BOTA

VOA: Elon Musk dhe zvogëlimi i përmasave të qeverisë amerikane

n.f Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 17:26

VOA: Elon Musk dhe zvogëlimi i përmasave të qeverisë

SHBA- Personi kryesor i caktuar nga Presidenti Donald Trump për të bërë ndryshime të shpejta në agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara është Elon Musk-u, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë së prodhimit të makinave Tesla dhe kompanisë së hapësirës SpaceX. Ligjvënësit demokratë thonë se përpjekja e miliarderit të mbështetur nga Presidenti Trump për të ulur shpenzimet e qeverisë federale është e gabuar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn njofton rreth veprimeve të ndërmarra nga zoti Musk në Uashington.

Një protestë përpara një agjencie federale në Uashington këtë javë u fokusua tek puna e Elon Musk-ut, i caktuar nga Presidenti Donald Trump për zvogëlimin e qeverisë amerikane.

“Populli duhet të vendosë se si i mbrojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Populli duhet të vendosë se si shpenzohen paratë e taksapaguesve. Elon Musk-u nuk mundet ta marrë këtë vendim”, tha senatori demokrat Chris Murphy.

Musk është personi më i pasur në botë dhe drejtues ekzekutiv i firmës së automjeteve elektrike Tesla dhe kompanisë së hapësirës SpaceX. Ai zotëron edhe kompani të tjera, përfshirë platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter.

Që nga inaugurimi i Presidentit Trump, zoti Musk, si drejtues i Departamentit të sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë, ose DOGE, ka filluar të punojë për të shkurtuar ato, që ai dhe Presidenti Trump, i shohin si programe federale të kushtueshme.

Ekipi i zoti Musk thuhet se ka fituar qasje në sistemet e pagesave të Departamentit të Thesarit dhe ka kërkuar të marrë nën kontroll Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), që jep ndihma humanitare dhe ndihma të tjera për mbi 100 vende. Tek selia e USAID-it pati protesta këtë javë.

“Presidenti Trump e udhëzoi mikun e tij miliarder të korruptuar, Elon Musk, që të plaçkiste një agjenci jetike të qeverisë amerikane”, tha ligjvënësi demokrat Don Beyer.

Presidenti Trump përsëriti sidoqoftë mbështetjen e tij për zotin Musk.

“Është diçka për të cilën ai është shumë i angazhuar dhe kjo është mbresëlënëse, pasi ai drejton padyshim një kompani të madhe”, tha Presidenti Trump.

Elon Musk tha se ajo çfarë zbuloi në USAID nuk mund të shpëtohet.

"Ndërsa shqyrtuam USAID-in, u bë e qartë se ajo që kemi këtu nuk është një mollë me një krimb në të, por në fakt kemi vetëm një top me krimba", tha zoti Musk.

Ligjvënësit demokratë e kundërshtojnë këtë dhe thonë se është e gabuar që zoti Musk ka kaq shumë pushtet dhe pak përgjegjësi dhe mbikëqyrje, veçanërisht duke patur parasysh që SpaceX ka kontrata me qeverinë federale.

“Një miliarder i pazgjedhur, i papërgjegjshëm, me konflikte të gjera interesi, lidhje të thella me Kinën dhe që vepron si një armë e papërmbajtur për të goditur armiqtë e perceptuar, po rrëmben sistemet më të rëndësishme të të dhënave financiare të vendit tonë dhe librin e kontabilitetit”, tha senatorja demokrate Patty Murray.

Por Presidenti Trump thotë se Shtëpia e Bardhë po bën mbikëqyrjen e duhur për punën e zotit Musk.

"Aty ku mendojmë se ka një konflikt ose ka një problem, atëherë nuk do ta lëmë të përfshihet... Ne po përpiqemi të zvogëlojmë qeverinë dhe ai ndoshta mund ta tkurrë atë si kushdo tjetër, nëse jo edhe më mirë", tha Presidenti Trump. Në rolin e tij të papaguar si "punonjës i posaçëm i qeverisë", zotit Musk i lejohet të punojë jo më shumë se 130 ditë në vit./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë