Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Çerdhet pa drekë dhe me orar të kufizuar, pengesë për punësimin e nënave Sot paralizohet për 3 orë transporti publik në vend, rritja e TVSH do të shtrenjtojë biletat Reshje të dendura dhe shtrëngata në vend, ja qarqet në rrezik për përmbytje Horoskopi/ Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë, kush do të ketë fat në dashuri dhe financa... Kazinoja te ‘Air Albania’/ Zbardhen fijet që të çojnë te Olsi Rama Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës/ Toka 320 mijë euro u vlerësua 26 milionë euro për licensimin ... Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit “Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë
BOTA

Tragjedi në Irlandë! Katër viktima nga zjarri në një banesë, dy fëmijë në gjendje kritike

P
Piranjat13 October 2026, 14:21 · 2 min lexim
Tragjedi në Irlandë! Katër viktima nga zjarri në një

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Uaterfordit në Republikën e Irlandës, ku katër persona, mes tyre dy fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një banesë. Ndërkohë, dy fëmijë të tjerë janë dërguar në spital me lëndime të rënda.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit në zonën e njohur si Birchuood, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit. Sipas autoriteteve, flakët kishin përfshirë një pjesë të madhe të shtëpisë përpara mbërritjes së ekipeve zjarrfikëse, të cilat u njoftuan pak pas orës 05:00.

Forcat e emergjencës ndërhynë menjëherë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të shpëtuar personat që ndodheshin brenda ndërtesës. Gjatë operacionit, disa njerëz u nxorën nga banesa, por për katër prej tyre ndërhyrja nuk mundi të përfundonte me sukses.

Policia irlandeze konfirmoi se viktimat janë një burrë, një grua dhe dy fëmijë. Dy fëmijët e tjerë që mbijetuan janë transportuar në spital, ku po marrin trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së tyre kritike.

Pas incidentit, zona përreth banesës u rrethua nga policia, ndërsa në vendngjarje vijojnë të jenë të pranishme ekipet e zjarrfikësve, efektivët e policisë dhe specialistë të kompanisë së gazit, të cilët po asistojnë në operacionet përkatëse.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje te banorët e zonës, të cilët janë mbledhur pranë vendit të tragjedisë. Sipas raportimeve, familja që jetonte në banesë ishte e njohur për komunitetin lokal.

Autoritetet e kanë cilësuar rastin si një ngjarje ende në zhvillim dhe deri më tani nuk kanë dhënë informacione të tjera lidhur me shkaqet e zjarrit. Hetimet pritet të ndihmojnë në përcaktimin e rrethanave që çuan në këtë tragjedi familjare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.