Dyshohet se ngacmoi sek*ualisht një 17-vjeçare, procedohet penalisht mësuesi në Korçë
Një nxënëse e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës ka denoncuar mbrëmjen e djeshme një mësues të shkollës

Sipas TCH, ngjarja ka ndodhur rreth 1 muaj më parë, ku 17-vjeçarja ka qenë pjesë e stërvitjes së volejbollit në palestrën e shkollës 9-vjeçare Sevasti Qirjazi, ku mësuesi jep mësim.
Në denoncimin e bërë në komisariat, 17-vjeçarja ka treguar në prani të babait të saj dhe psikologes, se mësuesi me iniciale E.C. ka kryer veprime me natyrë seksuale, duke e prekur në pjesë intime gjatë orës së stërvitjes.
Nga ana e komisariatit të policisë, janë marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë brenda palestrës ku do të bëhet edhe këqyrja e DVR-së për të hedhur më tepër dritë mbi këtë ngjarje.
Mësuesi është shoqëruar menjëherë në komisariat ku ka dhënë edhe dëshminë e tij mohuese ndaj akuzave. Në përfundim të hetimeve paraprake, ky i fundit u procedua në gjendje të lirë ndërsa do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin rastin.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Smart City” në shkolla, kamerat me AI monitorojnë nxënësit, raporti zbulon mangësi serioze në siguri dhe privatësi

Banka Botërore: Ndotja e ajrit në Shqipëri mbi trefishin e normës së OBSH, sjell 3,551 vdekje të parakohshme në vit

Çfarë do të ndodhë me monedhat e huaja? Kursi i këmbimit

Njihuni me “surprizat” e motit për sot

“A do lejoni ju shfarosjen tonë këtu?”/ Letra e dy kosovarëve që i kërkuan Enver Hoxhës burgun në vend të kampit të Rubikut

Transporti i nxënësve pa kontrata, zbulohen tarifat e fryra dhe kompensime të paligjshme

Rregullorja e re, nga 1 janari 2027 ulen komisionet e tregtarëve për të pranuar pagesa me kartë

31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane





