EDITORIAL

SH.A-të si fronti i ri i plaçkitjes pa qedere

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2026, 14:01

SH.A-të si fronti i ri i plaçkitjes pa qedere

Ka një fenomen tashmë të konsoliduar në qeverisjen e Edi Ramës. Sa herë që shpërthen një aferë dhe qeveria kapet me presh në dorë dhe diku tjetër duke vjedhur paratë e qytetarëve, mbin një shoqëri aksionere me kapital shtetëror ose edhe miks.

Historia filloi me aferën e inceneratorëve. Pasi SPAK ekspozoi dhe vuri në pranga disa nga ata që kishin ngrënë dardhët pas krahëve të kryeministrit të pafajshëm, qeveria krijoi Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve në formën e një shoqërie aksionere.

Pasi plasi afera e koncesionit të sterilizimit, lindi Operatori Kombëtar i Sterilizimit sh.a. Pasi SPAK filloi të gjurmonte vjedhjen e pronave të ushtrisë, mbiu KAYO sh.a dhe pas shpërthimit të kënetës dixhitale në AKSHI, të cilës i shkoi era deri në Gjermani, u shpik Shoqëria Operatore TIK.

Mbirja e sh.a-ve si kërpudhat pas shiut ose më saktë si kërpudhat pas vjedhjeve, nuk është një lëvizje rastësore paniku. Ajo është pjesë e një plani të mirëmenduar, që ka dy qëllime. Së pari të largojë përgjegjësinë politike nga Edi Rama dhe rrethi i tij i ngushtë nga aferat e ardhshme, që do vijnë.

Edhe pse Edi Rama nuk mban përgjegjësi për askënd, sipas motos së famshme që përgjegjësia është individuale, sërish, në termat e kostos politike nuk është njësoj kur kapen duke vjedhur Belinda Balluku dhe Mirlinda Karçanaj me rastin kur kapet një drejtor anonim sh.a-je. Fjala vjen, sot drejtorët e Agjencisë së Mbetjeve dhe Operatorit të Sterilizimit nuk i njeh as 1 për qind e popullisë.

Por ndonëse qëllimi i parë është largimi i përgjegjësisë politike nga oborri, qëllimi i dytë është edhe më djallëzor. Ai është relaksimi i mekanizmave të transparencës, kontrollit publik dhe në fund largimi i përgjegjësive penale nga kupola e organizatës së Rilindjes.

Merrni vetëm një element. Transaksionet e shoqërive aksionere nuk regjistrohen në thesar. Qytetarët, e madje edhe gazetarët, do ta ketë të pamundur të gjurmojnë se ku do të shkojnë miliardat e Sterilizimit, KAYO-s, Agjencisë së Mbetjeve dhe Shoqërisë Operatore TIK. Ky është një handikap i tmerrshëm në aspektin e transparencës, llogaridhënies dhe kontrollit mbi financat e shtetit.

Përtej kësaj, shpikja e shoqërive aksionere larushe me ortakëri shtet-privat, dobëson mekanizmat institucional të kontrollit financiar nga KLSH-ja deri tek inspektimi financiar publik. Sot KAYO është duke prokuruar miliarda në fshehtësi përmes brokerave privatë.

E gjithë kjo skemë nuk është asgjë tjetër vetëm se krijimi i xhepave të mëdhenj ekstrabuxhetorë. Sipas planeve të vet qeverisë, KAYO mendohet se do të jetë një biznes 200-300 milionë euro në vit. Fronti dixhital, po kështu është pak a shumë në këto përmasa. Agjencia e Mbetjeve do të jetë minimalisht sa të tre inceneratorët të marrë së bashku e kështu me radhë.

Me pak fjalë, vetëm me 4 shoqëri aksionere qeveria është duke nxjerrë gati 1 miliardë euro në vit jashtë buxhetit. Dhe kjo është praktika më e keqe e mundshme e menaxhimit të parasë publike. Jo vetëm për shkak se krijon shtigje të mëdha abuzimi dhe vjedhje, por edhe për shkak se shmang përgjegjësinë penale të kupolës.

Nesër, pasi këto sh.a të kenë konsumuar aferat e tyre miliardere dhe do t'i vijë radha SPAKU-t, por gjithmonë vetëm pasi paratë të jenë vjedhur, përgjegjës do të shpallen disa bedela këshillash mbikqyrës dhe ndonjë administrator publik apo privat qoftë ky. Ndërkohë kupola do të vazhdojë biznesin e plaçkitjes, tashmë e qetë dhe pa qedere nga SPAK-u.

Kjo duhet penguar me të gjitha mënyrat. Privatizimi i prokurimit publik është një çmenduri e paligjshme, pasi menaxhimi i parasë së përbashkët është një funksion i patjetërsueshëm publik si një vendimarrje administrative, që duhet të vijë medoemos nga një organ shtetëror.

Në çastin, kur ky funksion transferohet në duar private apo të përziera me rregulla më të relaksuara dhe pa kontroll efektiv do të ndodhin vetëm dy gjëra. E para, qeveria do të dalë nga ngërçi aktual, ku vjedhja është vështirësuar pak për shkak se njerëzit nuk pranojnë të firmosin më nga frika e SPAK. Ndërsa pasoja e dytë është ajo se paratë e qytetarëve do të masakrohen brutalisht.

Artikuj te sugjeruar

Nga Luçiano Boçi EDITORIAL 10 Shkurt10:24

Drejtësia është në shesh

Pasi shqiptarët fituan lirinë, kërkuan drejtësinë. Ata e dinë saktë se liria pa drejtësi është vetëm n...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë