Aksident në aksin Elbasan–Cërrik, humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës, ndërron jetë 31-vjeçari
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pas mesnate në aksin Elbasan–Cërrik në Gjergjan , ku një 31-...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pas mesnate në aksin Elbasan–Cërrik në Gjergjan , ku një 31-...
Më 5 shtator Kisha katolike romake kremton festën liturgjike të Shenjtes shqiptare Nënë Terezës. Shenjtërimi i Nën&eu...
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet vendeve të EFTA-s dhe Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 tetor 202...
Deri në muajin qershor 2026 stoku i numrit të shtetasve të huaj të punësuar në vend arriti në 22,6 mijë individë ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.7 lekë dhe do shitet me 79.7 lekë. Nd&eu...
Edhe për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikoh...
DashiKy është një rast kur dashuria mund të të bëjë të reagosh në mënyrë të tepruar. Çdo gj...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...

Sonte do t’ju tregojmë historinë e një djali 14 vjeçar nga Tirana, i cili pak ditë më parë, është gjendur në një situatë aspak normale me Gentianin, një i afërm i familjes 32 vite më i madh. Biseda e tyre ka nisur në rrjtete sociale ky Gentian i afërmi i tij i ka shkruar në Facebook.
Që në bisedën e parë familjari ishte i prerë dhe i qartë në pyetjet e tij: “A ke kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale?”
E gjithë kjo histori e treguar nga djali, fatkeqësisht nuk është dokumentuar pasi për shkak të frikës së ndonjë situatë në familje, ai vendosi të fshijë menjëherë të gjitha mesazhet. Por ndërsa bën këtë veprim, përkrah ka nënën e tij e cila sheh gjithçka. Meqenëse nëna e mori vesh, dhe kushëririt iu bë bllok në Facebook, 14 vjeçari për një moment e harroi se çfarë kishte ndodhur. Por nuk ishte e thënë, sepse kushëriri dukej se e kishte mendjen e ndarë për t’i vazhduar bisedat perverse me minorenin. Kësaj radhe në Tik Tok.
Që në nisje Genti, hyn drejt e në temë, duke demonstruar një qasje prej maniaku, gjë që merr pas një reagim agresiv nga 14 vjeçari.
Pavarësisht përgjigjeve ofenduese të nipçes, 46 vjeçari vazhdon të insistojë në tekstet e tij provokuese. Të gjitha këto biseda bëhen në pak çaste në prani të nënës së djalit, e cila vendos të telefonojë nënën e saj në lidhje me këtë kushëri maniak nga Gramshi. Kjo telefonatë mes gjyshes së 14 vjeçarit dhe Gentit, nuk e bind aspak nënën e të miturit, prandaj vendos që t’i shkruajë vetë kushëririt pa marrë asnjëherë përgjigje nga ky i fundit. Pak orë më vonë, familjarët e djalit e njoftuan kushëririn nga Gramshi se ndaj tij ishte bërë kallëzim në polici. Gjë që deri në atë moment nuk kishte ndodhur. Por prindërit e 14 vjeçarit nuk janë të bindur, prandaj të nesërmen nisen drejt Gramshit për ta sqaruar njëherë e mirë këtë situatë.
Kushëriri bari i bën një ofertë tunduese ciftit të ri, por dyshimi lind. Nëse vërtetë e ka bërë djali, pse duhet të ketë një propozim financiar për ta mbyllur çështjen. Fundja kemi të bëjmë me një zënkë fëmijësh. Por pavarësisht kësaj, oferta vjen, tepër tunduese madje, 5000 lekë në këmbim të mbylljes së çështjes. Është i habitshëm insistimi i 46 vjeçarit për t’iu mbyllur gojën dy prindërve me një qingj. Për më tepër që siç thamë, pretendon se nuk ka bërë asnjë gjë. Sidoqoftë, ata vendosin që ta pranojnë marrëveshjen, e cila do të konkretizohet dy ditë më pas.
I zgjuar në mëngjes, ndoshta me ankthin për të mbyllur gjerat sa më shpejt, 46 vjeçari i shkruan babait të djalit duke i lënë vendin dhe orën e takimit. Dhe në atë takim, Genti vjen i përpiktë në orar. Në përballjen me ne ai mban në dorë një qingj si shpërblim të çiftit për të mbyllur çështjen dhe incidentin. Në mënyrë kategorike ai refuzon të këtë komunikar e shkruar me djalin 14 vjeçar e t’i ketë ofruar biseda erotike. Insistimi i tij është aq i madh sa edhe ne për pak e besuam se po i binim në qafë, deri në momentin e fundit që ky i fundit e pranon veprimin e bërë.
Pas kësaj prindërit e 14 vjeçarit së bashku me të nisen drejt komisariatit të Gramshit për të kryer denoncimin./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Një ngjarje tragjike e ndodhur në shkurt të vitit 2019 në Brazil vazhdon të mbetet e pazbardhur, ndërsa familja e viktimës ...
Në kohët moderne, teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit lidhen me njëri-tjetrin. Rrjetet sociale kanë bërë...
Në Shqipërinë tonë, ku ende patriarkalizmi shitet si traditë dhe burrat kanë autoritetin absolut në familje, shumë histo...
Jemi në Paskuqan, aty ku vitet e fundit pallate e komplekse banimi kanë nisur të ndërtohen e shtohen çdo vit, duke mbirë ashtu s...
“Piranjat” rrëfyen sot historinë e Bajram Ganollit, 69-vjeçarit nga fshati Pojan i Maliqit, i cili prej gjashtë vitesh bë...
Pas disa ditësh investigime të thelluara, “Piranjat”, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, kapën në mes të q...
Në kohët moderne, teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit lidhen me njëri-tjetrin. Rrjetet sociale kanë bër&eu...
Një 75-vjeçar nga Kuçova është ankuar në emisionin “Piranjat”, pasi është mashtruar nga miku i tij, Ar...
“Piranjat” rrëfyen sot historinë e Bajram Ganollit, 69-vjeçarit nga fshati Pojan i Maliqit, i cili prej gjashtë vitesh b&eum...
Në Shqipërinë tonë, ku ende patriarkalizmi shitet si traditë dhe burrat kanë autoritetin absolut në familje, shumë his...