EDITORIAL

Pyetja nuk shtrohet pse Rama flet në Izrael, por pse Shqipëria nuk flet më përmes institucioneve të saj

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 11:52
Pyetja nuk shtrohet pse Rama flet në Izrael, por pse Shqipëria nuk

Udhëtimi i Edi Ramës në Izrael, i shoqëruar nga një delegacion i fryrë deri në grotesk, më shumë sesa një akt diplomatik, ngjan me një shfaqje vetëlegjitimuese të një pushteti që kërkon oksigjen jashtë vendit, sepse brenda ka filluar të marrë erë mbytjeje.

Fjala e mbajtur në parlamentin e bojkotuar, me karrige bosh, jo vetëm që ishte një skandal, por nuk kishte peshën e një qëndrimi kombëtar; kishte nervin e një monologu për konsum individual. Ishte një fjalim që i shërbente vetëm axhendës personale të Ramës dhe nevojës për t’u dukur i pranishëm, i pranuar, i dëgjuar dhe interesant, më shumë sesa interesave reale të Shqipërisë. Diplomacia u përdor si pasqyrë, jo si urë.

Kjo vizitë merr një domethënie edhe më të errët kur vendoset në kontekstin aktual: një kryeministër i perceptuar si i ftohur nga diplomacia europiane dhe i bllokuar në korridoret e administratës amerikane, kërkon skena alternative ku të prodhojë iluzionin e legjitimitetit ndërkombëtar. Kur dyert kryesore nuk hapen më lehtë, kërkohen hyrje anësore — jo për shtetin, por për imazhin personal.

 

Autoritarizmi i Edi Ramës nuk shfaqet me tanke, por me kamera dhe delegacione, fjalime dhe retorikë globale. Ai flet për paqe, stabilitet dhe vlera, ndërsa në shtëpi prodhon centralizim, kapje institucionesh dhe heshtje kritike. Ky është paradoksi i Ramës: jashtë shtiret si burrë shteti global, brenda qeveris si sundimtar provincial.

Në fund, pyetja nuk është pse Rama flet në Izrael, por pse Shqipëria nuk flet më përmes institucioneve të saj. Kur diplomacia reduktohet në skenografi personale, atëherë nuk kemi më politikë të jashtme, por politikë mbijetese të pushtetit.

Fjala e mbajtur prej tij nuk ishte një fjalë shteti. Ajo ishte një fjalë vetmie politike, një përpjekje për të ndërtuar jashtë vendit atë që po shembet shpejt nga brenda: autoritetin moral dhe besueshmërinë. Shqipëria nuk u përfaqësua si republikë, por si shtojcë e biografisë personale të kryeministrit.

Ky udhëtim nuk mund të lexohet jashtë kontekstit ndërkombëtar që e rrethon Ramën sot. Një kryeministër i izoluar gradualisht, i ftohur nga diplomacia europiane dhe i bllokuar nga administrata amerikane, kërkon me ngulm skena alternative ku të luajë rolin e burrit të madh të shtetit. Kur Uashingtoni hesht dhe Brukseli distancohet, Jerusalemi shndërrohet në skenë simbolike për të prodhuar iluzion normaliteti.

Edi Rama nuk arrin më të mbajë peshën e vet brenda kufijve të vendit, prandaj përpiqet ta kompensojë me lëvizje jashtë tij. Kjo është logjika e udhëtimit të Edi Ramës në Izrael: jo si nevojë e shtetit shqiptar dhe e diplomacisë, por si arratisje nga realiteti që ai vetë ka krijuar. Diplomacia këtu nuk është mjet për të përfaqësuar një vend me probleme reale, por tentativë për t’i anashkaluar ato, për t’i lënë pas si një zhurmë e padëshiruar.

Shqipëria sot ka një peshë specifike në diplomacinë ndërkombëtare. Ajo nuk ka fuqi negociuese, as kapital moral, as stabilitet institucional për të imponuar qoftë edhe një axhendë minimale. Shqipëria është shtet i narkodiktaturës europiane. Dhe pikërisht këtu qëndron paradoksi: Rama sillet si përfaqësues i një shteti që nuk ekziston, duke folur në emër të një autoriteti që është konsumuar. Ai flet më fort jashtë, sepse brenda zëri i tij është bërë i pabesueshëm dhe i neveritshëm nga skandalet.

Eseja e këtij udhëtimi nuk është diplomacia, por simulimi i saj. Një simulim ku fjalët e mëdha mbulojnë boshllëkun, ku retorika globale përpiqet të fshehë një realitet provincial: korrupsion të strukturuar, institucione të kapura, drejtësi selektive dhe një shoqëri të lodhur nga premtimet e pambajtura. Diplomacia shndërrohet në dekor, ndërsa krizat e vendit lihen pas si një shtëpi e djegur që nuk përmendet.

Por ky udhëtim ka edhe një dimension më të errët: interesin klientelist. Shqipëria nuk shfaqet si partner strategjik, por si territor mundësish për biznese të caktuara, si hapësirë për marrëveshje që nuk kalojnë përmes transparencës, por përmes marrëdhënieve personale. Rama nuk shkon si kryeministër i një republike, por si ndërmjetës i interesave, ku diplomacia përdoret si mbulesë për llogari të biznesmenëve të afërt me pushtetin, përfshirë edhe rrethin e kapitalit izraelit që kërkon akses, favore dhe privilegje.

Këtu diplomacia humbet kuptimin e saj të vërtetë. Ajo nuk është më raport midis shteteve, por pazar midis klientëve. Nuk është përfaqësim i interesit publik, por menaxhim i interesave private. Dhe sa herë që ndodh kjo, shteti zvogëlohet, ndërsa pushteti personal fryhet.

Në thelb, ky është një akt autoritar i sofistikuar: Rama sillet sikur problemet e Shqipërisë janë të bezdisshme, të vogla, të parëndësishme për t’u përmendur. Ai tenton të flasë për botën, kur shtëpinë e ka gërmadhë. Por diplomacia nuk e shpëton një vend nga vetja; ajo vetëm sa e ekspozon më qartë zbrazëtinë e tij, kur përdoret si alibi dhe jo si përgjegjësi.

Kështu, udhëtimi në Izrael mbetet jo një kapitull suksesi, por një faqe domethënëse e një pushteti që kërkon legjitimitet atje ku nuk mund ta prodhojë më këtu. Dhe kjo është shenja më e qartë e një krize: kur një kryeministër tenton të ndërtojë diplomaci mbi rrënojat e një shteti që ai vetë e ka gërryer.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë