Rigers Sheqeri i IMT-së në krye të grupit të ngujuar brenda selisë së PS-së, nga ku u qëlluan me gurë studentët
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë. Protestuesit kan&...
Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi s...
Një telefonatë që paralajmëronte praninë e mundshme e personave të armatosur mes protestuesve ka qenë arsyeja e angazhimit ...
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. ...
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë ba...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje t&...
Edi Rama u shfaq i shkalluar sot herët në mëngjes duke sulmuar protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen. Në një mon...
‘Edi Rama, jep dorëheqjen se nuk të ka ngelur më asgjë për të qeverisur’. ‘Qeveria teknike është zgj...
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...

Nga Irena Beqiraj
Atelies së maxhorancës ku qepen ligje me porosi i është shtuar Zamira, e cila pa u menduar dy herë propozon që ligji 9710 i vitit 2007 për portet turistike në Republikën e Shqipërisë të ndryshojë. Zamira shkruan në relacionin e projektligjit: "Ligji 9710 parashikon një rregull të përgjithshëm, realizimin e porteve turistike sipas rregullave konkurruese koncesionare ndërsa Ligji për Investimet Strategjike përcakton proçedura të veçanta administrative".
Ndaj deputetja e re që nuk ka ngrohur akoma karriken, e sheh me vend që të ndryshojë Ligji 9710 i cili kerkon që ndërtimi edhe operimi i porteve turistike të jepen me proçedurë konkurruese, duke propozuar që të përjashtohen nga ky rregull edhe të jepen pa garë portet që janë pjesë e investimeve strategjike. Sipas Zamirës mbivendosjet midis dy ligjeve shkaktojnë vonesa .
Që Zamira të mos i njoh ligjet nuk është mëkat, është e re në detyrë por, të mos i lexojë ato para se të propozojë ndryshime me firmën e saj, është e dhimshme. E para, Zamira duhet të ketë dëgjuar që ligji për Investimet Strategjike eshtë i përkohëshëm dhe shtyrja e afatit të tij 6 herë ka qënë pjesë e shqetësimeve nga partnerët ndërkombëtarë si tregues i mungesës së mirëqeverisjes .
Thënë këtë, në fillim të 2026 të propozosh që një ligj i përhershëm si ai i ndërtimit edhe operimit të porteve turistike të ndryshojë e ti përshtatet një ligj të përkohshëm që përfundon në Dhjetor 2026 , duket jo racionale edhe jo logjike.
E dyta, po ta kishte lexuar ligjin për Investimet Strategjike do të kishte lexuar nenin 17 të tij i cili thotë :
"Kur legjislacioni në fuqi parashikon zhvillimin e procedurave konkurruese/tenderuese/ konçesionare vetëm pas përzgjedhjes së subjektit fitues të garës dhe nëse projekti i propozuar përmbush kërkesat e këtij ligji, Agjencia, në bashkëpunim me institucionet/entet përgjegjëse për investimin strategjik, sipas fushave të përgjegjësisë, vlerëson projektin e propozuar dhe i propozon Komitetit të Investimeve Strategjike miratimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”.
E pra ligji i Investimeve Strategjike është i qartë edhe përcakton se kur investimi strategjik përfshin ndërtimin e veprave për të cilat legjislacioni në fuqi kërkon proçedurë konkurruese/ tenderuese /konçensionare /vetëm pas zgjedhjes së fituesit së konçensionit me garë jepet statusi i investitorit. Por Zamira nuk është dakord . Ajo mendon se nëse Bamirësit të saj Kryeministrit i është mbushur mendja që të jap një investim strategjik edhe porti pjesë e tij duhet të jepet pa garë .
E treta , deputetja thotë që ky projektligj është në përputhje me vizionin e qeverisë por nuk thotë se ndryshimi i propozuar është në kundështim me kërkesat e legjislacionin europian për të cilin ajo edhe shokët e saj zunë be e rrufe se do ta traspozonin në ligjet tona brenda 2027. Zamirës me shumë gjasa ja kanë dhënë të gatshëm këtë projektligj edhe si shpërblim për bamirësin që që e vuri të dytën në listën e mbyllur ajo duhet ta propozojë atë pa menduar dhe në papërgjegjshmëri të plotë, edhe pse ky ndryshim haptazi lejon që portet të jepen pa garë nga Kryeministri sikur ky i fundit të ishte pronar i vetëm i pronës publike .
Nuk është kollaj të jesh kanakare, haraçi është i rendë! Ajo do të duhet të mbetet mbresëlënëse në përpjekjen e saj për të mbetur e për tu paraqitur si mercenare, edhe ne do të paguajmë papërgjegjshmërinë e saj.
Projektligji parashikon që masa e sigurimit “pezullim nga detyra” të mos aplikohet jo vetëm ndaj të zgjedhurve (deputetë,...
E patë materialin? Edhe një tjetër kryetar bashkie që shkon në burg. Edison Memolla. Emër që shumë prej jush ndoshta n...
Nga Irena Beqiraj Në vitin 1976 ekonomisti Carlo Cipolla, në një ese argetuese prej 60 faqesh prezanton 5 ligjet themelore të një forc...
Ka një fenomen tashmë të konsoliduar në qeverisjen e Edi Ramës. Sa herë që shpërthen një aferë dhe qeveria k...
Pasi shqiptarët fituan lirinë, kërkuan drejtësinë. Ata e dinë saktë se liria pa drejtësi është vetëm n...
Nga Irena Beqiraj Imagjinoni për një moment një vend ku gjithçka që ndodh shkruhet në dy regjistra. Njëri është ...
Nga Piranjat News Vendimi i ndarë i Gjykatës Kushtetuese në çështjen që lidhet me ministren Belinda Balluku nuk ësht&eum...
Nga Piranjat News Është shtyrë edhe një herë gjyqi për Belinda Ballukun në Gjykatën Kushtetuese. Por në kë...
Nga Eduard Halimi Ka kohë që në diskursin aktual publik, ka zënë vend teza “republikë prokurorësh”,...
Sot me ndryshimet në Kodin Penal u shfuqizua pika 7 e nenit 28, e cila kishte në thelb përfitimin e anëtarit të grupit të struktur...