Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës...
AKTUALITET

Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg

P
Piranjat 6 November 2026, 14:48 · 3 min lexim
Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit

Dikur një nga zonat me bujqësinë dhe blegtorinë më të zhvilluar në Fier, fshati Kallm po përballet sot me një krizë të thellë të sektorit bujqësor.

Rritja e çmimeve të karburantit, plehrave kimike dhe pesticideve, por edhe mungesa e tregut për shitjen e prodhimeve, kanë detyruar fermerët të reduktojnë ndjeshëm sipërfaqet e mbjella dhe numrin e krerëve të bagëtive.

Prodhimi i grurit dhe misrit, dikur burim kryesor të ardhurash për familjet e zonës, tashmë po kthehet në një barrë për fermerët.

“Ne kultivojmë pothuajse gjithçka, grurë, misër, bathë, jonxhë, kemi edhe ullinj e vreshta. Kam aplikuar për subvencione, por nuk kam përfituar për bujqësinë. Prodhim kemi, por nuk e shesim dot. Magazinën e kam plot me grurë e misër. Me 25 lekë nuk e shes dot, ndërsa plehrat janë rritur shumë. Punojmë kot. Nuk dua të mbjell më grurë. Jemi pensionistë, me 150 mijë lekë në muaj nuk na dalin as për ilaçe. Shteti po e falimenton blegtorinë dhe bujqësinë”.

Problemet nuk janë më të pakta as për blegtorët. Mungesa e pikave të grumbullimit, çmimi i ulët dhe vështirësitë në shitjen e qumështit kanë bërë që shumë familje të heqin dorë nga rritja e bagëtive.

“Merrem me blegtori, kryesisht me dhi. Në fillim na thanë se do ta merrnin qumështin, çuam dy-tre herë ne fabrike dhe pastaj na thanë se nuk do ta grumbullonin më, sepse nuk kishte shitje. Tani e përdorim për vete dhe një pjesë e shesim vetë. Subvencione për bagëtitë nuk kam marrë asnjëherë. Nuk i kanë matrikulluar të gjitha bagëtitë, disa i lanë jashtë. Me këto të ardhura nuk e mbaj dot familjen, jam edhe me listë në dyqan”.

“Kemi edhe blegtori, por subvencione nuk marrim, sepse kemi pak sipërfaqe toke. Kjo nuk është e drejtë, por nuk kemi ku ta kërkojmë të drejtën. Po i reduktojmë sipërfaqet, sepse nuk kemi ku ta çojmë grurin. Shumë fermerë këtu kanë hequr dorë nga mbjellja, ndërsa të tjerë e kanë zvogëluar sipërfaqen”.

Fermerët paralajmërojnë se, nëse situata vijon kështu, Kallmi rrezikon të humbasë traditën e tij bujqësore dhe blegtorale. Ndërsa të rinjtë po largohen gjithnjë e më shumë nga fshati, toka që dikur siguronte jetesën e dhjetëra familjeve rrezikon të mbetet e papunuar./ Top Channel

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.