Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
GJERMANI- Pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhje në SHBA e me zgjedhjet e reja të planifikuara në Gjermani për 23 shkurt, po ngrihen pikëpyetje rreth rolit që mediat sociale mund dhe duhet të luajnë në fushatat partiake. Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) mori pak më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e fundit rajonale në Tyringi dhe Saksoni, gjë që pjesërisht i atribuohej efektivitetit të partisë për të arritur votuesit që votojnë për herë të parë në TikTok.
Matthias Kettemann, ekspert në rregullimin e internetit dhe ligjin e medias në Universitetin e Innsbruck-ut në Austri, thotë se është e pamundur të thuhet saktësisht se çfarë ndikimi kanë mediat sociale në formësimin e opinionit publik dhe në proceset e vendimmarrjes demokratike.
Megjithatë, ajo që është e qartë është se gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin mediat sociale dhe ka një prirje të përgjithshme drejt polarizimit. "Partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë priren të jenë më të suksesshme në mediat sociale, sepse ato kanë histori që janë më të lehta për t'u treguar, gjë që nxit angazhimin me algoritmet e amplifikimit të platformave,” tha ai për DW.
Vëzhguesit janë gjithashtu të kujdesshëm ndaj ndikimit në rritje të Elon Musk-ut, njeriu më i pasur në botë dhe pronar i Platformës X, i cili ishte padyshim aleati më i madh i Trumpit në fushatën e tij të suksesshme për të rimarrë presidencën amerikane.
Pas rënies së koalicionit qeverisës gjerman më 6 nëntor, Elon Musk i quajti disa herë udhëheqësit e qendrës së majtë të Gjermanisë "budallenj". Ndërkohë, Zëvendëskancelari dhe Ministri i Ekonomisë të Gjermanisë, Robert Habeck i Partisë së Gjelbër bëri një rikthim të befasishëm në platformën e mikroblogimit këtë javë, pas gjashtë vitesh mungesë, duke deklaruar se ai nuk mendonte se po ia linte X-në vetëm "atyre që bërtasin dhe populistëve”.
Debate politike dhe jo fushata shpifjeje
Jörg Hassler, ekspert për komunikimet digjitale dhe politike në Universitetin Ludwig Maximilian në Mynih, beson se "problemi më i madh është dezinformimi që vjen nga lart". Sipas tij, liderët politikë tani janë duke u fokusuar më shumë në sulmet personale kundër konkurrentëve të tyre ose të përfshihen në debate mbi çështje dytësore si datat e zgjedhjeve.
Gjatë një debati në Bundestag të mërkurën, Friedrich Merz, lideri i Kristiandemokratëve (CDU) të qendrës së djathtë, shprehu neverinë e tij ndaj videove të rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale, që kanë qarkulluar në internet dhe janë shpërndarë në mediat sociale. "Fakti që ato janë postuar dhe përcjellë nga ligjvënësit socialdemokratë jep një shije të llojit të fushatës zgjedhore që përgatitet për të ndjekur këtu në Gjermani,” tha Merz.
"Çështjet e rëndësishme është si ecën ekonomia, nëse njerëzit mund të përfitojnë nga mirëqenia e shtetit e kështu me radhë, por duket se politikanët nuk janë të interesuar për këto çështje”, tha Kettemann.
Lufta për demokraci në TikTok
Ndërsa mjetet e fushatës të zhvilluara në SHBA u nënshtrohen kufizimeve të rrepta ligjore dhe rregullatore në Gjermani, për shembull përmes ligjeve për mbrojtjen e të dhënave dhe financimin e partive, media sociale është bërë një pjesë e rëndësishme e ekosistemit hibrid të medias, në të cilin informacioni lakohet mes mediave sociale dhe mediave tradicionale.
"Nuk mund të fitosh zgjedhjet në mediat sociale, por mund t'i humbësh ato,” tha Hassler. Ai përmendi shembullin e Armin Laschet-it, kandidatit të CDU-së për kancelar në zgjedhjet federale të vitit 2021. Fushata e Laschet-it u shkatërrua pasi ai u filmua duke qeshur gjatë një vizite zyrtare në Rrethin Rhein-Erft, një rajon i Gjermanisë i shkatërruar nga përmbytjet ekstreme në korrik 2021. Zemërimi u përhap në X, të quajtur atëherë Twitter, në duke përdorur hashtagun "#laschetlacht" ("#laschetqesh").
Për herë të parë në vitin 2022, më shumë qytetarë gjermanë thanë se lajmet i ndjekin kryesisht në internet dhe jo në televizion, tregon anketa vjetore e Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë.
Rusia dëshiron të "thellojë" polarizimin
Një tjetër faktor i rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tha Kettemann, do të jetë roli i aktorëve të huaj që përdorin operacione dezinformuese, të tilla si bots dhe "fushatat e errëta" në aplikacionet e mesazheve si Telegram dhe WhatsApp, për të nxitur histori të caktuara. AfD, partia populiste e Gjermanisë dhe Aleanca e krahut të majtë Sahra Wagenknecht (BSW) u paraqitën me programe proruse, konservatore në pikëpamje sociale, kundër migrimit dhe kundër klimës.
"Ne e dimë, për shembull, se Rusia preferon shumë disa parti politike gjermane përballë të tjerave. Ajo dëshiron të përkeqësojë tendencat polarizuese brenda shoqërisë gjermane dhe ky është një kërcënim për të cilin duhet të jemi shumë të vetëdijshëm ndërsa i afrohemi zgjedhjeve për Bundestagun," tha Hassler.
BE përpiqet të rregullojë mediat sociale
BE ka prezantuar tashmë një grup rregullash gjithëpërfshirëse për mediat sociale dhe tregjet digjitale me Ligjin e Shërbimeve Digjitale (DSA), i cili synon të parandalojë aktivitetet e paligjshme dhe të dëmshme në internet, si dhe përhapjen e dezinformatave.
Në gjetjet paraprake të publikuara në korrik, rregullatorët e BE zbuluan se platforma X e shkelte DSA, duke deklaruar se sistemi i verifikimit të shenjës blu "mashtron përdoruesit”, se platforma nuk respektonte "transparencën e kërkuar për sa i përket reklamimit” dhe se "nuk i lejonte studiuesit të hynin në të dhënat e saj publike".
Sipas Kettemann, sfida tani është zbatimi i legjislacionit, gjë që nuk do të jetë e mundur në kohë për zgjedhjet parlamentare gjermane në shkurt. "Disa platforma si X duket se nuk bashkëpunojnë me rregullat e BE, kështu që do të jetë shumë e vështirë që kjo platformë të jetë në përputhje me vlerat demokratike dhe rregullat e BE-së”, tha ai.
Kjo mund të jetë edhe më e vështirë në të ardhmen pasi roli i Muskut është gjithnjë e më i rëndësishëm në formësimin e politikës së SHBA, thotë Kettemann, pasi nënpresidenti i sapozgjedhur i SHBA-së J.D. Vance sugjeroi këtë javë se SHBA do të tërhiqnin mbështetjen e tyre për NATO-n, nëse BE përpiqej të rregullonte platformën X.
Ndërsa më shumë votues, veçanërisht të rinjtë, mësojnë për politikën dhe çështjet botërore përmes mediave sociale, Kettermani u kërkoi partive tradicionale të shtojnë aktivitetet e tyre në platformat e medias sociale, sepse nuk duhet t'u lënë fushë të lirë aktorëve të dezinformimit. "Duhet të jemi ne, që duhet ta udhëheqim luftën,” tha ai./DW
Musk SHBA- Miliarderi si dhe aleati i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Elon Musk së fundmi është tallu...
Pamje nga vendngjarja SHBA- Një oficer policie në Las Vegas qëlloi dhe vrau 43-vjeçarin Brandon Durham,...
foto ilustruese SHBA- Ato nuk mund të jenë më ndryshe: Mia, një studente e përfshirë në lëvizjen kundër aborti...
volodymyr zelenskyy SHBA- Zyrtarët amerikanë thonë se presidenti Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që t&...
foto ilustruese GREQI- Është sulmuar me bomba molotov Konsullata Turke në Selanik të Greqisë, nga persona të cilët ...
zelenskyy, biden SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka autorizuar Ukrainën që të fillojë të lëshojë raketa t&eum...
foto ilustruese SHBA- Pas SHBA-së, edhe Britania e Madhe dhe Franca raportohet se i dhanë sonte dritën “jeshile” Ukrain&eum...
foto ilustruese RUSI- Vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të godasë Rusinë me raketa ameri...
zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha këtë mbrëmje se raketat "do të flasin vetë dhe sulme t&eu...
starmer, meloni BRITANI- Qeveria e Britanisë së Madhe mund të ndjekë modelin e asaj italiane për ndalimin e kalimit të emigra...