INVESTIGIME

Pastori i “Mrekullive”/ Njeri i Zotit apo mashtrues?

b.z Përditësimi i fundit 28 Mars 2025, 21:22
Pastori i “Mrekullive”/ Njeri i Zotit apo mashtrues?
Foto ilustruese

TIRANË - Kastriot Sinaj, i njohur si Pastor i Kishës Katolike të të gjitha Kombeve, e cila ndodhet në katin nëntokësor të një vile në rrugën kryesore të Saukut, kryen çdo të dielë në drekë skena qesharake ekzorcizmi përballë dhjetëra personave, me pretendimin se do ti çlirojë ata nga demonët që i kanë pushtuar.

Kastrioti, nga Bilçi i Beratit emigroi në moshën 18 vjeçare në Greqi, dhe aty u njoh me të vetëquajturin Njeriu i Perëndisë, Hari, i cili e fton të bëhet një nga dishepujt e tij. Pasi pranoi këtë ofertë, Kastrioti u bë një “misionar”, duke u rikthyer në Shqipëri me pretendimin se do të çlirojë popullin e tij nga djalli.

Hapi i parë për Piranjat për të parë nga afër se çfarë ndodh në këtë Kishë, është një takim në zyrën e regjistrimit të besimtarëve. Një zyrë ku sipas tyre njerezit duhet të shprehin hallet dhe problemet që ata kanë.

Personi që kryen intervistat rezulton të jetë gruaja e Pastor Kastriotit, e cila pasi dëgjon problemet personale, ia tregon ato të gjitha Pastorit. I cili i përsërit ato në ritualin e të dielës që ai kryen për largimin e demonëve.

Në disa video në internet, ku Pastori shfaqte skenat e suksesit të tij në nxjerrjen e djallit, shikojmë se po të njëjtët persona në video, shërbejnë pranë Pastorit. Këta persona duke filluar tek truproja, gruaja e tij, dhe fotografia aktrojnë si persona që brenda tyre kanë djallin dhe ndodhen në depresion, dhe shërimi i tyre është i mundur vetëm falë pastor Kastriotit.

Tashmë është rradha e Piranjave për të vërtetuar këto skena mashtrimi me pastorin “mrekullibërës”. Jozefi një djalë 23 vjeçar i cili pretendon se është i pushtuar nga demonët dhe ka nevojë për ndihmën e pastorit për të shpëtuar. Pastori fillon të kryejë gjestet e tij ekzorciste duke menduar se është duke çliruar këtë të ri, i cili nuk bën asgjë tjetër veçse është duke aktruar.

Dhe njëlloj si Jozefi që aktroi për të zbuluar truket e këtij zotërie, brenda Kishës Katolike të të gjitha Kombeve, duket se ka një numër të konsiderueshëm personash që në bashkëpunim me të ashtuquajturin pastor, aktrojnë çdo të dielë përballë dhjetëra personave.

Imagjinoni pak persona ne nevoje qe kerkojne te ndregin jetën e tyre, persona te sëmurë, në depresion, te zhgënjyer nga jeta per njé arsye apo një tjeter te cilët ky i veteshpallur njeri i Perëndisë i bën te besojné që po komandohen nga djalli. Prandaj duhet te kerkojnë shpëtim tek metodat e tij qesharake me fraza standarde, te mesuara permendesh në ndonjë skutë të Greqisë ku ka qenë emigrant për shume vite.

Mjafton te shohim video gjatë qendrimit te tij në Greqi, për te kuptuar metodat e tij të mashtrimit me disa veprime bazike ekzorcismi, me gjasë të mesuara ne internet, ndrkohë qe perballe ka emigrante hallexhinj të cilët imagjinohet lehte se me çfarë çmimi mund te jenë rekrutuar.

Sepse besimtarët kane detyrim moral ta shperblejne pastorin e tyre per sakrificën e përjavshme qe bën. Prandaj dhe kontribuojné secili me aq sa munden.

Në fakt, te gjitha keto qe ju treguam jane asgje perpara skenave në te cilat perfshihen femijet.

Këta dhjetra persona, shumica me probleme me vetbesimin dhe pa shpresa per të ardhmen, e kerkojnë dritën ne fund te tunelit tek ky individ që vetdeklarohet si i derguar i Zotit, dhe kjo eshte zgjedhja e tyre. Por kur në këtë teater absurdi perfshihen fëmijet, te cilëve kerkojne t'iu injektojne histori me engjej dhe djaj ne një bodrum në Sauk, atehere jemi perpara një manipulimi ndaj te cilit dikush duhet te nderhyjë.

Në përballjen me Piranjat, pastori i pyetur se përse i mashtron njerëzit me gjestet e tij absurde, duke terrorizuar fëmijët, zgjodhi të largohet duke sulur aktorët e tij besnikë që të na largonin me forcë.

kastriot sinaj pastor i kishe skatolike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë