Ky është momenti tronditës kur policët drejtojnë një pistoletë elektrike (Taser) dhe nxjerrin shkopinjtë e gomës ndaj një grupi vajzash adoleshente, ndërsa një përplasje në rrugë del jashtë kontrollit.
Pamjet tregojnë efektivët duke u përleshur me të rejat në skena dramatike të një sherri në rrugë, ku disa vajza përfundojnë të rrëzuara në tokë. Policia tha se videoja “duket jashtëzakonisht tronditëse”, duke treguar një grup vajzash të përfshira në një përplasje me oficerët në rrugët e qytetit Rotherham.
Njëri prej policëve u kërkon vajzave të shpërndahen, duke i akuzuar se po “prishnin rendin publik”. Mes britmave dhe tensionit, disa prej vajzave fillojnë të shtyjnë policin me jelek fosforeshent, i cili duket se i shtyn ato mbrapsht. Më pas ndërhyjnë edhe efektivë të tjerë, ndërsa përplasja përshkallëzohet dhe përfshihen edhe vajza të tjera. Polici i parë nxjerr shkopin e gomës, ndërsa njëra prej vajzave rrëzohet në tokë gjatë kaosit.
Një tjetër efektiv duket sikur godet me grusht një nga vajzat me të cilën po përleshej. Në sfond dëgjohen djem që bërtasin, ndërsa shishe hidhen drejt turmës. Një tjetër polic shfaqet duke mbajtur në dorë një Taser, teksa situata degjeneron në një përleshje të përgjithshme. Skenat dramatike ndodhën pranë një makine policie me dritat emergjente të ndezura kuq e blu, në atë që duket të jetë një rrugë banimi. Mendohet se incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Rawmarsh, në qarkun e South Yorkshire.
Pamjet u publikuan në Facebook nga një grua që tha se ishte nëna e një prej vajzave të përfshira në ngjarje. Ajo pretendoi se grupi i madh i adoleshentëve po merrte pjesë në një festë lamtumire. Nëna u shpreh e tronditur nga mënyra se si policët e menaxhuan situatën. “Nuk mund ta besoj mënyrën se si policia e trajtoi situatën mbrëmë. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
22 Qershor21:54
Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes në Letoni. Ja çfarë e helmoi
Një gazetar rus, i njohur për zbulimin e lidhjes së fshehtë të Vladimir Putinit me kampionen olimpike Alina Kabaeva, është gj...
BOTA
22 Qershor21:42
Drogoi gruan dhe e abuzoi me 13 burra, 60-vjeçari “thyhet” në gjykatë
Një burrë i akuzuar se e ka droguar gruan e tij për ta përdhunuar atë së bashku me burra të tjerë, ka pranuar një s...
BOTA
22 Qershor19:53
VIDEO/ Festivali i turpit me...përdhunime, rrahje me karrige dhe shiringa
Skena kaosi u zhvilluan të dielën në mbrëmje dhe deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në...
BOTA
22 Qershor19:12
Bilanc lufte nga të shtënat me armë në qytetin amerikan
Disa të shtëna me armë në të gjithë Çikagon gjatë fundjavës lanë të paktën nëntë të...
BOTA
22 Qershor19:05
"Mbreti i Veriut"/ E shkuara e kryeministrit të ardhshëm të Britanisë, i ‘zgjedhur’ që në moshën 14-vjeçare
Në atdheun e tij, ai njihet si "Mbreti i Veriut". Ashtu si mbreti në serialin kult Game of Thrones, ai është gjithmonë në ball&eum...
BOTA
22 Qershor18:44
Spanjë, ish-ministri i Transporteve dënohet me 24 vite burg. Ja akuzat e ngritura ndaj tij
Një gjykatë në Spanjë ka dënuar me 24 vite burg ish-ministrin e transportit dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të kryemi...
BOTA
22 Qershor18:38
‘Baballarët e parë homoseksualë’, përballen me 18 akuza, përfshirë përdhunim dhe shfrytëzim seksual të të miturve
Njëri nga ata që është cilësuar si “babai i parë homoseksual i Britanisë” dhe bashkëshorti i tij janë a...
BOTA
22 Qershor17:52
VIDEO/ "Plas" grushti në avion, oficeri i policisë dhunohet nga pasagjeri i dehur
Një pasagjer i dehur shkaktoi skena kaosi në një fluturim të Ryanair me destinacion Mbretërinë e Bashkuar, pasi u përfshi n...
BOTA
22 Qershor17:40
VIDEO/ Zjarri del jashtë kontrollit, bllokohet aksi Athinë-Lamie
Rruga Kombëtare Athinë-Lamia është e mbyllur në lartësinë e Akraifnios në të dyja drejtimet për shkak të ...
BOTA
22 Qershor17:13
E rëndë në Katar/ Shpërthim në impiantin e gazit në Ras Laffan, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 66 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një impiant en...