Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës... Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe med... Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj...
POLITIKE

Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës

P
Piranjat 6 November 2026, 13:12 · 3 min lexim
Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të

Kryetari i PD përsëriti sërish ftesën për bashkimin e faktorit opozitar.

‘Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës’, tha se Berisha:

Anisa Kadesha, RTSH: Z.Berisha, cila është oferta që ju keni për bashkëpunimin me partitë e reja opozitare, të cilat deri në këto momente janë shprehur skeptike për bashkëpunim me PD-në?

Sali Berisha: Ftesa ime është shumë e sinqertë.

Dhe unë u them këtyre drejtuesve të forcave politike, anëtarëve të saj, mbështetësve të tyre, se është një moment historik, në të cilin çdo shqiptar që konsideron të keqen më të madhe Edi Ramën, organizatën e tij kriminale, narkoshtetin e tij, bashkohet në një front të përbashkët për largimin e tij nga pushteti.

Nuk kemi të bëjmë këtu me një koalicion të themi, të linjave politike.

Kjo thirrje është për një koalicion që të përfshijë çdo faktor që do rrëzimin e Edi Ramës.

Në mënyrë që të krijojmë një qeveri teknike.

Në mënyrë që të bëjmë reformën zgjedhore dhe t’i hapim rrugën drejtësisë dhe shqiptarëve të votojnë të lirë. Shqiptarët të zgjedhin kandidatët dhe forcat politike që u besojnë më shumë.  Besoj se kjo ofertë meriton të shqyrtohet dhe rishqyrtohet.

Unë e kuptoj se ka patur shkëmbime jomiqësore midis faktorëve të ndryshëm opozitarë.

Por sot koha thërret më shumë se kurrë, t'i lëmë mënjanë ata, të bashkohemi kundër të keqes më të madhe dhe pastaj në një shoqëri që voton e lirë, secili merr vendin që i takon me votën e lirë.  Unë i kam dëgjuar kundërshtitë, por unë prapë i ftoj dhe prapë kam besim se ata që ndihen opozitarë të vërtetë, do të gjejnë forcën dhe moralin e këtij bashkimi.

Ftoj gjithashtu, faktorë të tjerë, të krijojmë një front të përbashkët opozitar, qoftë në protestë, qoftë në zgjedhjet vendore. Në mënyrë që të shënojmë hapa të tjerë në betejën kundër narkoshtetit, kundër Padrinos së Shqipërisë, i cili në fakt po rrënon Shqipërinë, më shumë se çdo vend tjetër.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.