Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani “Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtet... SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave
POLITIKE

Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel

Gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e ‘Ripërtëritjes’ në Kukës, lideri i demokratëve Sali Berisha u shpreh se, studentët dhe gjimnazistët e Shqipërisë i kanë...

P
Piranjat13 November 2026, 18:12 · 4 min lexim
Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi

Gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e ‘Ripërtëritjes’ në Kukës, lideri i demokratëve Sali Berisha u shpreh se, studentët dhe gjimnazistët e Shqipërisë i kanë dhënë Edi Ramës vdekjen politike, pa apel.

‘Në këtë lëvizje, në të cilën Edi Rama përdori barbaritë më të mëdha, e vërteta është, studentë dhe gjimnazistë i dhanë atij dënimin, vdekje politike pa apel! Po po, por miq, kanë qenë gjashtë muajt më pozitivë ndër më pozitivët në historinë tonë kombëtare.’, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur drejtues të degëve të Partisë Demokratike Kukës, Has, Tropojë, të nderuar deputetë dhe i nderuar deputet i qarkut të Kukësit, i nderuar kryetar i bashkisë Hasit, vëllezër dhe motra!

Së pari, një mirënjohje të pakuqishme ndaj jush, burrave dhe grave atdhetarë, të guximshëm, për mbështetjen dhe votën e tuaj në kushtet më të vështira ndaj Partisë Demokratike. Ua them me bindjen time më të thellë se ajo votë ishte para së gjithash votë për pluralizmin politik të shqiptarëve, votë për lirinë e shqiptarëve, votë për mbijetesën e pluralizmit, e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve, të cilat u kërcënuan pas 30 e sa vitesh në mënyrën më brutale, të cilat u vunë në satër nga një regjim, i Edi Ramës, regjim më armiqësor ndaj shqiptarëve.

Në disa aspekte nuk kanë patur kurrë në historinë e tyre regjim i cili i papërcaktuar, i kalkuluar, kërkon me çdo kusht të zhbëjë kombin shqiptar në Shqipëri. Kërkon të dëbojë masivisht shqiptarët nga Shqipëria, kërkon të shtrojë Shqipërinë përfundimisht në një çiflig të drogës dhe mafies më të rrezikshme në Europë. Ju qëndruat, qëndruat me votë si dritë, si dëshmi e qytetarit të pamposhtur.

Por qëndruat ju, qëndruat ju dhe ne pamë në qershor uraganin më të fuqishëm të shqiptarëve në historinë e tyre. Nuk ishit vetëm ju që votuat, por kishte edhe qindra e mijëra shqiptarë që kishin votuar patronazhistët por që e kuptuan gabimin që kishin bërë dhe dolën në rrugë.

Të dashur miq, lëvizja e fuqishme, pranverës, këtij viti e qershorit, ishte një uragan i vërtetë, populli u ngrit me të gjithë lartësinë e idealit. Kjo i dha mbarë botës... Edi Ramës... vetëm politika dhe opozita, por është populli sovran, shqiptarë të të gjitha bindjeve.

Njeriu të cilit i vishet çdo epitet, çdo cilësi, por unë po ndaj çfarë thotë analisti i madh gjerman Michael Martens, kryeministri më i mirë i kombi shqiptar. Por kjo lëvizje, së bashku me revoltën në të cilën shkëlqeu si kurrë herë guximi i pashoq, trimëria e jashtëzakonshme e vajzave të universiteteve, gjimnazeve të Tiranës, nuk kanë parë rrugët dhe sheshet e Tiranës për liri dhe dinjitet siç ishte betimi i studentëve dhe gjimnazistëve.

Në këtë lëvizje, në të cilën Edi Rama përdori barbaritë më të mëdha, e vërteta është, studentë dhe gjimnazistë i dhanë atij dënimin, vdekje politike pa apel! Po po, por miq, kanë qenë gjashtë muajt më pozitivë ndër më pozitivët në historinë tonë kombëtare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.