BOTA

VOA: Zgjedhjet në veriun e Kosovës – mes bojkotimit të partive serbe

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Prill 2023, 22:32
VOA: Zgjedhjet në veriun e Kosovës – mes bojkotimit të

Me pjesëmarrje të ultë dhe bojkotim nga ana e partive politike serbe, në katër komunat në veriun e Kosovës, të dielën u zhvilluan votimet për zgjedhjen e kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Votat e pakta u hodhën në 13 qendra votimesh të improvizuara në kontejnerë dhe gjashtë syresh në qendrat e rregullta. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se votën e tyre e hodhën 1 mijë e 567 qytetarë apo 3.47 për qind e rreth 45 mijë votuesve të regjistruar.

Nga dhjetë kandidatë për postet e kryetarëve, vetëm një është nga radhët e komunitetit serb, pasi Lista Serbe dhe partitë tjera më të vogla nga radhët e këtij komuniteti i bojkotuan zgjedhjet me kërkesën e Beogradit zyrtar.

Slagjana Pantoviç, që është kandidate për postin e kryetares së komunës së Zveçanit tha se këto zgjedhje janë të njëjta si të gjitha të mëparshmet.

“Dhe nëse ne (serbët) nuk marrim pjesë, atëherë cilat janë shpresat tona për të ardhmen. Nëse nuk ka asnjë kandidat serb në zonat e banuara nga serbët, cilat do të ishin shpresat tona?”, tha ajo.

Në komunën e Mitrovicës së Veriut kandidatët shqiptarë për kryetarë të komunës thanë se presin ditë të mira për qytetin pas zgjedhjeve.

“Unë jam mese i bindur se për Mitrovicën po vinë më në fund ditë të mira. Kanë përfunduar ditët kur komuna veriore e Mitrovicës u përmend veç me konotacion të keq dhe ka pasur vetëm lajme të këqija”, tha Erden Atiq, kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut nga lëvizja Vetëvendosje.

Qytetarët shqiptarë dhe serbë kanë qëndrime të ndryshme për procesin e votimit në veriun e Kosovës. Derisa shqiptarët mendojnë që serbët po frikësohen të dalin në zgjedhje, qytetarët serb të veriut thonë se duhet kompromis për të mbajtur zgjedhje të drejta dhe legjitime.

“Vetëm politika e Beogradit po i shantazhon sepse qytetarët e rëndomtë nuk e kanë mendimin sikurse qeveria e tyre, por kanë frikë”, tha Naser Selimi nga fshati Qabër në komunën e Zubin Potokut.

“Këto zgjedhje po mbahen për inat, sërish me një dekret nga Prishtina, që vazhdon të përpiqen të arrijë një zgjidhje politike pa marrëveshje me serbët e Kosovës...”, tha Miodrag Marinkoviç nga Mitrovica e Veriut.

"Demokracia me forcë - jo. Thjesht, është procesi i zhvillimit të një ideologjie në formën e demokracisë dhe kjo nuk mund të bëhet në pesë ose 10 ditë. Duhet të ketë një kompromis, duhet të ketë një marrëveshje dhe gjithçka tjetër”, tha Jovan Knezheviç nga Mitrovica e Veriut.

Autoritetet në Kosovë u bënë thirrje qytetarëve serbë që të dalin në votime në mënyrë që të zgjedhin institucionet lokale, të rëndësishme për jetën e tyre.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cilësoi zgjedhjet e së dielës si zgjedhje pushtuese, ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, duke postuar disa fotografi të policëve të Kosovës pranë kontejnerëve të votimit shkroi se “këto janë imazhet që me të vërtetë përshkruajnë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike” në Kosovë të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe vendet e ‘Quintit’”.

Autoritetet në Serbi kanë kritikuar ashpër vendet kryesore perëndimore për mbështetjen e zgjedhjeve të së dielës, duke theksuar se qëllimi i tyre është pamundësimi i themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me të cilin ata kushtezojnë pjsëmarrjen në institucionet e Kosovës.

Diplomatët perëndimorë nuk e kanë kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës edhe pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, subjektit kryesor politik serb, ndërsa u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Postet e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës mbetën bosh në nëntor të vitit të kaluar kur përfaqësuesit serbë në zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, mes tensioneve për shkak të mospajtimeve ndaj një vendimi të qeverisë në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Zgjedhjet në zonë u zhvilluan pa ndonjë incident ndërsa vëzhguesit tërheqin vërejtjen se sfida e vërtete do të mund të shfaqet kur të fillojë zbatimi i rezultateve të tyre. Grupi i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, tha se “ndonëse zgjedhjet plotësuan kriteret minimale ligjore, ato nuk garantojnë legjitimitet politik e përfaqësues të institucioneve që do të prodhohen nga to”./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?