INVESTIGIME

“100 lekë për një vend bosh”/ Si u kthye hapësira e spitalit në biznes në të zezë

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Tetor 2025, 22:49

“100 lekë për një vend bosh”/ Si u kthye

Ndoshta të gjithëve ne na ka ndodhur që të kemi shkuar në spitalin “Shefqet Ndroqi“, ndryshe i quajtur “Sanatoriumi“. Mund të kemi rastisur si kalimtarë ose të jemi kuruar atje, dhe sigurisht e kemi vënë re që pjesa jashtë derës kryesore të spitalit të shfrytëzohet si parking me pagesë nga privati. Dhe kur na kanë kërkuar 100 apo 200 lekë për kohën që kemi parkuar makinën, ua kemi dhënë sepse kemi menduar se është tokë e dikujt tjetër që e shfrytëzon si parking me pagesë.

Por jo, ajo është tokë që i përket Bashkisë së Tiranës, por shfrytëzohet nga privati në të zezë, thënë ndryshe nuk disponon leje për shfrytëzimin e hapësirës publike, nuk disponon licensë për ushtrimin e aktivitetit, e si rrjedhojë nuk paguan as taksa.

Zyra e shtypit e Bashkisë Tiranë na kthen përgjigje përmes Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licensimit, ku na informon se prona në fjalë identifikohet me nr e pasurisë 13/183, zona kadastrale 8190, dhe figuron pjesë e listës së pronave të paluajtshme shtetërore të Bashkisë Tiranë, gjithashtu na informon se Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar nuk ka përfitime të ardhurash mbi këtë pasuri.

Ajo pjesë është e dedikuar për vendqendrim taksish dhe për vendqendrim autobusi urban, por shfrytëzohet edhe për automjetet civile. Kjo gjë ndikon negativisht në lirimin e trafikut, pasi autobusi i linjës e ka të vështirë aksesimin aty, duke u bërë burim trafiku.

Gjatë një ballafaqimi me punonjësin e parkimit, i cili tha se prona ishte private dhe duhej komunikuar me pronarin, gazetari i emisionit “Piranjat”, Freard Rista telefonoi z.Ervis Abazi për të patur një ballafaqim lidhur me këtë problem. Ai gjithashtu tha se toka ishte private prej shumë vitesh, por pas fakteve, dokumenteve dhe përgjigjeve nga Bashkia Tiranë që i vendosëm në dispozicion, ai e pranoi se është në një proces gjyqësor dhe se e shfrytëzon këtë hapësirë pasi gjendet para lokalit të tij, por pranoi gjithashtu se nuk paguan taksa, ka marrë disa herë gjobë për këtë shfrytëzim abuziv dhe garantoi se nuk do të vijonte më këtë aktivitet të paligjshëm.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë