BOTA

Zbulohet skenari i mbijetesës nga një sulm amerikan: Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin e Iranit

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2026, 23:06
Zbulohet skenari i mbijetesës nga një sulm amerikan: Nëse

New York Times ka zbuluar mënyrën se si Irani po përballet me presionin e Shteteve të Bashkuara dhe kërcënimin e një konflikti të mundshëm ushtarak. New York Times tregon ngritjen e Ali Larijani-t, zyrtari më i lartë i sigurisë kombëtare, që ka marrë një rol vendimtar në qeverisje dhe menaxhimin e krizave, duke përfshirë shtypjen e protestave, marrëdhëniet me aleatët si Rusia dhe Katari, si dhe negociatat bërthamore me Uashingtonin.

Në fillim të janarit, ndërsa Irani përballej me protesta masive në të gjithë vendin dhe me kërcënimin e sulmeve nga Shtetet e Bashkuara, udhëheqësi suprem, Ayatollah Ali Khamenei, u mbështet te një nga bashkëpunëtorët më të besuar dhe të afërt: Ali Larijani, zyrtari më i lartë i sigurisë kombëtare dhe një politikan veteran.

Që atëherë, Larijani, 67 vjeç, ish-komandant i Gardës Revolucionare dhe aktualisht kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, ka marrë drejtimin praktik të vendit. Rritja e tij ka lënë në hije presidentin Masoud Pezeshkian, një kirurg zemre që u kthye në politikan, i cili ka kaluar një vit të vështirë në detyrë dhe vazhdon të përsërisë publikisht deklaratën:

Sipas intervistave të The New York Times me gjashtë zyrtarë të lartë iranianë, tre anëtarë të Gardës Revolucionare dhe dy ish-diplomatë iranianë, Larijani ka marrë përgjegjësi të shumta.

Ai ka udhëhequr shtypjen e protestave me forcë të dhunshme, ka mbajtur nën kontroll çdo pakënaqësi brenda vendit, ka koordinuar marrëdhëniet me aleatë të fuqishëm si Rusia dhe aktorë rajonalë si Katari dhe Oman, dhe ka mbikëqyrur negociatat bërthamore me Washingtonin. Një pjesë e madhe e punës së tij ka qenë edhe përgatitja e vendit për një luftë të mundshme me SHBA-të, ndërsa forcat amerikane grumbullohen në rajon.

“Jemi gati në vendin tonë”, tha Larijani gjatë një interviste për Al Jazeera në Doha, kryeqytetin e Katarit.

“Jemi më të fuqishëm se më parë. Gjatë 7-8 muajve të fundit kemi gjetur dobësitë tona dhe i kemi përmirësuar. Nuk kërkojmë luftë dhe nuk do ta fillojmë ne, por nëse ajo na detyrohet, do të përgjigjemi”, shtoi ai.

Khamenei i ka deleguar Larijani-t dhe një grupi të ngushtë besnikësh përgjegjësi të mëdha për të siguruar mbijetesën e Republikës Islamike, përveç sulmeve nga SHBA-të dhe Izraeli, duke përfshirë edhe çdo tentativë atentati ndaj vetë udhëheqësit suprem. Ky grup përfshin këshilltarë ushtarakë të lartë dhe zyrtarë të tjerë të afërt, të cilët do të marrin vendime në rast se komunikimi me Khamenein ndërpritet ose ai vritet.

Larijani vjen nga një familje elitare politike dhe fetare. Ai ka qenë 12 pjesë e Parlamentit dhe në 2021-in u ngarkua me negociatat për një marrëveshje strategjike 25-vjeçare me Kinën, me vlerë miliarda dollarë.

Sipas zyrtarëve dhe anëtarëve të Gardës, Khamenei ka emëruar katër shtresa pasuesish për çdo komandë ushtarake dhe pozita qeveritare që ai personalisht emëron. Ai gjithashtu ka kërkuar që çdo udhëheqës të emërojë deri në katër zëvendës dhe ka deleguar përgjegjësi te një grup i ngushtë besnikësh për të marrë vendime emergjente.

Gjatë luftës me Izraelin në qershor, Khamenei emëroi tre kandidatë të mundshëm për pasardhës, por ata nuk janë identifikuar publikisht. Larijani nuk është pjesë e këtyre kandidatëve, pasi nuk është një klerik i lartë shiit, një kriter bazik për pasuesin e mundshëm.

Megjithatë, ai është pjesë e rrethit të ngushtë besnik të Khamenei-t, së bashku me këshilltarin e tij kryesor ushtarak, ish-komandantin e Gardës, Maj. Gj. Yahya Rahim Safavi, dhe Brig. Gj. Mohammad Bagher Ghalibaf, ish-komandant i Gardës, i caktuar nga Khamenei si zëvendësi i tij de facto për komandimin e forcave të armatosura gjatë luftës.

Larijani ka marrë edhe detyrën e sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Khamenei ka krijuar një Këshill të Ri të Mbrojtjes Kombëtare, i udhëhequr nga Ali Shamkhani, për të menaxhuar çështjet ushtarake gjatë kohës së luftës.

Irani funksionon mbi parimin se sulmet ushtarake amerikane janë të pashmangshme dhe të afërta. Forcat e armatosura janë në gjendje gatishmërie të lartë. Vendosja e raketave balistike në kufirin perëndimor me Irakun, pranë Izraelit, dhe përgjatë bregdetit të Gjirit Persik, brenda shtrirjes së bazave amerikane, është pjesë e përgatitjeve. Shteti ka kryer teste raketash dhe ushtrime ushtarake, përfshirë mbylljen e përkohshme të Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për energjinë globale.

Në publik, Khamenei ka mbajtur një qëndrim sfidues, duke paralajmëruar se ushtria më e fuqishme në botë mund të marrë një “goditje” nga e cila nuk do të ngrihet lehtësisht, dhe ka kërcënuar të fundosë anijet luftarake amerikane në ujërat përreth.

Ekspertët thonë se Khamenei po shpërndan pushtet te besnikët e tij dhe po përgatit shtetin për ngjarjet e mëdha të ardhshme, duke përfshirë luftën dhe pasardhësin e mundshëm pas saj.

 

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?