BOTA

VOA: Kremtimi i fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore, shtyllë kryesore e sundimit të Putinit

n.f Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 11:54
VOA: Kremtimi i fitores së Rusisë në Luftën e Dytë
Putin

RUSI- Rusia u përfshi të enjten nga një spektakël patriotik për Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, që presidenti Vladimir Putin e ka shndërruar në një shtyllë të pushtetit të tij gati çerek shekullor dhe në një arsyetim të luftës së tij në Ukrainë.

Edhe pse pak veteranë të asaj që Rusia e quan Lufta e Madhe Patriotike janë ende gjallë 79 vjet pasi Berlini ra në duart e Ushtrisë së Kuqe, fitorja mbi Gjermaninë naziste mbetet simboli më i rëndësishëm dhe gjerësisht i nderuar i trimërisë së vendit dhe një element thelbësor i identitetit kombëtar.

Kremtimet e enjtes gjithandej Rusisë, të udhëhequra nga presidenti Putin, i cili këtë javë filloi mandatin e tij të pestë, përkujtojnë sakrificën e kohës së luftës në atë që është shndërruar në festën më të rëndësishme laike ruse.

“Dita e Fitores bashkon të gjithë brezat”, tha presidenti Putin në një fjalim gjatë një parakalimi në Sheshin e Kuq. “Ne po ecim përpara duke u mbështetur në traditat tona shekullore dhe ndjehemi të sigurt se së bashku do të sigurojmë një të ardhme të lirë dhe të sigurt të Rusisë”.

Ai përshëndeti trupat që luftojnë në Ukrainë për guximin e tyre dhe sulmoi perëndimin, duke e akuzuar atë për “nxitje të konflikteve rajonale, grindjeve ndëretnike e ndërfetare dhe përpjekjeve për të frenuar qendrat sovrane dhe të pavarura të zhvillimit global”.

Mes tensioneve Rusi-Perëndim që u rritën në nivelin më të lartë që nga koha e Luftës së Ftohtë për shkak të Ukrainës, presidenti Putin bëri gjithashtu një paralajmërim tjetër të ashpër për fuqinë bërthamore të Rusisë.

“Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar konfrontimin global, por nuk do të lejojë askënd të na kërcënojë”, tha ai. “Forcat tona strategjike janë në gatishmëri luftarake”.

Bashkimi Sovjetik humbi rreth 27 milionë njerëz në Luftën e Dytë Botërore. Trupat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Bashkimit Sovjetik perëndimor në qershor të vitit 1941, përpara se të largoheshin deri në Berlin, ku flamuri i kuq me drapër dhe çekan i BRSS-së u ngrit mbi kryeqytetin e rrënuar. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe aleatët e tjerë e shënojnë fundin e luftës në Evropë me 8 maj.

Që kur mori pushtetin në ditën e fundit të vitit 1999, presidenti Putin e ka bërë 9 majin pjesë të rëndësishme të agjendës së tij politike dhe shfaqjeve të fuqisë ushtarake. Kolona tankesh dhe raketash rrotullohen nëpër Sheshin e Kuq dhe skuadrilje avionësh luftarakë gjëmojnë ndërsa veteranët e stolisur me medalje i bashkohen atij për të ndjekur parakalimin. Shumë prej tyre mbajnë shiritin e Shën Gjergjit me ngjyra portokalli dhe zi, që tradicionalisht lidhen me Ditën e Fitores.

Rreth 9,000 trupa, përfshirë rreth 1,000 që luftuan në Ukrainë, morën pjesë në parakalimin e së enjtes. Vladimir Putin, 71 vjeç, flet shpesh për historinë e familjes së tij, duke ndarë kujtimet e babait të tij, i cili luftoi në front gjatë rrethimit nazist të qytetit të Leningradit, tani Shën Petersburg, dhe u plagos rëndë. Për vite me radhë presidenti Putin mbante një foto të babait të tij në parakalimet e Ditës së Fitores.Kremtimet u pezulluan gjatë pandemisë së koronavirusit dhe më pas përsëri mes shqetësimeve për sigurinë pas fillimit të luftimeve në Ukrainë.

Si pjesë e përpjekjeve të tij për të kultivuar trashëgiminë sovjetike dhe për të shtypur çdo përpjekje për ta vënë në dyshim atë, Rusia ka miratuar ligje që dënojnë "rehabilitimin e nazizmit", të cilët përfshijnë ndëshkimin e "përdhosjes" së monumenteve përkujtimore ose sfidimin e versionit të Kremlinit për historinë e Luftës së Dytë Botërore.

Kur dërgoi trupat në Ukrainë më 24 shkurt 2022, presidenti Putin nxori kujtimet e Luftës së Dytë Botërore në përpjekje për të justifikuar veprimet e tij, që Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë i denoncuan si një agresion të paprovokuar. Presidenti rus përmendi “denacifikimin” e Ukrainës si qëllimin kryesor të Moskës, duke e përshkruar në mënyrë të rreme si neonaziste qeverinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili është hebre dhe ka humbur të afërm në Holokaust.

Ai u përpoq ta paraqes nderimin e Ukrainës për disa nga udhëheqësit e saj nacionalistë që bashkëpunuan me nazistët në Luftën e Dytë Botërore, si një shenjë e simpatisë së supozuar ndaj nazistëve. Ai shfrytëzon rregullisht referenca të pambështetura për personalitetet nacionaliste ukrainase si Stepan Bandera, i cili u vra nga një spiun sovjetik në Munih në vitin 1959, si një justifikim themelor për veprimin ushtarak në Ukrainë.

Shumë vëzhgues e shohin përqendrimin e presidentit Putin në Luftën e Dytë Botërore si pjesë e përpjekjeve të tij për të ringjallur ndikimin dhe prestigjin e Bashkimit Sovjetik dhe mbështetjen e tij në praktikat sovjetike.

Marrë nga VOA

putin rusia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë