INVESTIGIME

Adoleshenca dhe teknologjia/ Dojna Mema: Fëmijët janë viktimat e një bote që po ndryshon më shpejt se sa ne po reagojmë

Dojna Mema Përditësimi i fundit 28 Mars 2025, 21:43

Adoleshenca dhe teknologjia/ Dojna Mema: Fëmijët janë viktimat e

TIRANA- Adolescence është seriali më i ri në Netflix, që po thyen jo vetëm rekordet e shikueshmërisë, por dhe indiferencën tonë ndaj një moshe duket sikur nuk e kuptojmë dot.

Dikur fëmijët rriteshin me përralla. Sot, ata rriten me algoritme. Ekrani është bërë lodra e parë, shoku i ngushtë, dhe mësuesi i fshehtë. Dhe ne, të rriturit, shpesh e kuptojmë shumë vonë se çfarë u ka “mësuar” rrjeti.

Për ata që nuk e kanë parë akoma, Adolescence është historia e një 13 vjeçari në dukje si gjithë të tjerët, i bullizuar online, dhe që më pas bëhet vrasës. Historia e këtij djali 13-vjeçar që kryen një akt të tmerrshëm pas një procesi të heshtur radikalizimi online është një pasqyrë e jetëve tona që na tmerron, por nuk duhet të na çuditë.

Sepse, të dashur të rritur, ky djalë mund të jetë kushdo, fëmija që luan në dhomën tjetër, nxënësi që nuk flet shumë në klasë, djali që ka nisur të shfaqë shenja të çuditshme në rrjetet sociale. Dhe nuk ka nevojë ta radikalizojë Isis-i. Mjafton një algoritëm që të njeh më mirë se vetja, dhe të ushqen çdo ditë me përmbajtje që të deformon ngadalë.

Ne akoma presim nga shkolla të edukojë, kur vetë nuk i kemi dhënë mësuesve as kohë, as mjete, as mbështetje psikologjike. Ne akoma themi “e kanë fajin prindërit” pa pyetur veten se kush i edukon prindërit për epokën digjitale?

Nuk mjafton më të themi “ku janë prindërit.” Duhet të pyesim: ku është shteti? Ku janë platformat që nuk mbajnë përgjegjësi? Ku janë politikat që parashikojnë edukimin mediatik dhe digjital nëpër shkolla? Dhe sidomos: ku jemi ne të gjithë, si komunitet, përpara se të jetë tepër vonë?

Radikalizimi online nuk ndodh në një ditë. Por shkatërron një jetë në një sekondë. Dhe pas çdo titulli tragjik, ka një histori të gjatë heshtjeje, mungese vëmendjeje, dhe një hallkë që nuk ka funksionuar. Kjo hallkë mund ët jetë prindi, mësuesi, media, apo çfarëdo institucioni.

Tani është koha për të zgjuar të gjitha hallkat. Të ndërtojmë një dialog të ri, jo vetëm për “çfarë ndodhi,” por për “çfarë po ndodh.” Dhe të mos kemi frikë të flasim me fëmijët tanë — sepse nëse nuk flasim ne, do flasë dikush tjetër.

Fëmijët tanë nuk janë fajtorët e një kohe që nuk e kuptojnë. Janë viktimat e një bote që po ndryshon më shpejt se sa ne po reagojmë.

dojna mema

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë