Protesta para Ministrisë së Arsimit, plagoset një vajzë, transportohet me urgjencë në spital
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Arrest në burg është masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Gjirokastër ndaj shtetasve...
Kryepeshkopi Joan, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, bëri thirrje që të gjithë ata ...
Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim tëgodinës së Ministrisë së Arsimit. Forcat policore janë vën&eum...
Protesta në Tiranë ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi me presion dhe tensione të vazhdueshme. Një pedagog i pranis...
I është bashkuar protestës së rinisë edhe këngëtari Luiz Ejlli, bashkë me familjen e tij. Luiz Ejlli: Isha duke kalua...
‘Dorëheqja e Ramës është e vetmja zgjidhje për të rikthyer normalitetin’. Kështu deklaroi gjatë një d...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubi...
Gazetari Almer Toska ka publikuar një video-mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në të cilin gazetari përdor tone të forta dhe dek...
Nga Jonida Mukja
Mirëmbrëma.
Gjatë këtyre viteve të Piranjat, kam ndjekur problemet e dhjetëra njerëzve që na janë drejtuar për ndihmë. Kam dëgjuar halle të çdo lloji, kam parë lot, zemërim, dhe njerëz që dalin jashtë vetes nga dëshpërimi. Është pjesë e punës.
Por sot, për herë të parë, një nga njerëzit që na kërkoi ndihmë, nuk është më.
Fatjon Balla ndërroi jetë.
Nuk iku nga mosha, as nga aksidentet, as nga ndonjë sëmundje e papritur. Ndërroi jetë për shkak të problemit për të cilin u drejtua tek ne.
Fatjoni nuk ngjante me asnjë prej njerëzve, historitë e të cilëve kemi ndjekur. Nëse shumica e njerëzve që ndihmojmë ne kërkojnë, me të drejtë, të marrin atë që u takon, të dëmshpërblehen, të shohin abuzuesit të dënohen… Fatjoni donte vetëm që kjo që i ndodhi atij, të mos i ndodhte kujt tjetër.
Ishte i qetë.
I kthjellët.
Pa hakmarrje e pa urrejtje brenda vetes.
Edhe sëmundjen e rëndë me të cilën u përball ai e luftoi me buzëqeshje dhe me batutë të çiltër.
Buzëqeshja, ishte forca më e madhe e tij.
Më vonë, duke gërmuar në jetën e tij, kuptova që ai nuk ishte thjesht një "denoncues" i radhës. Ishte një aktivist, një njeri që jetën e tij ia kishte kushtuar kauzave që i shërbenin të gjithëve, jo vetëm atij. Një mik i natyrës, i malit, i detit, sepse Toni donte gjithçka të bukur që na është dhënë në këtë Tokë, e që për atë u bë shumë e vogël.
Ishte ai lloj qytetari që tejkalon veten për të mirën e të gjithëve, që jep pa kërkuar të marrë, e që në një shoqëri të stërmunduar si e jona, kemi harruar që ekziston.
Fatjoni ishte një nga ata qytetarë që Shqipëria i ka me pakicë, dhe humbja e të cilëve nuk i përket vetëm familjes e miqve. Humbja e tij, edhe mua më pakëson… ne të gjithëve na pakëson.
Tani, pa të, Shqipëria është pak më e varfër.
Dhe ky është një nga ato rastet kur dëshiroj që teoria e mishërimit të jetë e vërtetë… Sepse ndoshta, ndonjëherë, një shpirt si i tij mund të kthehet përsëri mes nesh.
Fatjoni ndërroi jetë më 5 prill në Spanjë, teksa kishte shkuar për t'u trajtuar. Shpenzimet për të kthyer trupin në Shqipëri janë të konsiderueshme. Kushdo mundet, mund të kontribuojë, të ndihmojmë familjen të kthejë trupin në Shqipëri./Piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Unë quhem Koloreto Cukali dhe jam skenaristi i Piranjave. Dhe më duket shumë interesante ajo që po ndodh me Moza Ahmetin. Sepse ...
Nga Armand Shkullaku Erion Veliaj më në fund po vihet në provë në të parën betejë të jetës, atë të...
Sot ulet akciza e naftës, por me gungë. Sot shqiptarët me shumë gjasë do provojnë uljen e akcizës së naftës q&eu...
Nga Shaban Sulçe Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Corseto beri dje nje deklarate te pazakonte, kur tha se kishte 48 ore pa gjumë. Ai nxitoi...
Nga Genc Sejko Ndërsa lufta në Iran hyn në javën e saj të pestë, është bërë e qartë se askush nuk duke...
Nga Florjan Binaj Prej tre javësh, ju kemi treguar historinë e Leonardit dhe Gjovanës. Një histori familjare, zënkash, një ...
Nga Klodian Tomorri Kryeministri Edi Rama riktheu sërish projektin e futjes së shtetit në tregun e karburanteve si mekanizëm për t&eum...
Nga Dojna Mema Këtë javë një vajzë 25-vjeçare nga Lezha i dha fund jetës së saj. Përpara se të largohej, la...
Nga Ilir Meta Z. Balla, meqë më përmende sot emrin për një çështje shumë serioze, jam i detyruar t'ju përgjigjem...
Kur u prezantua si “operacioni kirurgjikal” që do të pastronte sistemin nga korrupsioni, Reforma në Drejtësi premtoi standarde t...