Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani “Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh
BOTA

Gjermania i jep fuqi të reja shërbimeve sekrete, BND do të kryejë edhe operacione sabotimi jashtë vendit

P
Piranjat13 November 2026, 19:02 · 3 min lexim
Gjermania i jep fuqi të reja shërbimeve sekrete, BND do të

Bundestagu gjerman ka miratuar një reformë të gjerë të shërbimeve të inteligjencës, duke u dhënë agjencive kompetenca të reja për të ndërhyrë kundër kërcënimeve të sigurisë, përfshirë edhe operacionet e sabotimit jashtë vendit. Bëhet fjalë për ndryshimin më të madh të legjislacionit të shërbimeve sekrete në Gjermani që nga periudha e pasluftës.

Projektligji u miratua sot, me 308 vota pro, 190 kundër dhe 71 abstenime, sipas raportimit të mediave gjermane dhe ndërkombëtare. Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, e cilësoi reformën si “reforma e shekullit”, duke argumentuar se Gjermania duhet të forcojë kapacitetet e saj përballë kërcënimeve të reja nga jashtë dhe brenda vendit.

Ndryshimet prekin dy institucionet kryesore të inteligjencës gjermane: Shërbimin Federal të Inteligjencës së Jashtme (BND) dhe Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), e cila merret me sigurinë e brendshme.

Një prej ndryshimeve më të rëndësishme lidhet me kompetencat e BND-së, e cila deri më tani kishte kryesisht funksionin e mbledhjes dhe analizimit të informacionit për kërcënimet ndaj vendit.

 

Me ligjin e ri, shërbimi do të mund të ndërmarrë edhe operacione konkrete kundër objektivave të huaja. Këto përfshijnë çaktivizimin e serverëve që përdoren nga grupet e hakerave të sponsorizuara nga shtete të huaja, infiltrimin e sistemeve kompjuterike të laboratorëve që prodhojnë armë kimike dhe fabrikave të dronëve, me qëllim sabotimin e aktivitetit të tyre.

Kështu, inteligjenca gjermane do të ketë mundësi jo vetëm të zbulojë sulmet dhe kërcënimet, por edhe të ndërhyjë drejtpërdrejt për t’i neutralizuar ato në raste të përcaktuara nga ligji.

BfV do të mund të hyjë fshehurazi në banesa

Reforma zgjeron gjithashtu kompetencat e shërbimit të inteligjencës së brendshme, BfV. Në kushte të caktuara, agjentët e tij do të lejohen të hyjnë fshehurazi në ambiente private, përfshirë banesat, si dhe të përdorin mjete më të avancuara të mbikëqyrjes dixhitale.

Ligji parashikon gjithashtu zgjerimin e analizës së sasive të mëdha të të dhënave përmes inteligjencës artificiale dhe përdorimin e identifikimit biometrik për krahasimin e imazheve.

Megjithatë, agjentët e shërbimeve sekrete nuk do të kenë kompetenca për të kryer arrestime apo kontrolle të hapura ndaj qytetarëve. Këto veprime do të mbeten ekskluzivisht në kompetencën e policisë.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.