VIDEO- Patos/ Pusi i vjetër i gazit hapet nga fqinji. Denoncimi: Është një tmerr, kemi tre ditë të mbytur nga era
Banorët e një lagjeje në Patos, denoncojnë rrjedhjen e gazit pranë banesave të tyre, pasi një pus është rihapur s&e...
Banorët e një lagjeje në Patos, denoncojnë rrjedhjen e gazit pranë banesave të tyre, pasi një pus është rihapur s&e...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Karmë, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën dhe një 46-vj...
Një qytetare nga Kosova denoncon në redaksinë e “Piranja News”, një skandal që i ka ndodhur sot në një restorant ...
Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Golem, pasi një 47-vjeçar ishte nisur për të vrarë p...
Dikur një parajsë për mijëra turistë britanikë me çanta shpine, Ekuadori është shndërruar me shpejtësi ...
Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm ka shkaktuar përplasje të forta në Këshillin e Lartë të Prokuroris&eu...
Teksa sezoni turistik vazhdon, në Himarë këto kohë ndesh kryesisht dy kategori njerëzish. Të parët janë turistët....
Mihallaq Përgjika, emër i njohur për autoritetet për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dyshohet se ka qëndruar...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për situatën me mbetjet në Tiranë, duke akuzuar...
GJKKO ka lënë në burg ish-policin Uljan Shpatarakun. Shpataraku u arrestua nga autoritetet, ndërsa u kap në makinë me Ergys Agas...

Nga Ermal Mulosmani
Në fjalimin e sotëm të zotit Rama, kishte mjaft momente që lanë mbresë te shqiptarët. Disa u morën me bulizmin e një nëne të një fëmije autik, disa me transferimin e fajit të protestës tek arroganca e administratës (pasi na kishte premtuar se "është faji i sistemit dhe jo i individit"). Mund të merresha edhe me këto në këtë shënim.
Por vendosa të shkruaj për diçka tjetër.
Zoti Rama solli rastin e një kryebashkiaku imagjinar që i paska mbirë në zyrë këtij, bashkë me disa banorë-protestues, dhe i ka treguar sesi i gjeti banorët e zonës së tij :
"I kam gjetur në llum tha (theksimi i gërmës "ll" nga zoti Kryeministër ishte veçanërisht përçmues), nuk kishin rrugë, nuk kishin trotuare, për ndriçim nuk bëhej fjalë, vetëm gropa, plehra, ferra; i bëra me rrugë tha, me trotuare, me drita, me pemë bëra kopsht, bëra edhe stola. Por janë mosmirënjohës. Ai shok dhe mik- të dashur kolegë- jemi ne të gjithë. Sepse secili prej nesh e ka menduar të paktën njëherë të vetme kur i ka ardhë në majë të hundës"
Pra, Zoti Kryeministër, përmes sjelljes së një shembulli të shpikur po u kërkonte të qeverisurve të tij që duhej të ishin mirënjohës për ato që Kryeshërbëtori i tij i përunjur, Edi Rama, bashkë me ekipin e tij profesionist, ka bërë për Shqipërinë këto 13 vjet.
E pyeta veten, a ka diçka për të cilin i jam mirënjohës Edi Ramës dhe qeverisjes së tij?
Po, padyshim, ka punë të cilat i ka bërë mirë. Nëse nuk i përmendim të mirat nuk do jemi të besueshëm kur numërojmë të këqijat. Për mua Rama forcoi konceptin e ligjit në administrimin e territorit dhe detyrimeve ndaj shtetit. Prej vitesh tashmë, askush nuk mundet të ndërtojë pa lejen e shtetit. Sigurisht, atë që dikur e bënte uzurpuesi pa ligj e bën ndërtuesi me ligj por kjo është tjetër gj.
Tani shteti nuk mund të anashkalohet. Shoqëria parashtetërore mbaroi diku pas viteve 2015. Është një punë e mirë. Gjithashtu detyrimi i konsumatorëve privatë për të paguar detyrimet e elektrikut, ujit etj. Deri edhe elemente simbolike si urdhri i mospirjes së cigares në ambiente publike apo eleminimi i llotove sportive që kishin pushtuar territorin, unë ia njoh si meritë e këtij shteti. Po, gradualisht, zoti Rama futi forcën e shtetit. Nga gjasme-shtet, pas mandatit të parë të tij filluam të kuptojmë forcën ndëshkuese të shtetit.
Një element tjetër për të cilin do të kisha kryesisht fjalë të mira për Zotin Rama, edhe pse e kam kritikuar për xhonglimin jo fort dinjitoz me interesat e momentit, është politika e jashtme. Ndoshta kur je i vogël nuk ke shumë alternativa. Pra, që t'i bie shkurt, Zoti Rama ka pasë, në përgjithësi, një sukses të lavdërueshëmnë politikën e jashtme.
Mund të ketë edhe ndonjë gjë tjetër për lavdërim por unë nuk e kam nisë këtë shkrim për të lavdëruar një person që na ka akuzuar si mosmirënjohës.
E kam nisur për t'i shpjeguar se nuk është çështje mosmirënjohjeje por standarti elementar. Ja pse.
Shqiptarët e kanë pasë një zakon jo të keq sapo dolën nga komunizmi. Të lodhur nga banjot e pista allaturka ku edhe gatuanin edhe dhisnin, investimin e parë të rëndësishëm e kishin në banjo! "Të heqim erën e rëndë dhe të ndajmë gatimin nga ajo që s'thuhet dy herë"- ishte moto.
Dhe kursimet e para, i hoqëm nga buka për t'ia blatuar pllakave majolike, banjove allafrënga dhe dusheve! Filluam të laheshim, të bëheshim njerëz! Pak më vonë filluam të merreshim me mobilimin e shtëpisë, kërkimit të shtëpive të reja e gradualisht drejt standarteve tjera. Por, e filluam- falë zotit- nga banjoja!
Nëse ka një dështim spektakolar Zoti Rama është Banjoja e Shqipërisë! Mespërmes saj, që nga Lindja e deri në Perëndim, si kryediploma e dështimit të Zotit Rama, rrjedhin krenare ujërat e zeza të 700 mijë banorëve të Tiranës, qytetit që në 24 vite u menaxhua nga zoti Rama (11 vite Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe 13 vite Kryeministër). Është si të jetosh në një vilë luksoze por me banjo në oborr të shtëpisë. Ky është kryedështimi dhe do të mjaftonte për të bërë të turpëruar çdo Kryeministër serioz. Për këtë fakt të jemi mosmirënjohës zoti Rama.
Pas këtij kryedështimi vjen tjetri: Premtimi solemn i zotit Rama, ai premtim për të cilin deklaroi se do të jepte llogari personalisht: furnizimi me ujë. Nëse në çatitë a bodrumet e pallateve tona nuk do ishin depozitat e famshme, sot e gjithë
Shqipëria do të vuante mungesën e ujit si Burundi në Afrikë!
I treti dështim i madh i zotit Rama janë plehrat. Inceneratorët përfunduan në burg, kodrinat e rrumbullakëta të Teletubies që reklamonin një zgjidhje përfundimtare të problemit të plehrave tani nuk përmenden më nga turpi.
Plehrat digjen në fushë të hapur, gjoja aksidentalisht duke shpërndarë kancer në popullatë. Në Vlorë dhe Elbasan, në kulmin e sezonit turistik gjuhët e flakëve të plehrave na helmuan jetën duke na detyruar të zhdukemi ku të mundemi e si të mundemi.
Nuk po vazhdoj gjatë për zhdukjen e parqeve, oborreve, fushave të sportit, ullishteve. Çdo hapësirë e mundshme publike është zënë me një pallat.
Megjithëse shqiptarët largohen masivisht pallatet shtohen, oborret pakësohen, betonieret, pluhuri dhe pisllëku na merr frymën.
Prandaj zoti Rama jemi mosmirënjohës. A jetohet me erën e mutit në mes të qytetit, pa ujë, me plehra që digjen mes qyteteve dhe shpërndajnë kancer? Të rrofshin kullat, arkitektët, samitet ndërkombëtare.
Prandaj edhe ju zoti Rama dukeni si Kaposhi majë plehut.
Tani sorrat dhe korbat e kanaleve sociale, janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të p...
Kur janë në opozitë, flasin për Shqipërinë. Kur janë në pushtet, mendojnë se janë Shqipëria. Kur jan&...
Protesta e së shtunës prodhoi një fenomen të çuditshëm: në vend që të ngjallte frikë, shkopi i gomës ...
Nga Ermal Mulosmani Demokracia, si forma më e lartë e mishërimit të vullnetit të popullit në qeverisje, ka qenë perceptuar d...
Libri ‘The Albanian Files’ (‘Dosjet e Shqipërisë’) e portretizon qartë dhe me saktësi mbretin e Shqipëris&eum...
Një fjalim politik zgjat disa minuta. Një artikull gazete merr po ashtu pak kohë. Edhe një libër i shkëlqyer zë sërish...
Nga Andi Bushati Kur formimin kulturor e ke me të dëgjuar, përdorimi i këtij bagazhi rrezikon të prodhojë efektin e kundër...
Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin e zogjve”, siç...
Në Maj të vitit 2015 u miratua ligji për Investimet Strategjike, edhe kriteret kryesore për cilësimin e një invest...
Nga Gerta Gumeni “Kam një kontratë me shqiptarët deri në vitin 2029”, thotë Edi Rama. Por çdo kontratë ka dy p...