INVESTIGIME

Babai shantazhon fëmijën e mitur: Do të vras nënën, arrestohet 40 vjeçari

e. d Përditësimi i fundit 27 Shtator 2024, 21:45

Babai shantazhon fëmijën e mitur: Do të vras nënën,

Dhuna në familje, është në rend të ditës në një vend ku debatet për të drejtat e gruas janë gjithmonë të ndezura. Pavarësisht ndërgjegjësimit dhe ngritjes së zërave, duket se ndryshimi i mentalitetit, sipas të cilit femra shihet si objekt plotësues i mashkullit, është ende larg.

Rastet e dhunës janë të përditshme, ndërkohë që denoncimet janë të rralla, nga ato pak gra dhe vajza që guxojnë të ngrenë zërin. Një zonjë 29 vjeçe, nënë e një djali të mitur, e divorcuar me ish bashkëshortin e saj, ka kërkuar ndihmën e emisionit Piranja pasi babai I djalit të saj e shantazhonte përmës fëmijës së mitur duke I thënë këtij të fundit që do t andante nga nëna e tij një herë e përgjithmonë. Zonja tregon se vite më parë është ndarë disa herë me të dhe është rikthyer përsëri për t’I dhënë një mundësi babait të fëmijës së saj. Por gjërat nuk janë rikthyer asnjëherë si më përpara, dhe gruaja e re ka vendosur që t’i japë fund njëherë e mirë kësaj situate duke e lënë atë përgjithmonë. Por thelbi i gjithë kësaj historie është shantazhi që bashkëshorti i saj, Qamil Përgjegja I bën djalit të mitur.  Ky është një detaj shumë i rëndësishëm në historinë që do ju tregojmë, sepse komunikimi i babait me djalin e tij është pak të quhet skandaloz. Ai shprehet tek I biri 11 vjeçar duke i thënë që: “Unë do të ndaj nga nëna jote një herë e përgjithmonë, nëna jote nuk do të gëzojë ty.  

Këto janë fjalët që një prind i thotë fëmijës së tij. Por le t’i marrim gjërat me radhë sepse divorci dhe mospranimi i 29 vjeçares për të komunikuar më me të, e shton dozën e agresivitetit tek ish-bashkëshorti.

Përvec mospranimit të faktit që kishte humbur familjen, ky 40 vjeçar, bëhet edhe më i dhunshëm kur mëson për një ndryshim në jetën e ish-gruas. Kërcënimet e njëpasnjëshme që babai i bën djalit në telefon, kanë si objektiv terrorizimin e ish-gruas e cila ka guxuar të ndahet nga ky person që vazhdon ta përndjekë në mënyrë sistematike. Kuptohet që ky raport i ftohtë dhe herë herë armiqësor i të voglit me babain e tij, vjen më së shumti nga gjuha aspak normale e mbushur me vulgaritet e këtij të fundit.

Jemi përballë një rasti kur fëmija ka mbetur e vetmja urë lidhëse mes dy personave, të cilët ndarjen e kanë shoqëruar me urrejtje reciproke. Por ndoshta për hir të të voglit duhen gjetur dhe kompromiset.

Duket qartë se një shkak më shumë që e ka zemëruar 40 vjeçarin, është fakti që djali i tij i mitur, jeton me një burrë tjetër, i cili pavarësisht se nuk është babai i tij biologjik, e trajton të voglin si fëmijën e tij.

Gabimi i zakonshëm që bëjnë gratë e dhunuara, të cilat për hir të dashurisë, apo edhe nga frika që diçka mund të ndodhë më pas, bëjnë kompromise të tilla që jo rrallë kanë rezultuar fatale.

Ajo çfarë mund të ndodhë dhe që kjo grua i trembet kaq shumë, i paraprihet në mënyrën më mizore djalit të vogël, të cilit 40 vjeçari nuk lë vend pa i demonstruar dëshirën për t’i bërë keq ish-gruas.

Në të tilla raste, kur duket qartë se rrezikshmëria është e lartë, agresorin duhet ta përballim edhe me organet ligjzbatuese. Prandaj përpara se ta takojmë, i kemi vëmë në dispozicion policisë të gjitha faktet ndaj tij.  Piranjat shkuan të takojnë zotin Përgjegja se çfarë ka për të thënë ai vetë. Në lidhje me situatën. Por fakt 40 vjeçari mohon çdo gjë dhe përpiqet të tregohet indiferent ndaj çdo fakti që ne i ofrojmë. Duke thënë se ai herë herë I ka shprehur dhe dashuri djalit të tij. Por në realitet, në të gjitha mesazhet audio që babai i dërgon djalit, nuk kemi degjuar qoftë edhe një herë të vetme një fjalë ku demonstrohet afeksion, por vetëm sharje e vulgaritet.

I zënë ngushtë përballë fakteve, 40 vjeçari akuzon gjatë gjithë kohës ish-gruan se nuk i jep të drejtën të takojë djalin:

Ajo asht një nënë  qe nuk e do djalin e saj.

Një ekstrem që demonstrohet në çdo fjalë e rresht drejtuar djalit të tij të mitur të cilin e kërcënon me vrasjen e nënës.

Babai thotë se ka qejf ta mbajë djalin përgjithmonë, por ndërkohë edukata që i jep jane linqet e portaleve ne të cilën flitet për vrasjet më të bujshme dhe krimin e organizuar në vend. Dhe pastaj akuzon ish-gruan se nuk i jep djalin. Pra, po të donte mund ta kishte bërë. Këto janë argumentat e këtij personi i cili prej muajsh përndjek dhe terrorizon tre pjesëtarë të një familjeje që kërkojnë vetëm të lihen të qetë në jetën e tyre.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë