
Zviceranët hodhën poshtë me shumicë aplikimin e një takse mbi trashëgiminë për super të pasurit. Nisma e organizatës rinore të socialistëve Juso “Për një politikë sociale ndaj klimës të financuar përmes taksave”, e cila synonte që të vendosej një taksë prej 50 përqind mbi trashëgimitë që tejkalojnë 50 milionë franga zvicerane, dështoi në referendum. Sipas Juso-ve paratë nga këto taksa duhet të përdoreshin për mbrojtjen e klimës.
Autoritetet njoftuan njoftuan madje para se të numëroheshin të gjitha votat, se propozimet kishin dështuar, sepse shumica e kantoneve kishin votuar kundër tyre. Për kërkesa të tilla nevojiten si shumica e votave të përgjithshme edhe shumica e votave në kantone.
Partitë dhe shoqatat e biznesit kundër taksës mbi trashëgiminë
Sipas autoriteteve tatimore zvicerane në Zvicër ka rreth 2.500 tatimpagues me një pasuri që tejkalojnë 50 milionë franga zvicerane. Të gjithë së bashku ata zotërojnë një pasuri me vlerë rreth 500 miliardë franga zvicerane.
Nëse nisma do të ishte miratuar taksimi i trashëgimive mund të gjeneronte teorikisht katër miliardë franga të ardhura shtesë nga taksat. Sipas planeve të Juso-ve, të ardhurat do të përdoreshin për të financuar projekte për mbrojtjen e klimës.
Një koalicion i gjerë partish politike dhe shoqatash biznesi u angazhua kundër kësaj takse. Ata paralajmëruan se barra shtesë mund t’i shtynte individët e pasur të largoheshin jashtë vendit, duke ulur kështu të ardhurat e përgjithshme tatimore.
Në shumicën e kantoneve zvicerane bashkëshortët dhe pasardhësit e drejtpërdrejtë aktualisht nuk duhet të paguajnë taksë mbi trashëgiminë. Për trashëgimtarët e tjerë zbatohen rregullore të ndryshme, varësisht nga kantoni./DW
Artikuj te sugjeruar
BOTA
1 Dhjetor14:06
Bisedimet për paqe në Ukrainë, Kallas: Javë vendimtare për diplomacinë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian tha të hënën se përpjekjet për paqe për t'i dhënë fund luftës së Rusis&e...
BOTA
1 Dhjetor13:55
151 viktima nga zjarri në Hong Kong, arrestohen të tjerë të dyshuar
Autoritetet e Hong Kongut thanë të hënën se kishin arrestuar 13 persona për vrasje të dyshuar nga pakujdesia në një he...
BOTA
1 Dhjetor13:14
Aksident zinxhir në SHBA/ Përfshihen 45 makina, shkak stuhia e borës
Një aksident zinxhir që përfshinte 45 automjete ndodhi në një autostradë ndërshtetërore në Indiana, SHBA.
Akside...
BOTA
1 Dhjetor12:27
Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje ndërqeveritare për heqjen e vizave
Rusia dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje ndërqeveritare mbi heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e...
BOTA
1 Dhjetor12:25
Maduro i gatshëm të japë dorëheqjen brenda 18 muajsh
“Maduro i gatshëm të japë dorëheqje brenda 18 muajsh”, raporton CNN.
Gjatë bisedimeve joformale me zyrtarë amerikan...
BOTA
1 Dhjetor12:05
Macron mikpret Zelenskyn për të shqyrtuar negociatat e paqes
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit sot nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee, për të shqyrtuar negociatat ...
BOTA
1 Dhjetor11:54
Miliarderi zviceran kërkon taksa më të larta për të pasurit
Një miliarder zviceran ka bërë thirrje për taksa më të larta për të pasurit, disa orë pasi vendi i tij hodhi...
BOTA
1 Dhjetor09:51
Fermerët në Greqi përshkallëzojnë protestat, bllokohet përkohësisht aksi rrugor Kakavijë-Janinë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, &eu...
BOTA
1 Dhjetor09:38
Gjendet i vdekur tregtari i njohur i antikiteteve dhe gruaja e tij në Firence
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Firencen të dielën pasdite, ku tregtari i njohur i antikiteteve Franco Giorgi, 74 vjeç, dhe b...
BOTA
1 Dhjetor08:58
SHBA/ Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta ”kërcënojnë” 50 milionë amerikanë
Mbi 50 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të kërcënuar nga temperatura të ftohta, reshje të dendura d&eum...