licencimin e kopshtit zoologjik, ka nisur një hetim për rrethanat e vdekjes së të riut dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e shëndetit dhe sigurisë.
Drejtori ekzekutiv i këshillit, Dan Swain, konfirmoi se hetimi po zhvillohet në bashkëpunim me policinë dhe agjencitë e tjera përkatëse. Ai gjithashtu kërkoi që të respektohet privatësia e personave të përfshirë në ngjarje.
Parku i Jetës së Egër të Yorkshire u hap në vitin 2009, ndërsa habitati i projektuar posaçërisht për tigrat, i njohur si “Toka e Tigrave”, u përurua në vitin 2011. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej rreth tetë akrash dhe është shtëpia e tigrave Amur, një nënlloj i rrezikuar, nga i cili kanë mbetur rreth 500 individë në natyrë.
Parku ka shtigje të ngritura për vizitorët dhe barriera mbrojtëse. Autoritetet po hetojnë tashmë se si Chapman arriti të kapërcente pengesat dhe të hynte në zonën ku qëndronte tigri. /PiranjatNews/
Tiger's name is Altai, a 5-year-old Amur tiger who arrived in UK from Norway in 2025. It's the same tiger that attacked the man in frame 2 who had climbed into the enclosure at Yorkshire Wildlife Park. https://t.co/Ps4loo7PHx
— George Obunga (@GeorgeObuntsgf) October 12, 2026
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social...
Shefi i spiunazhit të brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar këtë të marte ka deklaruar se Irani po shton përpj...
Policia gjermane rrethoi përkohësisht aeroportin Albrecht Durer të Nurembergut dhe pezulloi operacionet të martën, pas dyshimeve p&eu...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Uaterfordit në Republikën e Irlandës, ku katër persona, mes tyre dy fëmij&e...
Alireza Raishi, 21 vjeç, u ekzekutua më 5 tetor në Iran, së bashku me 25-vjeçarin Alireza Sepahi. Historia e këtij të fun...
Stuhitë e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar të paktën pesë viktima në Meksikë, ndërsa disa p...
Një oficer policie humbi jetën në krye të detyrës në qytetin belg të Zette të hënën në mbrëmje, ko...
Policia gjermane ka ndaluar një grua në Berlin në lidhje me një zjarr në një stacion Starlink në Poloni muajin e kaluar. Ky &...
Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, është ndarë nga ...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, republikani Mike Johnson, ka shprehur shqetësime për transmetimin e mundshë...