Protesta para Ministrisë së Arsimit, plagoset një vajzë, transportohet me urgjencë në spital
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Arrest në burg është masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Gjirokastër ndaj shtetasve...
Kryepeshkopi Joan, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, bëri thirrje që të gjithë ata ...
Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim tëgodinës së Ministrisë së Arsimit. Forcat policore janë vën&eum...
Protesta në Tiranë ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi me presion dhe tensione të vazhdueshme. Një pedagog i pranis...
I është bashkuar protestës së rinisë edhe këngëtari Luiz Ejlli, bashkë me familjen e tij. Luiz Ejlli: Isha duke kalua...
‘Dorëheqja e Ramës është e vetmja zgjidhje për të rikthyer normalitetin’. Kështu deklaroi gjatë një d...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubi...
Gazetari Almer Toska ka publikuar një video-mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në të cilin gazetari përdor tone të forta dhe dek...

Nga Irena Beqiraj
Sot të gjithë duhet të jemi në shesh kundër formës më të rrezikshme të korrupsionit kapjes së shtetit , ku oligarkët, kompanitë, rrjetet kriminale e kanë shndërruar makinerinë e demokracisë në një mekanizëm për pasurimin dhe pushtetin e tyre.
Në shtetin e kapur, ( ligji i Investimeve Strategjike , Ligji I Menaxhimit të Pronave në Bregdet, Ndryshimet në ligjin e Zonave te Mbrojtura, Ndryshimi në Ligjin e Menaxhimit të porteve) përdoret si instrumente nxitëse të njëanshme për transferimin e pronës pa proçedura garuese e pa transparencë nga publiku edhe qytetarët e thjeshtë tek një grup i caktuar kompanish që jo fare çuditërisht janë edhe përfitues të kontratave të tjera publike edhe pronarë mediash.
Që nga viti 2015 me anë të ligjit të Investimeve Strategjike qeveria ka trasferuar tek investitorët strategjikë mbi 5.8 km² tokë bujqësore dhe truall kryesisht në zonën e çmuar bregdetare jugore, përmes kontratave të qirasë 1 euro ( pa përfshirë Sazanit dhe Zvërnecin ). Po me ligj është dëmtuar edhe më rëndë prona private e qytetarëve të thjeshtë duke trasferuar atë me vlera qesharake në duar të oligarkëve. Prsh, me anë të ligjit të miratuar përgjatë vitit 2020 “Për menaxhimin e integruar të zonave bregdetare” qeveria u ka hequr pronarëve të tokave në bregdet të drejtën për shitjen apo zhvillimin e lirë të tokave të tyre duke i dhënë shtetit të drejtën e parablerjes të çdo toke private në bregdet ose duke i detyruar pronarët që zhvillimi i tyre mund të bëhet vetëm me kontrata PPP ose si investim strategjik.
Investimeve strategjike Kryeministri u di vlerën por të gjitha janë bërë pa studime fisibiliteti . (Le të publikojë studimin e fisibilitetit të projektit Alabar)
Po ashtu në shetin e kapur shtrembërimi i proçedurave të prokurimit kryhet lehtësisht me anë të ndërmarrjeve shtetërore (NSH) të cilat përdoren si instrument për të forcuar lidhjet midis politikanëve dhe aktorëve privatë, duke shërbyer si mjete për legjitimimin e korrupsionit. Shembuj ekselent të përdorimit të ndërmarrjeve shtetërore për të trasferuar prona dhe para publike pa proçedurë tek privati janë Korporata e Investimeve Strategjike , Kayo edhe rrjeti i kompanive të krijuara nën të , ADS e cila do të transferojë aktivitetin e AKSHIT tek një kompani tregëtare me pjesëmarrje shtetërore , apo AIR ALBANIA e falimentuar tani më.
Ndërsa treguesi përfundimtar i kapjes së shtetit është çmontimi i qëllimshëm i mekanizmave që i mbajnë zyrtarët publikë përgjegjës për menaxhimin e aseteve shtetërore.
Emisionet e djeshme televizive ishin po ashtu një tregues se kapja e shtetit nuk është vetëm vepër e individit që drejton shtetin , e as e mercenarëve partiakë të Kuvendit , të cilët çertifikojnë çdo ditë kapjen e shtetit, janë analistët, gazetarët ekspertët ,emisionet televizive të dedikuara, që ndërtojnë edhe shpërndajnë narrativat që justifikojnë veprimet e kapjes së shtetit. Janë atë që ofrojnë në opinionin publik kornizën ideologjike që justifikon "përdorimin" e institucioneve shtetërore për t'i shërbyer interesave të një grupi njerëzish.
Që qeveria të transformohet nga një qeveri “për popullin” në një kompani që synon maksimizimin e fitimit të një grupi investitorësh pranë qeverisë edhe aktivitetet korruptive të duken të ligjshme, nuk mjafton Taulanti, Ulsiu, Zeqineja, Sara, Zamira, apo edhe Bajram Bega, nevojitet blerja e mediave.
Shikoni me kujdes infogramat e mëposhtëme, të cilat tregojnë përfitimet e mediave, që dje na mbushnin mendjen për shifra miliardëshe si ato që vendoseshin apriori në zyrën e Agasit.
Mediave që na flisnin se të jesh kamarier, pastrues apo kopshtar, recepsionist në resortet e Frangajt, Dulakut, Mulajt, Manes apo Kastratit quhet zhvillim
Zhvillimi që flasin "të blerët e ditur" krijon një shoqëri me dy nivele: një elitë të vogël që kontrollon pasuritë e paluajtshme dhe një fuqi punëtore me kualifikim të ulët. Ky model as nuk ndërton kapital produktiv dhe as nuk zhvillon burimet njerëzore të nevojshme që kërkon zhvillimi
Ne duhet të jemi në shesh, jo vetëm kundra projektit pa studim, projekt e garë të Zvërnecin por kundra Shtetit të kapur, për të treguar se vullneti i publik dhe është kundër mizerjes që ofron ky pushtet.
Nga Florian Binaj Tek kjo intervistë e Nicola Graterit, prokurorit anti-mafie, shumë vetë mund të habiten me faktet që ai sjell p&eu...
Nga Florjan Binaj Sapo pamë një investigim ku në Shqipëri, një mjek mbulon 9 laboratorë, në një mjedis ligjor të p...
Sot kur shumica e dites te shkon Scroll ne video disa sekondeshe shpeshhere dhe te bera me AI, perqendrimi eshte thjesht luks prone e vogel e shume pak person...
Nga Julia Ilirjani Sot të gjithë po flasin për servilizmin e artistit. Për artistin që me ndërgjegje bëhet kozmetikë...
Nga Çim Peka Do ta filloj këtë emision me një kërkesë ndjesë. Ndjesë ndaj gazetarit Gjergj Luca. Kisha menduar që...
Nga Ori Nebiaj Unë jam dyzet vjeç. Dhe dua t’i vë një emër brezit tim. Ka pasur brez të luftës, brez të humbur...
Nga Mimoza Hafizi Mirëmbrëma, Unë jam Mimoza Hafizi, dhe profesioni im janë yjet, janë planetet, është Gjithësia. T&e...
Nga Turjan Hysko Sonte, ndërkohë që jemi këtu, në Shqipëri do të lindë një vajzë. Ndoshta edhe ka lindur tash...
Nga Jonida Mukja Mirëmbrëma.Gjatë këtyre viteve të Piranjat, kam ndjekur problemet e dhjetëra njerëzve që na jan&e...
Unë quhem Koloreto Cukali dhe jam skenaristi i Piranjave. Dhe më duket shumë interesante ajo që po ndodh me Moza Ahmetin. Sepse ...