Protesta para Ministrisë së Arsimit, plagoset një vajzë, transportohet me urgjencë në spital
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Arrest në burg është masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Gjirokastër ndaj shtetasve...
Kryepeshkopi Joan, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, bëri thirrje që të gjithë ata ...
Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim tëgodinës së Ministrisë së Arsimit. Forcat policore janë vën&eum...
Protesta në Tiranë ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi me presion dhe tensione të vazhdueshme. Një pedagog i pranis...
I është bashkuar protestës së rinisë edhe këngëtari Luiz Ejlli, bashkë me familjen e tij. Luiz Ejlli: Isha duke kalua...
‘Dorëheqja e Ramës është e vetmja zgjidhje për të rikthyer normalitetin’. Kështu deklaroi gjatë një d...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubi...
Gazetari Almer Toska ka publikuar një video-mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në të cilin gazetari përdor tone të forta dhe dek...
Nga Ermal Mulosmani
Demokracia, si forma më e lartë e mishërimit të vullnetit të popullit në qeverisje, ka qenë perceptuar dhe si fundi i rrugëtimit të politikës, mbërritja në destinacion. Askush deri tani nuk ka guxuar të shkrepë një mendim të guximshëm për të artikuluar domosdoshmërinë e tejkalimit të kësaj forme.
Mirë do të ishte t’i thuash popullit: “Nuk po ecim mirë me demokracinë. Ju nuk po i kuptoni aq mirë disa gjëra dhe po votoni gabim. Prandaj duhet shkuar në një formë tjetër qeverisje. Fjala vjen në demokraturë.”
Është gabim të mos konsultohesh me popullin për vendime të tilla. Politikanët i nënvleftësojnë aftësitë e jashtëzakonshme nënshtruese që zhvillohen në gjirin e popullit. Një vlug i paepur nostalgjie për kohërat kur askush nuk i pyeste, ua kaplon kaplloqen.
Ishin kohë të bukura.
Edhe mendjet më të ndritura të liberalizmës e kanë thënë. Po hasim probleme, na kanë dalë këta populistët që po ua bëjnë lëmsh kokë miletit. Ndaj duhet të gjëjmë diçka.
Prej kohësh më pulson në kokë ideja që Shqipria është një vend i mrekullueshëm për të eksperimentuar një sistem post-demokratik. Një i tillë që frymëzohet ndoshta nga modeli kinez që shmang pallavrat demokratike dhe i jep pushtet të pakufizuar një njeriu.
Dy viktimat e një sistemi të tillë janë:
1) Demokracia si vullnet i popullit dhe
2) Ligji si garantues i barazisë
Ylli polar i këtij sistemi është dobia, stabiliteti, ekonomia. Shteti është një ndërmarrje në krye të së cilës duhet një Pehlivan që di të shesë. Një CEO i paskrupullt. Ky eksperiment nuk mund të bëhet në një vend të zhvilluar. As Gjermani, as Francë as Angli.
Si të gjitha eksperimentet që më parë bëhen te minjtë pastaj te njerëzit, edhe në politikën botërore vendi që zgjidhet duhej të ishte i gatshëm për eksperimentin. Një pacient terminal.
Shqipëria ishte zgjidhja ideale.
Pasi gjendet vendi ku do të bëhet eksperimenti fillohet të gjendet personi më i përshtatshëm për ta kryer atë eksperiment. Jo çdo njeri mund ta bëjë. Duhet një njeri thellësisht ambicioz dhe pa skrupuj moralë, ekstravagant, i ditur, arrogant dhe sidomos shumë i zoti për të garantuar një sundim pa kufinj kohorë dhe total. Dhe tjetra: i bindej totalisht spin doktorëve eksperimentues.
Bashkimi i popullit shqiptar me figurën e zotit Rama ishte një garanci e jashtëzakonshme për sukses. Fillimi i këtij eksperimenti është marrja e një partie të fortë, me elektorat të konsoliduar (PS-së). PD nuk garanton asgjë, elektorati i saj është shumë fluid.
Hapi i dytë është konsolidimi i rolit të Kryetarit të përzgjedhur në emërues deputetësh dhe kthimin e zgjedhjeve kombëtare në betejë epike dy kalorësish. Kjo do të minimizonte të panjohurat e ekuacionit. Për këtë mjafton një sistem zgjedhor me lista të mbyllura. Ska aty as gëk as mëk. Kjo do të siguronte nënshtrimin e të emëruarve. Karriera e tyre e ardhshme do të varej nga nënshtrimi shembullor në këtë legjislaturë.
Pas kësaj faze politologët eksperimentues do të merreshin me pjesën tjetër të agjendës: shkatërrimin e Opozitës dhe ndërtimin e imazhit ndërkombëtar të Liderit. Mund të them me bindje që kjo fazë ka qenë një sukses spektakolar. Sot vendi nuk ka Opozitë konkuruese dhe zoti Rama endet në sallonet evropiane mes kryeministrash, presidentash e kancelarësh me të njëjtën lehtësi që operon edhe në korridoret e selisë së tij në Tiranë.
Kjo ishte edhe ëndrra e tij më e madhe.
Po si t’ia bëjmë që të fitojë gjithmonë ai që duhet?! Duhet vrarë Demokracia. Por skeleti duhet mbajtur!
1) Demokraci fasadë ose iluzive
Për të bërë ndërtuar sistemin e ri, deomkraturën, duhen ruajtur fasada, pra zgjedhjet e lira. Populli duhet të gëzojë të drejtën të votojë dhe vota të numërohet drejt. Kështu, sa herë të ketë kriza, përmendet ajo e famshmja, “vota e lirë”. Dhe populli platitet. Sepse demokracia është sëmundje e butë, të mund pa të vrarë.
“S’ke ku shkon, prapë te vota do të vish” – do të thonë zarat e studiove. “Unë nuk di mënyrë tjetër se si mundet të vish në pushtet?!”
Vida që mbërthen zgjidhjen është e spanuar. Ajo xhiron në vend. Zgjidhja është praktikisht edhe Problemi...
1.1) Shteti elektoral dhe fokusi te Opozita
Spin doktorët, patronazhistët, piramida shtetërore do të jetë në funksion të zgjedhjeve. Do të themelohet shteti elektoral. Duhet depërtuar në çdo shtëpi, në çdo lagje, në çdo fshat. Të punësuarit të paguhen për të siguruar vota. Të blihen mediat, gazetarët, ndikuesit medial. Të bashkëpunohet me krimin dhe mafian në çdo nivel. Tu ngarkohen detyra të përcaktuara qartë dhe të matshme. Të lidhet çdo zonë elektorale me një biznesmen dhe një kriminel. Fjala vjen, fshati Humbur, në qarkun Humbëtirë, që ka në listë 127 zgjedhës por në fakt 68 banorë, duhet që nga bashkëpunimi i kriminelit Emilio Butrazalli me biznesmenin Myrteza Zavalli të ketë 60 vota për partinë tonë. Çdo Zavall me një Butrazall kanë nga një fshat në ngarkim.
Ajo Partia tjetër as nuk e di se ku bie fshati i nderuar Humbur…
Por asgjë rastësisë. Krahas shtetit elektoral të kombinuar me demokracinë e sondazheve duhet shkatërruar edhe Opozita.
Në Partinë tjetër kryesore duhet futur përçarja. Të nxiten individë të spikatur të krijojnë forca politike të reja. Të krijohen dy a tri partiçka dhe të fillojnë të shajnë njëra tjetrën me një patos luftarak që të duken friendly ato kryesoret. Të voglat akuzojnë opozitën kryesore sit ë kapur, kjo e fundit I akuzon ato si “Opozitë e Opozitës”.
Televizionet dhe komentatorët politikë të kenë në focus vetëm zhvillimet në Opozitë.
Huti, demoralizim, mungesë shprese dhe mospjesëmarrje. Tigrit Opozitar i janë hequr dhëmbët.
Pasi ke asgjësuar nervin opozitar dhe ke nënshtruar totalisht reagimin e brendhëm fillon operacinin: Antiligji!
2.) Operacioni Antiligji
Edhe këtu duhet të ketë kujdes i madh: Operacioni Antiligji do të zbatohet me një propagandë të fortë operimi ligjor. Përpara se të bëjmë kanabizimin duhet të operojmë me Lazaratin. Ajo është fasada. Fuqizimi i klientëve kryesorë të përzgjdhur të Liderit do të bëhet me një fasadë moderne të operimit online të tenderave! Ai që zihet në kurth ka përgjegjësi individuale. Nuk ka eksperiment pa viktima.
Krimi dhe Biznesi duhet të koordinohen, të gjejnë gjuhën. Gjynah që gjithë ajo energji të shkojë dëm. Ekonomia dhe Turizmi ynë ka nevojë për ta. Jo vetëm Turizmi por edhe vetë Lideri ka nevojë për ta. Imazhi i një Shqipërie modern me kulla dhe arkitektë gjenialë nuk bëhet me para qeverie e as me tendera. Ka vetëm një zgjidhje: Paratë e krimit. Kështu, edhe ata fillojnë e shtrohen në një ekonomi formale, bëhen të denjë për demokrazinë. Ose bizneskriminelë.
Krimi fillon e fashitet, eksponentët e botës kriminale pranojnë ofertën e Pehlivanit. Vrasjet bien. Fundja pse të vrasin njëri tjetrin, tani paratë mundet të lahen në lavatriçen e Liderit.
Gjithçka duket mirë e bukur. A do arrijmë ta prishim këtë eksperiment?! Vështirë.
Por çdo regjim fillon të dështojë atëherë kur ndjehet më i fuqishëm se kurrë. Del diçka jashtë skeme...
Libri ‘The Albanian Files’ (‘Dosjet e Shqipërisë’) e portretizon qartë dhe me saktësi mbretin e Shqipëris&eum...
Një fjalim politik zgjat disa minuta. Një artikull gazete merr po ashtu pak kohë. Edhe një libër i shkëlqyer zë sërish...
Nga Andi Bushati Kur formimin kulturor e ke me të dëgjuar, përdorimi i këtij bagazhi rrezikon të prodhojë efektin e kundër...
Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin e zogjve”, siç...
Në Maj të vitit 2015 u miratua ligji për Investimet Strategjike, edhe kriteret kryesore për cilësimin e një invest...
Nga Gerta Gumeni “Kam një kontratë me shqiptarët deri në vitin 2029”, thotë Edi Rama. Por çdo kontratë ka dy p...
Kjo është në fakt revolta e “të përjashtuarve”, e brezit të ri, atij që sot nuk arrin ta shohë të ard...
Në Zvërnec nuk u poshtërua vetëm një protestues që u mor zvarrë. U poshtërua vetë institucioni i policisë.Kur ...
Nga Irena Beqiraj Sot të gjithë duhet të jemi në shesh kundër formës më të rrezikshme të korrupsionit kapj...
Nga Florian Binaj Tek kjo intervistë e Nicola Graterit, prokurorit anti-mafie, shumë vetë mund të habiten me faktet që ai sjell p&eu...