EDITORIAL

Nga ‘vjedhje’ te ‘favorizim’/ SPAK bën autogol me Ahmetajn – në dosjen ‘Buka’ nuk vodhi, por prapë në burg

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Shtator 2025, 14:54

Nga ‘vjedhje’ te ‘favorizim’/ SPAK bën autogol me

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka shpërndarë një e-mail shoqëruar me dokumente, ku denoncon atë që e quan presion politik, persekutim personal dhe familjar në lidhje me çështjen “Buka Sh.a”.

Më 28 shtator 2023, Prokuroria e Posaçme (SPAK) i komunikoi akuzën ish-ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, duke e marrë të pandehur në çështjen e privatizimit të ndërmarrjes shtetërore “Buka”.

Në aktakuzën e dorëzuar në gjykatë, SPAK argumentonte se Ahmetaj kishte shkelur ligjin duke i shkaktuar dëm shtetit.

“Nga analizimi i dokumentacionit shkresor të administruar në dosjen hetimore dhe provave të mbledhura deri në këtë fazë, në përfundimin e tyre, provohet që në origjinë se Arben Ahmetaj, në rolin e ish-ministrit të MZHETTS, ka vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi... duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit dhe të shtetasve,” thuhet në aktakuzën e ngritur nga prokurori Elvin Gokaj.

Nga ‘vjedhje’ te ‘favorizim’/ SPAK bën autogol me

Aktakuza, ku SPAK akuzon Ahmetajn per demtimin e interesave te shtetit

Paralelisht me aktakuzën, mediat u mbushën me lajme se me privatizimin e ndërmarrjes Buka, shtetit i ishin vjedhur 7 miliardë lekë, dhe sigurisht origjina e këtyre lajmeve nuk ishin gazetarët, por burimet brenda në SPAK.

Për gati tre vjet radhë, SPAK vijoi hetime intensive për dosjen Buka. Dhe ruajti të njëjtën vijë akuzë edhe në kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, në 30 qershor të këtij viti.

Nga ‘vjedhje’ te ‘favorizim’/ SPAK bën autogol me

Kerkesa e dergimit per gjykim, 30 qershor 2025 

Por një muaj më vonë, gjatë përballjeve në gjykatë me avokatët mbrojtës të Ahmetajt, prokurori Gokaj bëri një kthesë 180 gradë në akuzën kundër Ahmetajt. Zoti Gokaj deklaroi në gjykatë dy muaj më parë, se nuk ka pretenduar ndonjëherë që Ahmetaj ka dëmtuar interesat e shtetit.

"Në asnjë rast nuk kam pretenduar që i kanë ardhur dëm interesave të shtetit, por të shtetasve. Mund të jetë një lapsus. Edhe tek kërkesa për gjykim, përfundimi i hetimeve nga unë është hetuar për dëmin që i ka shkaktuar familjes Myderizi," deklaroi prokurori gjatë përballjes në gjykatë.

Nga ‘vjedhje’ te ‘favorizim’/ SPAK bën autogol me

Deklarimet e prokurorit Gokaj ne Gjykate 

Pra vjedhja e 7 miliard lekëve të shtetit u shndërrua në lapsus si pa gjë të keqe. Dhe për t'i shkuar çmendinës deri në fund, tani prokuroria kërkon dënim me burg për Ahmetajn, jo se ka dëmtuar shtetin, por sepse e ka favorizuar atë duke i dhënë më shumë aksione në ndërmarrjen Buka nga sa i takonin.

Nga të gjitha dosjet hetimore të Prokurorisë së Posaçme, ajo e privatizimit të ndërmarrjes Buka është më diskretituesja për këtë institucion. Së pari, kjo është një dosje thellësisht jo profesionale. Konsideroni vetëm diçka.

Shteti dhe pronarët e truallit zotëronin 50.7 për qind të aksioneve së bashku në ndërrmarjen Buka. Pjesa tjetër prej 49.7 për qind zotërohej nga privatë dhe ish punonjës.

Tani si u ndanë këto 50.7 për qind e aksioneve pas vlerësimit të ekspertit të pavarur që angazhoi ministria e Ekonomisë? Shteti mori 45.97 për qind, ndërsa pronarëve iu njoh 4.73 për qind e aksioneve. SPAK e akuzon Ahmetajn për shpërdorim detyre, pasi duhet t'i kishte ndarë aksionet 26.17 për qind për pronarët e truallit dhe 24.53 për qind për shtetin.

Vetëm dy llogari të shpejta. Në ndërmarrjen Buka shteti zotëronte 32 mijë metër katror truall, 16 ndërtesa me 10 mijë metër katrorë ndërtim si dhe të gjitha makineritë dhe pajisjet. Ndërsa pronarët e truallit zotëronin vetëm 8 mijë metër katror truall. Pra, sipas SPAK, pronarëve që kishin gjithsej 8 mijë metër truall iu takonte 26.17 për qind e aksioneve, ndërsa shtetit me 32 mije metër katrorë truall, 10 mijë metër katrorë ndërtim dhe të gjitha makineritë i takonte 24.53 për qind.

Por mungesa e profesionalizmit është problemi më i vogël i asaj dosje. Ky është një hetim, i cili ka dyshime shumë të forta për motive të tjera, përtej drejtësisë dhe të vërtetës.

SPAK ka hetuar plot tre vjet për ndërmarrjen buka. Por siç pranon dhe vet prokurori nuk ka gjetur dot lidhje, transaksione apo njohje mes biznesmenit Lirim Fezollari dhe Arben Ahmetajt. Në vend të kësaj, gjeti lidhje dhe njohje të Endri Duçkës dhe një Endri tjetër që tani thuhet se është arratisur. Dhe këtu SPAK ka bërë dhe një tjetër lapsus, teksa e cilëson Duçkën si sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Ekonomisë, ndërkohë që ai ka qenë drejtor i pronave në ministrinë e Financave, e cila në atë kohë drejtohej nga Shkëlqim Cani. Por SPAK-ut nuk i intereson Duçka. 

Ndaj Duçka lëviz lirshëm nëpër Tiranë sepse, me sa duket, shënjestra ka qenë Ahmetaj. Dhe kur hetimet bëhen me shënjestra, drejtësia ka vdekur. Me paçavuren Buka, tashmë gjithkush ka të drejtën legjitime të dyshojë se në SPAK ka dhe axhenda, fijet e të cilave dirigjohen politikisht. Dhe ky është dëm shumë më i madh se sa mosdënimi i të korruptuarve.

Artikuj te sugjeruar

EDITORIAL 20 Shtator19:38

Ditar i Ministres Diella – Dita 1

Nga Lutfi Dervishi Republika e Keshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. ...

EDITORIAL 19 Shtator21:43

"Më të barabartë se të tjerët"

Nga Alba Alishani Mirëmbrëma. Unë jam gazetare, por sonte nuk dua të flas vetëm si e tillë. Dua të flas si dëshmitare...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë