Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani “Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh
BOTA

Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pushtuara në Ukrainë

Rusia kërkon tërheqjen e Finlandës nga NATO dhe ndalimin e bazave ushtarake të aleancës perëndimore në vendet Shtetet Baltike, si pjesë e një marrëveshje paqeje në Ukrainë

P
Piranjat13 November 2026, 18:59 · 2 min lexim
Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të

Rusia kërkon tërheqjen e Finlandës nga NATO dhe ndalimin e bazave ushtarake të aleancës perëndimore në vendet Shtetet Baltike, si pjesë e një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Sipas gazetës gjermane Bild, propozimet jozyrtare që u janë prezantuar përfaqësuesve europianë në Abu Dabi, janë në vazhdën e përpjekjeve të Rusisë për të negociuar një rend të ri të sigurisë në Europë.

Më konkretisht Moska, kërkon që të ndalohen bazat e NATO-s në Estoni, Letoni dhe Lituani, ndërsa Finlanda e cila ju bashkua aleancës në vitin 2023, do të duhej të rikthehej në statusin neutral.

Në këmbim, Rusia ofrohet të tërheqë armët bërthamore nga Bjellorusia dhe të braktisë planet për vendosjen e raketave me rreze të mesme, atje.

Sipas propozimeve të pretenduara të Kremlinit, Moska do të ruante kontrollin në të gjitha territoret e pushtuara ukrainase, dhe do të merrte gjithashtu të gjithë rajonin e Donbas, përfshirë pjesë të Donetskut dhe Luhanskut që kontrollohen ende nga Kievi.

Portet e Odesës dhe Mikolaivit do të demilitarizoheshin dhe do të ndalohej përdorimi I tyre si baza detare. Sipas asaj që raporton Bild, marrëveshje të veçanta do të garantonin lirinë e navigimit në detin e zi dhe atë Baltik.

Propozimet përfshijnë gjithashtu qëndrimin e Ukrainës jashtë NATO-s, ndërsa do të lihej hapur mundësia për t’iu bashkuar bllokut të be. Më herët Axios, raportoi se administrata Trump i kishte kërkuar Rusisë të prezantonte propozimet për një marrëveshje të ardhshme të sigurisë më Europën. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.