Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rama i merr Dokushin e bashkisë Erion Veliajt Sot shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë për “pengim të drejtësisë” Qeveria shqiptare katërfishon pagesat për shërbimin diplomatik! Mungon transparenca e shpenzimeve Kina, siguria, tarifat! Tre ditët e Trump në një Azi të shqetësuar CNN: Dyshime për plan iranian sulmesh me bombë radiologjike dhe armë kimike, në shënjestër zyrtarë të Trump... Njihuni me “surprizat” e motit për sot Transporti i nxënësve pa kontrata, zbulohen tarifat e fryra dhe kompensime të paligjshme Rregullorja e re, nga 1 janari 2027 ulen komisionet e tregtarëve për të pranuar pagesa me kartë Mbi 100 vjet për t'u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse E martë, ditë tersi/ Horoskopi për 17 nëntor, kujdes me vendimet në punë, financat dhe surprizat në dashuri... Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për...
POLITIKE

Rama i merr Dokushin e bashkisë Erion Veliajt

Vetëm pak ditë pasi u caktua nga kryeministri Edi Rama në krye të Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Demo ka drejtuar mbledhjen e grupit të punës për procesin e rindërtimit në kryeqytet

P
Piranjat17 November 2026, 08:52 · 3 min lexim
Rama i merr Dokushin e bashkisë Erion Veliajt

Vetëm pak ditë pasi u caktua nga kryeministri Edi Rama në krye të Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Demo ka drejtuar mbledhjen e grupit të punës për procesin e rindërtimit në kryeqytet.

 Ky takim vjen në një moment kur qarkullojnë zëra se Demo mund të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.

Në tryezën e punës, Bashkia e Tiranës u përfaqësua nga Alban Dokushi, një prej bashkëpunëtorëve të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili aktualisht ushtron de facto drejtimin e punëve të bashkisë ndërsa Veliaj ndodhet në burg.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Demo bëri me dije se fokus i takimit ishte zhbllokimi i proceseve dhe alokimi i një fondi prej 1.8 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit për përfundimin e banesave në zonat e Kombinatit dhe lagjes “5 Maji”.

“Jemi në fazën përfundimtare të përgatitjes së mbështetjes prej 1,8 miliardë lekësh nga buxheti i qeverisë qendrore për Bashkinë Tiranë, për të përshpejtuar ndërtimin e banesave për familjet e prekura nga tërmeti në Kombinat dhe lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë,” deklaroi Demo në postimin e tij.

Sipas tij, në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe përfaqësuesi i Bashkisë Tiranë, me synimin për të tejkaluar ngërçet burokratike mes institucioneve.

“Vështirësitë mes institucioneve duhet t’i zgjidhim ne. Familjet nuk duhet të vazhdojnë të presin për shkak të tyre. Për çdo çështje të hapur duhen përgjegjësi të qarta dhe afate që respektohen,” theksoi ai.

Duke paralajmëruar një angazhim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm në kryeqytet, kreu i ri i PS-së së Tiranës shtoi se do ta monitorojë personalisht ecurinë e punimeve deri në dorëzimin e apartamenteve.

“Do ta ndjek këtë proces me takime të rregullta dhe kontrolle në terren, deri në përfundimin e banesave dhe dorëzimin e çelësave. Për familjet që presin, ky është rezultati që ka rëndësi. Dhe kjo është përgjegjësia jonë ndaj tyre,” përfundoi Demo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.